LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Shqipëri 2021/ Analiza e IFIMES: Është koha për kapitullimin politik të Edi Ramës

22 Prill 2021, 14:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Shqipëri 2021/ Analiza e IFIMES: Është koha

LUBJANË– Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES ) në Lubjanë, Slloveni ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Shqipëri me rastin e përfundimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021.

Kapitullimi politik i Edi Ramës

Shqipëria është në fund të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021. Dy rivalë të vjetër do të përballen përsëri, Partia Socialiste (PS) e kryeministrit në detyrë Edi Rama dhe Partia Demokratike (PD) e opozitës e Lulzim Basha, me të cilët është bashkuar Lëvizja për Integrimin Socialist (LSI) e Monika Kryemadhi. Shqipëria pret një ndryshim të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare. Prandaj është e nevojshme të sigurohet një tranzicion paqësor i pushtetit dhe të arrihet një konsensus i përgjithshëm shoqëror për të ardhmen e shtetit. Instituti Ndërkombëtar IFIMES beson se të dy partitë politike, Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) duhet të mundësojnë një tranzicion paqësor të pushtetit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve duhet t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve socialë dhe politikë për të ndërtuar së bashku të ardhmen e Shqipërisë pa hakmarrje. Fushata dhe tensionet politike duhet të përfundojnë pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet në rrethana specifike

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, diaspora shqiptare nuk do të jetë në gjendje të votojë si më parë, si dhe ata që janë të infektuar në mënyrë aktive Covide-19. Analistët besojnë se është e nevojshme të sigurohet e drejta e votës për të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë të drejtë vote. Shqipëria nuk mund të mbajë më barrën e rëndë të varfërisë, skamjes dhe padrejtësisë. Aleanca për Ndryshim, e udhëhequr nga Partia Demokratike, përfaqëson një koalicion fitues. Është një koalicion mbarëkombëtar kundër regjimit brutal të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

E ardhmja iu vodh shqiptarëve. Kjo është e dukshme në çdo hap, me prindërit, të cilët nuk e dinë se çfarë fati i pret fëmijët e tyre, me shumë shqiptarë, të cilët kërkojnë punë dhe duan një të ardhme më të sigurt. Sundimi autokratik dhe arrogant i kryeministrit Rama, i kombinuar me nivele të larta korrupsioni dhe krimi, e ka çuar Shqipërinë në humbje nga lëvizja më pranë anëtarësimit në BE.

Analistët besojnë se fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve do të vendoset në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai vendos për rininë, punësimin, mirëqenien e familjeve shqiptare, fermerët shqiptarë, subvencionet, për të ulur çmimet e naftës dhe energjisë. Është veçanërisht e rëndësishme të ndalohet vala masive e emigrimit të të rinjve dhe familjeve të tëra. Këto nuk janë zgjedhje për partitë politike, këto janë zgjedhje për shqiptarët, të cilët kanë vetëm dy mundësi, të vendosin për katër vjet për dështimin apo ndryshimin në Shqipëri.

Rama dhe “Non paper”

Biografia politike dhe morale e Ramës është një barrë për Shqipërinë. Partia Socialiste dështoi të modernizohej, por ka mbetur një parti e ngurtë komuniste autokratike e regjimit dhe për këtë nuk është aspak befasi që Rama vendosi një regjim, i cili është një kombinim i regjimeve të Enver Hoxhës dhe Sllobodan Millosheviçit.

Partia Demokratike edhe një herë po përballet me përgjegjësi historike siç ishte në vitin 1991 kur përmbysi regjimin e Enver Hoxhës. Qytetarët e Shqipërisë kanë treguar pjekuri dhe përgjegjësi politike në protesta të shumta paqësore dhe dinjitoze në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Edi Rama ka qenë i përfshirë në çdo gjë dhe gjithçka, pra në shumë veprime potencialisht inkriminuese.

Kështu, ai mori pjesë në shitjen e operatorit telekomunikues IPKO në Kosovë, i cili është në pronësi të Telekom Sllovenia, dhe për këtë arsye në tetor te vitit 2020 ai bëri një vizitë private në Slloveni dhe diskutoi, ndër të tjera edhe për këtë gjë, me Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha ( SDS).

Analistët paralajmërojnë lidhje të mundshme të Edi Ramës me “Non Paper” të botuar së fundmi, e cila i atribuohet Kryeministrit Slloven Janez Jansha dhe përfshirjes së Ramës në tregtinë me territoret etnike shqiptare, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të reja, të cilat mund të çojnë në konflikte të reja dhe vuajtje masive. Me të drejtë shtrohet pyetja, a është Edi Rama një tregtar me territoret etnike shqiptare? Edi Rama flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në fakt ai e ndau Shqipërinë si askush më parë, ndërsa perceptimi i publikut shqiptar se Edi Rama “i dhuroi” një pjesë të detit shqiptar Greqisë, dhe tani do të merrte pjesë në shkëmbimin e territoreve duke shkaktuar kaos në rajon vetëm për mbijetesën e tij në qeverisje.

Shqiptarët kanë nevojë për “Besën shqiptare”

Republika e Shqipërisë ndodhet në situatën më të vështirë që nga rënia e regjimit të Enver Hoxhës në vitin1991. Vendi nuk është vetëm i polarizuar politikisht, institucionet shtetërore nuk po funksionojnë, ka një luftë civile “të heshtur””, e cila është shqetësuese, sepse Shqipëria është përballur me një kërcënim të ngjashëm në të kaluarën e afërt. Si të kapërcejmë situatën ekzistuese? Humbja e regjimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë e mjaftueshme për të siguruar një të ardhme dhe perspektivë më të mirë për shtetin e Shqipërisë dhe qytetarët e saj.

Analistët besojnë se në situatën aktuale, instrumenti i betimit shqiptar (beja shqiptare), i cili rrjedh nga shoqëria tradicionale shqiptare, mund të përdoret në një formë të modifikuar për të zgjidhur situatën ekzistuese shoqërore, e cila përbën një rrezik të menjëhershëm për popullin shqiptar dhe shtetin. Mosveprimi i institucioneve të shtetit të vet i detyron shqiptarët të përdorin instrumentin “besë”. Instrumenti “besë” është përdorur më shumë në hakmarrje gjaku gjatë gjithë historisë. Në rrethanat e sotme, “Besa” mund të përdoret për të arritur një konsensus të përgjithshëm shoqëror ose premtim publik (marrëveshje shoqërore) për të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë, për të harruar dallimet, kundërshtimet dhe antagonizmat, sepse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë gjetur zgjidhjet më të mira për mbijetesën e tyre, duke siguruar kështu të ardhmen e njerëzve dhe të shtetit. Në këtë kontekst, “besa” do të përdorej si një instrument, i cili ndryshon nga hakmarrja e gjakut, domethënë për të kryer pajtimin kombëtar për të siguruar një të ardhme dhe progres më të mirë. Kështu, “besa shqiptare” mund të përdoret si një instrument i paqes, jo si një instrument i hakmarrjes. Popujt e tjerë nuk e kishin instrumentin “besë”, sepse ajo është një specifikë e strukturës shoqërore shqiptare, jetës dhe perceptimit të kohës dhe hapësirës.

Analistët besojnë se regjimi i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste do të jenë një gjë e së kaluarës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet duhet të jenë transparente, të drejta dhe të ndershme pa blerjen e votuesve dhe votave nga “fondi i zi”, i cili sigurohet me para të pista nga biznesi i drogës. 

Me largimin e Nikolla Gruevskit (VMRO-DPMNE), Hashim Thaçit (PDK), Milo Gjukanoviç (DPS), Bojko Borisov (Stema), më në fund është koha për kapitullimin politik të Edi Ramës.

Marrë dhe përkthyer nga Ifimes

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ifimes zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ifimes zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet