LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet lokale, Kurti bën analizën: Nuk i jemi përgjigjur pritjes popullore

21 Nëntor 2021, 19:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale, Kurti bën analizën: Nuk i jemi përgjigjur

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje për të analizuar rezultatin në zgjedhjet lokale në vend.

Në mbledhjen e zhvilluar nga Lëvizja Vetëvendosje janë nxjerrë disa faktorë që mund të kenë ndikuar në rezultatin e dobët. Në njoftimin e bërë thuhet se megjithë përpjekjet një nga faktorët që ka ndikuar në këtë rezultat ka qenë mospërgjigjur sipas nevojës e pritjes popullore. Përpos kritikave Vetëvendosja ka shprehur se nuk do të dorëzohet dhe nuk do e lejë Kosovën në duart e korrupsionit.

Njoftimi i plotë:

Angazhimi është i përhershëm, mësimet janë të vlefshme
Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të gjatë për ta analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situatën politike e gjithashtu është mbajtur një mbledhje me të gjitha qendrat e Lëvizjes. Katër komunat e fituara dhe 194 asambleistë nëpër komuna është mirë por nuk është mjaft. Numri i komunave nuk është rezultat i kënaqshëm për ne.
Analiza jonë do të vazhdojë por tashmë për disa gjëra kanë dalë nga diskutimi ynë i përbashkët. E para është vetëkritika. Kemi hapësirë e nevojë për një gjë të tillë. Nuk jemi përgjigjur sipas nevojës e pritjes popullore. Diku kemi qenë shumë larg e diku kemi qenë shumë afër fitores. Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim. Nuk i kemi shtyrë limitet e vetëvetes. Megjithëse jemi përpjekur. Nuk flasim për dhjetëra por qindra janë aktivitetet e secilës Qendër tonë. Niveli i tretë organizativ ka kordinuar 1054 vizita kurse nga vetë Qendrat janë organizaur shumë më shumë se kaq aktivitete. Disa prej tyre ku raportet janë të gatshme i kapin këto shifra: Gjilani 403 aktivitete, Gjakova 440, Dardana 620, Rahoveci 470, Besiana 398, Shtimja 324. Të gjitha fshatrat e lagjet sigurisht që janë vizituar por duhej edhe nënlagjet edhe komunitetet e ndryshme, derisa programi ynë të arrinte te secili e secila qytetare. Kemi kontaktuar e organizuar vizita edhe në mërgatë, në Zvicër e Gjermani me kandidatët Alban Hyseni dhe Mimoza Kusari. Jemi mirënjohës për secilën votë të nisur nga mërgata që janë gjithsejt 790.
Një mosrealizim i synimit tonë është fakti që kishim vetëm dy gra kandidate për kryetare. Sidoqoftë, komunikimi dhe vëmendja jonë ishte tek gratë e vajzat. Vetëm në periudhën e balotazhit janë organizuar 93 aktivitete të veçanta me gra e vajza duke llogaritur që pothuajse në të gjitha aktivitetet e tjera ka pasur pjesëmarrje të grave por jo në nivele të barabarta me pjesëmarrësit burra.
Pandemia ndërkaq, ka goditur mjetin tonë të veprimit e komunikimit me njëri – tjetrin e qytetarët: tubimet e mesme e të mëdha. Nuk kemi mundur ta përdorim këtë mjet e gjithashtu nuk kemi gjetur një zëvendësim efikas për këtë.
Tash, të rëndësishme janë mesazhet që qytetarët na i kanë dërguar. Këto zgjedhje kanë qenë mësim për ne. Pranojmë të nxjerrim mësime sepse politika është shkolla jonë e përhershme. Ne kemi qenë të papërsosur kundrejt bashkimit të përkryer të kapitalit. Ata të gjithë u bashkuan sepse sot bashkë ruajnë kapitalin. Garojnë në pasuri dhe bashkohen në politikë. Në të dyjat u pengon VETËVENDOSJA!. Andaj e luftuan bashkë. Edhe heshturazi edhe zhurmshëm. Ata nuk kanë ndryshuar. Kanë mbajtur veç zgjedhjet e tyre të brendshme por janë të njëjtë për së jashtmi. Për qytetarët mbesin të njëjtë. Meqë sot nuk mund ta zhvillojnë korrupsionin prej kateve të ndryshme qeveritare ata po duan të provojnë nëpër komunat e ndryshme të qyteteve. Prej lartë, po duan ta zbresin më poshtë. Aty është edhe më i dëmshëm. I prek e gjymton edhe më shumë jetët e qyetarëve. Kryesisht nëpërmjet mafisë së ndërtimit. Këtu do të jetë lufta jonë dhe duhet të jemi syçelë.
Sot të gjitha subjektet politike po na kopjojnë. Por na kopjojnë në metodat tona. Ata po duan të fitojnë si ne por jo të bëhen si ne. Ky është thelbi. Ne nuk kemi fituar sepse kemi protestuar por sepse kemi pasur të drejtë. Ne nuk jemi të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit për metodat tona por për kauzat tona. Andaj, ata janë në sinkron në deklarata, në metoda dhe në rreshtim. Ata e kanë pasion pushtetin, ne politikën.
Çlirimi ende nuk është arritur e ne duhet të luftojmë për këtë. Lufta jonë është më e gjatë. Ne as nuk lodhemi, as nuk dorëzohemi. Kosova është shumë e vlefshme për t’ua lënë në duart e stërvitura për korrupsion.
Urojmë më të mirën për Kosovën dhe për komunat. Qofshin ndryshime estetike apo më përmbajtësore, në pastë të tilla do t’i përgëzojmë e shijojmë. Në mungofshin do t’i kërkojmë.
Shpresa jonë është e madhe. Sepse aktiviteti ynë është i përhershëm.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni lëvizja vetëvendosje zgjedhjet lokale ne kosove lëvizja vetëvendosje zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet