LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhje të qeta në veri të Kosovës, Lista Serbe fiton katër Komunat

20 Maj 2019, 06:45 Nga DOSJA
Zgjedhje të qeta në veri të Kosovës, Lista Serbe fiton

KOSOVË- Zgjedhje normale dhe të qeta u zhvilluan të dielën në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Në të katër këto komuna sipas Listës Srpska shënoi fitore ky subjekt politik me kandidatët e saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbi 42 %, apo rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar morën pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Ishin tri subjekte politike që garuan me kandidatët e tyre për kryetar komunash, Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime ishin hapur në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. 464 vëzhgues ishin të akredituar, vëzhgues nga Kosova dhe të huaj. Vëzhgues kishte edhe nga ambasadat në Kosovë dhe OSBE-ja.

Rakiç flet për fitore të popullit serb

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në mesnatë shpalli fitoren e Listës Srpska në katër komunat veriore duke e quajtur “fitore të popullit serb dhe shtetit të Serbisë”. “Shpall fitoren e Listës Serbe, përkatësisht fitoren e popullit serb. Ajo që dua të them në fillim është se bojkoti i opozitës dhe disa kuazi-satelitëve këtu në terren nuk ka pasur sukses. Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave në katër komunat veriore. Unë kam të dhëna jo zyrtare, sipas të cilave në katër komunat veriore Lista Serbe ka fituar 94.24 për qind të votave. Në veri të Mitrovicës kjo përqindje është 90.18, që do të thotë se në raport me zgjedhjet e vitit 2017, 1675 vota më shumë i ka marrë Lista Serbe. Faleminderit shtetit të Serbisë, Marko Gjuriqit, Aleksandar Vuçiqit, Qeverisë së Serbisë, për apelin që i kanë bërë popullit serb për unitet”, tha Goran Rakiç.

Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, (DNV) që vëzhgoi zgjedhjet në veri, thotë se në bazë të rezultateve paraprake të tyre nga 85% të votave të numëruara nga vëzhguesit e tyre, “Lista Srpska” ashtu edhe siç pritej, ka fituar në katër komunat e Kosovës. 

Mitrovicë e Veriut:

Lista Srpska: Goran Rakiq me (95.2%)

Partia Demokratike e Kosovës: Gonxhe Çaushi (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje: Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:

“Lista Srpska” Srxhan Vulloviq me (94.1%)

Partia Demokratike e Kosovës: Hysen Mehmeti (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje: Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:

“Lista Srpska”: Zoran Todiq (96.4%)

Partia Demokratike e Kosovës: Shaqir Hetemi (2.1%)

Lëvizja Vetëvendosje: Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan:

“Lista Srpska”: Vucina Jankovic (96.4%)

Lëvizja Vetëvendosje: Avdi Peci (2.2%)

Partia Demokratike e Kosovës: Ilir Peci (1.4%)

Beogradi zyrtar e mirëpriti fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve rreth interesave vitale dhe nacionale.

“Njerëzit tonë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre. Me këtë fitore nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre. Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, tha Aleksandër Vuçiq, që përmes telefonit iu drejtuar serbëve të veriut të Kosovës.

DNV konstaton disa parregullsi

Ndonëse KQZ njofton për një proces të rregullt pa ndonjë parregullsi, rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV) që kishte vëzhguesit e saj gjithandej komunave të veriut, thotë se ka numëruar disa parregullsi. Në njoftimin e DNV-së, thuhet se në disa raste është votuar me dokumente të Serbisë, kishte votime familjare, raste të votimit jashtë kabinave si dhe tentimet për të votuar më shumë se një herë.

Policia  e Kosovës që kishte angazhuar mbi 400 policë tha,se nuk u shënua snjë incident që do të rrezikonte procesin e zgjedhjeve. Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi gjatë ditës përgëzoi subjektet politike dhe qytetarët në komunat veriore për siç thotë, “fushatë të qetë zgjedhore dhe proces të rregullt zgjedhor”.

Reagimet nga politika në Prishtinë

“Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, shkroi në profilin e tij, Presidenti Hashim Thaçi.

Edhe kryeministri iKosovës, Ramush Haradinaj, zgjedhjet në veri icilësoi të rregullta.  Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do i shërbejnë interesave të tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Apostolova:  Zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme

Edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova gjatë ditës kërkoi zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme. “BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor. BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara”, tha Natalya Apostolova.

Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zvecan, Leposavic dhe Zubin Potok, më 26 nëntor të vitit të shkuar dhanë dorëheqje, në shenjë proteste dhe pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë. Pas kësaj Presidenti i Kosovës, shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme. Përfaqësuesit serb vendosen serish të marrin pjesë në këto zgjedhje pasi morën edhe miratimin e Beogradit zyrtarë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se subjekti politik “Srpska”, merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që, siç tha “shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës”.

Marrë nga: DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni lista serbe mitrovice zgjedhjet ne veri lista serbe mitrovice zgjedhjet ne veri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj