"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Zgjedhjet në Kosovë/ Osmani: Zhvillimi ekonomik do të ketë sukses atëherë kur komunikimi me bizneset është i sinqertë
9 Shkurt 2021, 14:34Nga DOSJA
KOSOVË-Kandidatja për presidente e Kosovës Vjosa Osmani ka biseduar me biznese të cilat janë pjesë e platformës Partneriteti për Zhvillim Ekonomik, ku ka thënë në thelb të bisedimeve kanë qenë politikat konkrete dhe vizionin për zhvillimin ekonomik të vendit në vitet në vijim.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se zhvillimi ekonomik do të ketë sukses atëherë kur komunikimi me bizneset vendore është i sinqertë dhe se luftimi i korrupsionit mbetet njëra nga pengesat kryesore për zhvillimin e bizneseve në vend.
“Zhvillimi ekonomik do të ketë sukses kur komunikimi me bizneset vendore është i sinqertë e kur bashkëpunimi me ta realizohet brenda kornizave qartë dhe strategjikisht të definuara. Sot, në bashkëbisedë me bizneset të cilat janë pjesë e platformës Partneriteti për Zhvillim Ekonomik, diskutuam për politikat konkrete dhe vizionin për zhvillimin ekonomik të vendit në vitet në vijim. Në thelb të këtij angazhimi është padyshim përkushtimi për luftim të korrupsionit, i cili për vite tashmë paraqitet si një nga top 3 pengesat kryesore për zhvillimin e bizneseve në vend, e që po ashtu ndikon drejtpërdrejt edhe në zvogëlimin e investimve të huaja në Kosovë. Theksova rëndësinë e sistemit dual të edukimit për rivitalizimin e tregut të punës dhe uljen e kostove të bizneseve vendore, të cilat aktualisht një pjesë të mirë të resurseve të tyre e përdorin për aftësimin e punëtorëve për punë. Orientim strategjik mbetet mbështetja e inovacionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike që do t’i jepte përkrahje substanciale kompanive vendore që ofrojnë shërbime në fushën e TIK. Përfundimisht, angazhimi ynë në këtë drejtim do të ketë sukses të qëndrueshëm vetëm duke ofruar mundësi të barabarta, e në këtë drejtim, së pari dhe mbi të gjitha do të punojmë për fuqizimin e grave në tregun e punës,:-ka ka shkruar Osmani.
KOSOVË-Avokati i Popullit në Kosovë Hilmi Jashari ka reaguar për mosrespektimin e masave anti-Covid nga partitë politike, gjatë fushatës që po mbahet për z...
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste t...
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka drejtuar një mesazh për diasporën. Me anë të një video live në Facebook, ai iu ka bërë thirrje të gjithë...
KOSOVË– Është mbyllur nën tensione mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo pas deklaratave të përfaqësuesit të VV-së në KQZ, Alim Rama....
MAQEDONI-“Gjeografia e Republikës së Maqedonisë së Veriut” e cila përdoret nga nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit të reformuar, ka alarmuar shqiptarët pasi n...
AJZERBAJXHAN– Azerbajxhani e ka paditur Armeninë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Akuzat kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të...
SHBA– Presidenti Joe Biden do të takohet në zyrën Ovale për të diskutuar planet e tij të rimëkëmbjes së ekonomisë ndaj Covid-19 me zëvendës presidenten, K...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës. Sipas GazetaExpress, kreyeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-s...
SHBA– Humbja e nuhatjes tuaj e cila është një nga simptomat e Covid-19 mund të largojë dëshirën për marrëdhënie intime, zbulon një studim i ri. Studiuesit ameri...
KOSOVË-Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar për shpalljen e një “Republike të Tretë”, pas zgjedhjve, diçka që lideri i saj Albin ...