LIVE UPDATES
Politike

3 njësi të Shkodrës rrezikojnë të mos votojnë të dielën

3 Mars 2022, 21:04 Nga DOSJA
3 njësi të Shkodrës rrezikojnë të mos votojnë

Përfaqësues të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë që marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Shkodër i kërkuan KQZ-së të transferonte në Shkodër qendrat e votimit të njësive Pult, Shalë dhe Shosh. Përfaqësuesit e partive pretenduan se banorët e këtyre njësive e kalonin dimrin në qytetin e Shkodrës dhe se për shkak të motit, mungesës së energjisë dhe ambienteve ata nuk mund të ktheheshin për të votuar në Dukagjin.

Por kërkesa u rrëzua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ajo nuk bazohet në ligj. Përfaqësues të shtabeve elektorale të tre forcave thanë se kjo e vështirësonte aksesin e këtyre votuesve në zgjedhje.

“Ne kemi bërë kërkesë, por e dinim se do na refuzohej pasi ligji nuk parashikon që e gjithë zona banon në Shkodër, por ka vendbanim (të regjistruar) në Dukagjin, por e vërteta kjo është,”- tha Xhevdet Amuli kryetar i Partisë Demokratike Shkodër, e cila ka kandidat Xhemal Bushatin. Edhe socialistët, për të cilët garon Majlinda Angoni mendojnë se situata është problematike.

“Atje ka dëborë, e cila është gati dy metër, mungon energjia dhe vendet e përcaktuara si qendra votimi janë jashtë funksioneve. Ajo që është dhe më problem është se banorët e atyre zonave jetojnë në Shkodër pavarësisht se nuk kanë shkëputur regjistrimin në gjendjen civile. Ato kanë të drejtë të votojnë dhe kjo situatë na vendos ne para vështirësive,”- thotë koordinatorja e Partisë Socialiste Xheni Halili.

Lorenc Luka kordinatorë i koalicionit Shtëpia e Lirisë, i cili mbështet si kandidat Bardh Spahinë, fajësoi rivalët brenda PD-së për bllokimin e propozimit. Ai tha se të tre partitë kishin qenë dakord, por PD zyrtare kishte ndryshuar qëndrim në KQZ. “Ne kemi kërkuar të zhvendosen votimet në Rrethina pasi atje ka vështirësi të shumta për ecurinë normal të procesit,”- tha Luka. Ai tha se njerëzit donin të votonin, por ata jetonin në Shkodër.

Por KQZ e rrëzoi kërkesën. Komisioni i kërkoi OSHEE-së dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar që të marrin masa për të zhbllokuar rrugët dhe furnizuar me energji elektrike zonën dhe qendrat e votimit. Drejtuesi i OSHEE Shkodër Armand Zhuka, vuri theksin te amortizimi i godinave ku do të kryhet votimi, por tha se stafi i tij është në gatishmëri dhe janë marrë masat për të dërguar energji, edhe pse do të jetë me gjenerator.

“OSHEE nuk ka pasur pengesa. Stafi është në gatishmëri dhe janë marrë masat për të dërguar energji, por ku do dërgohet pasi godinat nuk janë të përshtatshme? Gjithsesi, garantoj se energjia do të dërgohet në këto zona. Energjia do të dërgohet me gjenerator në këto njësi dhe procesi nga OSHEE nuk do të pengohet”, – tha Zhuka.

Kryetarja në detyrë e bashkisë Voltana Ademi njoftoi se do ta ankimonte vendimin e KQZ në Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve.

“Bashkia Shkodër vlerëson se KAS duhet të marrë në shqyrtim rrezikun e aksesit, mungesën e sigurisë së udhetimit për qytetarët në fshtarta e njësive, pasojë kjo që do të pengojë qytetarët për t’iu drejtuar qendrave të votimit e për rrjedhojë do të përbëjë cënim të të drejtës së tyre për të zgjedhur”, thuhet në dokumentin e apelimit të cilin BIRN e ka.

Në këto tre njësi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, votuan 1800 persona, nga rreth 5800 që ishin të regjistruar në listat e votuesve aty. Ndërkohë në të gjithë Bashkinë Shkodër votuan 69 mijë votues nga 166 mijë që janë të regjistruar.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkia shkodër shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bashkia shkodër shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë