Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit,Kim dhe Soreca takohen me kryetarin e KQZ Celibashi
3 Mars 2022, 18:03Nga DOSJA
TIRANË – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin. Ata konfirmuan mbështetjen e tyre për procesin e menaxhimit të zgjedhjeve pjesshme lokale të 6 marsit. Kim dhe Soreca kërkuan nga Celibashi që KQZ të ushtrojë të gjitha kompetencat dhe të kryejë sa më mirë verifikimi i kandidatëve për kryetarë bashkie. Gjithashtu, dy diplomatët e huaj thanë se Shqipëria duhet të dëshmojë nëpërmjet këtyre zgjedhjeve se është një kandidate e denjë për në Bashkimin Europian. Ambasadorja amerikane Kim konfirmoi mbështetjen e SHBA për forcimin e demokracisë dhe krijimin e një të ardhme më të mirë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten mbështetëse të palëkundura të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndërsa ata punojnë për një demokraci më të fortë dhe një të ardhme më të begatë”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë.
(1/2) @USAmbAlbania Yuri Kim & EU Ambassador @LSorecaEU met ëith State Election Commissioner of Albania @ICelibashi today to express support for the CEC’s critical role in administering free and fair elections ahead of the March 6 local by-elections. pic.tëitter.com/Kfj0SFkO5U
SHKODËR- Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkinë Shkodër pritet t’i fitojë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Barometri i Euronews Al...
Përfaqësues të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë që marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Shkodër i kërkuan KQZ-së ...
PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron tha se gjatë një bisede me homologun e tij rus Vladimir Putin këtë mëngjes, ai kishte refuzuar ndaljen e sulmeve...
TIRANË– Syri.net ka nxjerrë një letër, e cila pretendohet se është përpiluar nga kryedemokrati Lulzim Basha lidhur me parashikimin e tij për zgjedhje...
DIBËR– Kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të mbyllte fushatën elektorale në Dibër me një takim me qytetarët vendas. Kreu i Partisë Demokratike tha se...
UKRAINË– Autoritetet lokale raportuan së fundmi se po sulmohen faqet e saj zyrtare online nga Rusia duke shpërndarë lajme të rreme se Ukraina ka kapi...
RROGOZHINË – Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Rrogozhinë për të mbyllur fushatën e Partisë Socialiste në këtë zonë për zgjedhjet e pjesshme lokale...