LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhduket gardëroba dhe arkiva e Teatrit Kombëtar para vitit 2012. Hervin Çuli bën denoncim në Polici: Janë vjedhur 20 mln L

25 Qershor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Zhduket gardëroba dhe arkiva e Teatrit Kombëtar para vitit 2012.

TIRANË- Më tepër se një muaj nga shembja e Teatrit Kombëtar, protestave të zhvilluara dhe një sërë denoncimesh të dorëzuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Hervin Çuli kërkon hetime dhe denoncon sërish në polici zhdukjen e një sërë artikujsh të rëndësishëm. Sikurse bën me dije një burim ekskluziv i gazetës “Si” pranë Ministrisë së Kulturës ka dyshime se pas inventarit  të kryer nga ky institucion në datë  29 maj 2020, rezulton se vlera e aseteve të munguara kap shifrën e 19.197.098 lekë. Gjithashtu pohon i njëjti burim anonim në këtë institucion rezulton e zhdukur gjithë arkiva e Teatrit Kombëtar para vitit 2012. “Në një inventarizim të mëparshëm të kryer në korrik 2019 u konstatua se gjendja kontabël në godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar ishte 41.516.539 lekë, ndërkohë që pas shembjes rezulton se vlera e inventarizuar e aseteve të dorëzuara në Bunkart 2 ka vlerën e 22.319.441 lekë”, thotë përmbledhtazi zyrtari i Ministrisë së Kulturës. Nuk ka ende një panoramë të qartë se sa për qind të këtyre materialeve të çmuara për trashëgiminë janë zënë nën rrënoja, atëherë kur autoritetet ndërhynë për të shembur teatrin dhe sa të tjera me rëndësi historike dhe kulturore janë grabitur.

Çfarë mungon?

Sipas ekspertëve që kryen kontrollin e materialeve, ndonëse teatri u shemb në datën 17 maj, procesi i transferimit të objekteve të rëndësishme ka zgjatur edhe 12 ditë më pas. “I gjithë ky proces inventarizimi vazhdoi deri në datën 29 maj, pasi bashkia vazhdoi të sjellë materiale  dhe disa ditë pas shembjes së teatrit”, shpjegoi eksperti për gazetën “Si”. Eksperti mendon se shumë materiale të rëndësishme kanë humbur, ndërsa të tjera u morën në neglizhencë të plotë nga rrënojat e teatrit si mbetje inerte, për t’u flakur si mbetje. Artikujt që mungojnë i përkasin gardërobës së aktorëve dhe si  të tillë konstatohet zhdukja e 3670 veshjeve, që sipas asaj që përshkruan eksperti për gazetën “Si” si të tilla referuar kartelës përkatëse mungojnë artikujt nga numri  143 deri në  3813. Dyshohet që vlera kontabël e tyre është 2.119.384 lekë.

Ndonëse në pretendimet e Hervin Çulit sipas shkresës së Ministrisë së Kulturës zhvendosja e teatrit nisi në korrik 2018 drejt Art Turbinës, shumë materiale u zhvendosën për shkak të mungesës së vendit në godinën e re, pjesa më e madhe e rekuizitës, gardërobës, piktorit, mekanikës, grimit  dhe arkivës mbetën në ndërtesën e Teatrit të vjetër. Duke u kthyer pas në kohë zyrtarët e Ministrisë së Kulturës kujtojnë për gazetën “Si” se situata u komplikua për shkak të protestave të herëpashershme dhe bllokimit të punonjësve për të hyrë në godinë. Nga sa rezulton në korrik 2019, Ministria e Kulturës i lutet për ndihmë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Hervin Çuli përmend në kallëzimin e dorëzuar në polici se “nga data 24 korrik 2019 deri më 17 maj Teatri Kombëtar humbi administrimin e kësaj godine”. Në këto rrethana  me qëndrimin se nuk kishin asnjë informacion çfarë po ndodhte me pajisjet dhe gardërobën brenda godinës, kreu i Teatrit Kombëtar dorëzon kallëzimin e parë në polici që fillon të reagojë në fillim të janarit 2020 ku edhe kërkon vënien në dispozicion të inventarëve të sendeve. E gjithë lista vendoset në dispozicion të krimit ekonomiko-financiar në datë 10 janar 2020

Shembja…

Por skandali thellohet në datë 17 maj e në vijim. Kur policia hyri duke zbardhur dita e diel dhe INUK nisi shembjen, zyrtarët e Teatrit Kombëtar deklarojnë në polici: “Jemi njoftuar në telefon nga Bashkia e Tiranës për situatën e krijuar. Na njoftuan se kishin nxjerrë nga godina sende dhe pajisje të ndryshme. Një pjesë u sollën në Bunkart 2 dhe pjesa tjetër na u tha se do silleshin me kamionë nga bashkia. Atë ditë dolën në punë të gjithë punonjësit, ndërsa u ngrit komisioni i konstatimit dhe vlerësimit për inventarizim”.

Në raportimin e dorëzuar Ministrisë së Kulturës, pasi u numëruan gjitha çka u zbritën nga kamionët rezulton një listë e gjatë sendesh e materialesh të zhdukura. Në magazinën e rekuizitës  shënohen si të zhdukura materialet nga numri 2 deri në numrin 790, me vlerë kontabël 2.840.000 lekë, në magazinën qendrore mungojnë artikujt nga numri 1 deri në 711 me vlerë 1.425.631 lekë, mungojnë artikuj të ndriçimit, të repartit të piktorit, fonisë, të studios grafike. Por ç’është më e rëndë është raportimi i zhdukjes së arkivës së Teatrit Kombëtar para vitit 2012.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hervin culi teatri kombetar vidhet garderoba e teatrit kombetar hervin culi teatri kombetar vidhet garderoba e teatrit kombetar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet