“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Zgjedhjet në Serbi: Ky është rezultati i shqiptarëve dhe i partive të tjera
4 Prill 2022, 06:15Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Sipas rezultateve nga numërimi i më shumë se i dy të tretës së votave të zgjedhjeve parlamentare, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, ndërsa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.1 për qind. Shumicën e votave i ka marrë partia e Vuçiqit.
Në Serbi, sot është votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë Beogradin. Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), janë numëruar 77,1 për qind e votave në Serbi.
Partia Progresive Serbe, që e udhëheq presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka fituar 43.1 për qind, ndërsa pas tyre është lista e Serbisë të Bashkuar për Fitore, me 13.2 për qind. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, e Alternativa Demokratike Shqiptare mori 0.1 për qind të votave.
Më herët u raportua se prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, pritet të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.
Ndërsa, sipas këtyre rezultateve të cilat i transmeton Danas, nga partitë e pakicave të tjera në Serbi, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës ka marrë 1,6 për qind; Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – një për qind; “Së bashku për Vojvodinën” 0,7 për qind; SDA Sanxhaku 0,5.
Grupe të organizuara qytetarësh serbë nga Kosova udhëtuan të dielën në disa qytete në jug të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlament...
ITALI- Për shkak të motit të keq dhe erërave të forta një pjesë muri është shëmbur në areoportin e Palermos. Erërat e forta kanë shkaktuar edhe pezullimin e gja...
UKRAINË-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka postuar një video në Twitter duke shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën dhe duke përshkruar a...
ITALI- Zbulohen emrat e dy vëllezërve shqiptarë që humbën jetën gjatë një aksidenti në zonën e Chessa në Arcile. Sipas medias italiane Il Tirreno, dy vëllezërit...
Kina ka dërguar më shumë se 10,000 punëtorë shëndetësorë në Shangai, duke përfshirë 2,000 pjesëtarë të stafit mjekësor të ushtrisë, teksa tenton të ndalë valën ...
BRITANI E MADHE– Sekretari i Shtetit të Irlandës së Veriut, Brandon Lewis tha se pushtimi rusë për këtë javë në Ukrainë do të ndodh me siguri. Sipas Sky N...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Qeveria duhet të përshpejtojë vizat për refugjatët ukrainas, ka thënë sekretarja e arsimit Bridget Phillipson.Sipas Sky News, sekreta...
GJERMANI-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, tha se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kry...