LIVE UPDATES
Politike

VD-Zgjedhjet lokale 2023,Rama “kapet” me kryebashkiakët: Jam i pakënaqur, me çfarë merreni?

7 Maj 2022, 08:32 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet lokale 2023,Rama “kapet” me kryebashkiakët: Jam i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer fare për disa kryebashkiakë socialiste, edhe pse nuk i ka përmendur me emra. Në fjalën e tij, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se disa prej tyre nuk u përgjigjen as kërkesave bazë. Ndërsa shtoi shumica e kanë fituar garën pa kundërshtarë dhe janë në atë pozicion për inerci, duke mos i shërbyer detyrës.


“Do kenë vëmendjen tonë gjatë pjesës së dytë të vitit dhe pjesës së parë të vitit që vjen. Na mungon një profil i ri politik. Do i japim partisë fuqinë që të përballojë me sukses këto zgjedhje. POr në fund të ditës, zgjedhjet vendore janë një bilanc që komunitetet do bëjnë për qeverisjen vendore dhe në këtë aspekt nuk jam optimist për një pjesë jo të vogël të bashkive tona. Disa kryetarë që u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar për inerci a thua se papastërtia nuk ekziston. Po marr këtë sepse është “A”. Është për të ardhur keq, se një pjesë janë krah për krah me ne. Është fatkeqësi e madhe. Siç është fatkeqësi që insistimit për të ngritur këshilla rinorë i janë përgjigjur vetëm 44 bashki. Kërkesës ligjore të ministres, për të ngritur këshillat rinore vendore, deri tani i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar. E dinë vetë ata kush janë. Me ça merreni? Ça do i thoni të rinjve dhe të rejave kur të vijnë zgjedhjet? Një pjesë e Kryetarët e bashkive nuk janë fare të angazhuar në këtë proces. Nuk dua t’i marrë me emër, por ata e dinë vetë. Po ça do t’i thoni të rinjve dhe të reja kur të vijnë zgjedhjet. Si do t’i dilni përpara? Ashtu si kundër është për të vënë duart në kokë që problemi kryesor i platformës së bashkëqeverisjes janë bashkitë. Nuk e konsiderojnë ata kryetar bashkie që janë bërë problem kronik se çfarë mundësie është të kesh instrumentin e bashkëqeverisjes dhe mos ta përdorësh, të dëgjosh hallet e njerëzve,”-tha Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Partia sigurisht është garanci edhe për këto zgjedhje dhe të gjitha këto përmirësime që ne do të bëjmë patjetër që partisë do i japin fuqinë e nevojshme për t’i përballuar me sukses këto zgjedhje, por në fund të ditës zgjedhjet vendore janë edhe një bilanc që komunitetet, që votuesit do të bëjnë për qeverisjen vendore dhe në këtë aspekt, unë nuk jam shumë optimist sot për këtë bilanc për një pjesë jo të vogël të bashkive tona. Mesa duket disa kryetarë bashkish, të cilët hyjnë në një palë zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën kryetar bashkish në një zgjedhje pa kundërshtarë kanë vazhduar për inerci të qëndrojnë në krye të bashkive a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë, a thua se papastërtia nuk ekziston.

Po marr papastërtinë që është A-ja dhe që është një sfidë e madhe e këtij mandati dhe për të cilën sfidë ne po luftojmë ditë për ditë, përditë, përditë dhe është vërtet për të ardhur keq që ndërkohë një pjesë e konsiderueshme e kryetareve të bashkive janë krah për krah me ne, janë krah për krah me ministren e Turizmit dhe Mjedisit dhe me gjithë ekipin e ministrisë për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi të një vendi me plehra ku plehrat hidhen rrugëve dhe hidhen me vend e pavend nga njerëzit, një pjesë tjetër e kryetarëve të bashkive nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi e madhe, siç është fatkeqësi të shohësh që kërkesës ligjore dhe insistimit të Ministrisë së Shtetit për Fëmijët dhe Rininë për të ngritur këshillat rinor vendor, deri tani i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar dhe ka stërkaluar.

Nuk dua t’i marr këtu me emër ata që s’janë përgjigjur, por ata e dinë vet, por pyetja që ju bëj është: Po me çfarë merreni ? Po si ka mundësi që nuk ju intereson krijimi i këshillave rinor vendorë? Po çfarë do t’i thoni të rinjve dhe te rejave kur të vijnë zgjedhjet? Si do t’ju dilni përpara? Ashtu sikundër është për të vënë duart në kohë që problemi kryesor dhe i vetmi sot për hir të se vërtetës i platformës së Bashkëqeverisjes janë bashkitë, ministritë, të cilat janë shumë më larg qytetarëve natyrshëm, në raport me bashkitë që janë institucionet me ligj dhe me zakon më pranë qytetarëve, ashtu sikundër dhe institucionet e varësisë së ministrive e kanë mësuar më në fund që ankesave të qytetarëve në platformën e Bashkëqeverisjes duhet t’i përgjigjesh në kohë. Bashkitë jo. Po si ka mundësi? Po si ka mundësi që nuk e konsiderojnë ata kryetarë bashkie që janë bërë problem kronik për bashkëqeverisjen se çfarë mundësie e jashtëzakonshme është të kesh këtë instrument digjital që të jep mundësinë në kohë reale të mësosh për hallet konkrete të njerëzve që i përkasin komunitetit që ti drejton dhe të kuptosh në kohë reale se cilat mekanizma të institucionit apo institucioneve nën drejtimin tënd nuk përgjigjen.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë