All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mbetet kyç për BE-në

12 Dhjetor 2021, 08:26 Nga DOSJA
Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mbetet kyç për BE-në
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Evropian pritet të përsërisin në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit dhe procesit të stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një draft të konkluzave të përgatitura nga Presidenca sllovene e BE-së për këtë takim, që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, merren parasysh edhe Raportet e Progresit, që për këto vende i ka miratuar dhe publikuar Bashkimi Evropian.

“Këshilli rikonfirmon përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit, i cili mbetet politika kyçe e Bashkimit Evropian”, thuhet në draftin e konkluzave që ka parë Radio Evropa e Lirë.

Aty nënvizohet se “ky proces është investim në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet në Evropë”.

“Këshilli nënvizon se mbështetja e vlerave themelore të BE-së dhe perspektiva evropiane është një zgjedhje e vendosur strategjike, thelbësore për të gjithë partnerët që synojnë anëtarësimin në BE”, thuhet në konkluza.

Nga vendet e rajonit kërkohet që t’i përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, kërkohet që edhe politikat e tyre për ruajtjen e ambientit, të përshtaten me strategjinë e BE-së. Kjo pritet të bëhet përmes “agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor” dhe do të jetë pjesë përbërëse e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor. Këshilli nënvizon se sundimi i ligjit do të jetë një element kyç, nga i cili do të varet dinamika e përparimit të vendeve të rajonit në procesin e integrimeve evropiane.

Përmes këtyre konkluzave, vendeve të rajonit u bëhet thirrje që të punojnë për bashkëpunim rajonal, sidomos drejt zbatimit të marrëveshjes për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të punojnë për pajtim dhe fqinjësi të mirë. Edhe një herë tërhiqet vërejtja se mohimi i gjenocidit, relativizmi i krimeve të luftës dhe madhërimi i kriminelëve nuk kanë vend në Evropë dhe se shkojnë kundër vlerave evropiane.

Nga Kosova kërkohet zbatim i marrëveshjeve nga dialogu
Në pjesën që i kushtohet Kosovës në këto konkluza, mirëpritet konfirmimi i Qeverisë së re të Kosovës për përkushtim ndaj rrugëtimit evropian dhe reformat e lidhura me këtë.

Këshilli mirëpret faktin se zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt dhe zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, janë zhvilluar mirë dhe në mënyrë transparente.

“Ato ishin edhe konkurruese, me përjashtim të hapësirave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në dokument.

Aty kërkohet që Kosova të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftën kundër korrupsionit, si dhe t’i zbatojë reformat në përputhje me standardet evropiane.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nga të dyja këto vende kërkohet që të angazhohen me vullnet të mirë në këtë proces, në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Kjo marrëveshje duhet t’i adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Kjo është kyçe, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të avancojnë në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e konkluzave.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet, po ashtu, t’i shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin, si dhe retorikën që nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në këtë draft konkluzash.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka ndonjë risi. Përsëritet se “Këshilli e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës” dhe kujtohet se Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin, Parlamenti Evropian e ka mbështetur, porse tash çështja ndodhet në shqyrtim në Këshill.

Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenca sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian insiston që deri në fund të këtij viti, të hapen negociatat e anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndonëse një mundësi e tillë duket pak reale.

Në draftin e konkluzave për takimin e javës së ardhshme thuhet se “Këshilli i gëzohet mundësisë së zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë sa më shpejt që të jetë e mundur këtë vit, pasi të aprovohet korniza negociuese nga ana e Këshillit”.

Konferencat ndërqeveritare janë takimet e BE-së me delegacionet e vendeve kandidate, me të cilat zhvillohen negociatat.

Por, pavarësisht fjalisë që është përfshirë në draftin e konkluzave për nisjen e negociatave deri në fund të vitit, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë nëse nuk miratohet korniza negociuese e BE-së.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, miratimin e kësaj kornize tash e më shumë se një vit e mban të bllokuar Bullgaria, për shkak të disa mospajtimeve në raportet dypalëshe.

Vitin e kaluar, Gjermania, si udhëheqëse e presidencës së BE-së, ka bërë përpjekje që ta zhbllokojë këtë proces, por pa sukses.

Edhe pse procesi i zgjerimit është i bazuar mbi parimet e meritave individuale, pra secili shtet vlerësohet individualisht, Shqipëria ka mbetur peng i bllokimit të Maqedonisë së Veriut. Në rastin e Shqipërisë nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që e kundërshton nisjen e negociatave.

Por, disa diplomatë kanë frikë se nëse nisin negociatat me Shqipërinë e jo edhe me Maqedoninë e Veriut, atëherë bllokimi i kësaj të fundit mund të zgjasë edhe më shumë.

Takimi i Këshillit të çështjeve të përgjithshme në nivel ministrash është i fundit për këtë vit dhe i fundit nën presidencën sllovene të BE-së.

Sllovenia, gjatë kryesimit të saj 6-mujor, e ka vënë procesin e zgjerimit në mesin e prioriteteve dhe ka bërë përpjekje që në këtë periudhë të nisin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por, deri më tash, ato nuk kanë pasur sukses.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia. Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike anetaresimi i maqedonise se veriut ne be anetaresimi i shqiperise ne be zgjerimi i be anetaresimi i maqedonise se veriut ne be anetaresimi i shqiperise ne be zgjerimi i be

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën