LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ DW: U zhvilluan pa asnjë incident, mbetet për t’u parë koalicioni Kurti-Osmani

7 Tetor 2019, 07:04 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ DW: U zhvilluan pa asnjë incident, mbetet

Kosovë- Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të së dielës (06.10). Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të 95% të votave të numëruara të rreth 800 mijë votuesve, lëvizja Vetëvendosja, mori rreth 26%. Ajo u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21%, ndërsa partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy vjet drejtoi qeverinë. Lideri i PDK-së Kadri Veseli, pak para mesnatës në një konferencë për medie e pranoi humbjen dhe deklaroi, se PDK përfundimisht do të shkojë në opozitë. PDK tash e 12 vjet ishte pjesë e qeverive të Kosovës, ku dy mandate mbante edhe postin e kryeministrit.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, në mesnatë e shpalli fitoren para mijëra qytetarëve që ishin mbledhur në sheshin Skënderbe, ndërsa tha se qysh nesër do të fillojë konsultimet për krijimin e qeverisë së re e ku i bëri ftesë publike LDK-së për koalicion qeveritar. Albin Kurti tha se qeveria e tij do të vazhdojë miqësinë me SHBA-në dhe vendet e Evropës perëndimore, këtu theksoi eksplicit Gjermaninë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën pa asnjë incident serioz që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve. Dalja në këto zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara, 43%, apo rreth 800 mijë votues nga 1.9 milion sa kishin të drejtë vote, njoftuan vëzhguesit e organizatave vendase të zgjedhjeve.

Gjatë ditës kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, tha se “diku rreth 98%, procesi ka shkuar mirë dhe pa probleme. 58 ekipe i kishim në teren”.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ, në këto zgjedhje të shtatat në radhë për Kuvendin e Kosovës, konkuruan 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë. Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote ishte 1 milionë e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit ishte 895 me gjithsej 2547 vendvotime.

Qendrat e votimit ishin të hapura edhe në veri të Kosovës, ku procesi në këtë pjesë u ndihmua nga misioni i OSBE-së. Edhe në veri të Kosovës nuk kishte incidente serioze. Serbët kësaj radhe nuk u lejuan që të votojnë me dokumente të Serbisë, por vetëm ata që kishin dokumente të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka 120 mandate, prej të cilëve, 20 janë të garantuara për komunitetet

joshumicë, 10 prej të cilave vetëm për komunitetin serb. Tash për tash është vështirë të dihet për koalicionet e mundshme, por dy partitë që fituan më së shumti vota, Vetëvendosja dhe LDK, qysh para zgjedhjeve, por edhe tash paralajmërojnë për një koalicion për krijimin e qeverisë së re. Albin Kurti tha, se menjëherë do ta ftojë LDK-në, për ta krijuar koalicionin qeveritar. Gjithsesi kjo mbetet të shihet. Nëse lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit i fiton dhjetë vendet e rezervuara për serbët, atëherë, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kjo listë duhet të jetë me të paktën një ministri pjesë e qeverisë.

Zgjedhjet në Kosovë u monitoruan nga mijëra vëzhgues. 100 vëzhgues kanë ardhur nga Bashkimi Evropian me ftesë të Presidentit të Kosovës. Shefja e misionit vëzhgues të BE-së Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, ka thënë se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2013.

Organet e rendit angazhuan një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe mori masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces”, thanë zyrtarë të policisë së Kosovës.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksa 100% e vendosur për produktet serbe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë dhe perspektiva evropiane e Kosovës, ishin temat që mbizotëruan fushatën parazgjedhore që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, që i parapriu këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Autoritetet ndërkombëtare vazhdimisht kanë bërë thirrje që pas zgjedhjeve të formohet shpejt një qeveri që sfidën e parë do ta ketë rifillimin e bisedimeve me Serbinë, dialog ky që është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Për dialogun me Serbinë ka një angazhim të shtuar amerikan, ku gjatë muajit gusht, sekretari i shtetit Mike Pompeo, emëroi zëvëndësin e tij Mathew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, ndërsa, të enjten e javës që shkoi presidenti Donald Trump, emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani Richard Grenell, si të dërguarin e tij special për dialogun Kosovë-Serbi.

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dw shkrim për zgjedhjet në kosovë zgjedhjet ne kosove dw shkrim për zgjedhjet në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet