LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Flori Mumajesi në telashe, përmbarimi i bllokon disa biznese, përballjet me Gjykatën (10 kompanitë në pronësi)

28 Korrik 2019, 10:47 Nga DOSJA

Që prej fillimit të prillit të këtij viti, kantautori i famshëm Flor Mumajesi është zhdukur nga rrjetet sociale. Jo vetëm kaq, por ai këtë verë nuk ka bërë asnjë aktivitet muzikor, si p.sh. koncertet, të cilat çdo verë kanë qenë të shumta së bashku me kolegët e tij.

Ndërkohë që Klajdi dhe Bruno, pjesë e “Thredoots”, tashmë e kanë filluar aktivitetin e verës duke publikuar koncertet e shumta, pyetja më e shpeshtë që iu bëjnë fansat është: “Po Florin, ku e keni?” Siç e dimë, Flori fitoi vjet çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e tij “Plas”. Në programin e Vitit të Ri te “Shiko kush luan”, Flor Mumajesi dhe anëtarët e grupit “Thredoots” bënë një show spektakolar me këngët e tyre të njohura dhe me regjistrime të reja, madje ky u konsiderua koncerti i vitit për kënaqësinë e madhe që i sollën publikut.

Flori zgjeroi spektrin e muzikës që ka lëvruar vazhdimisht, duke risjellë këngë të reja e këngë popullore në programin e drejtuar nga Luana Vjollca. Më pas, diku nga muaji shkurt, në kanalin e tij në “Youtube”, ai ka pubikuar demon “Dashuria”, ndërkohë që ka akoma në bion e tij të “Instagram”-it linkun e këngës së Kejsi Tolës me titull “Më ke mua”, të kompozuar prej tij.

Madje u përfol se mes tyre kishte më shumë se një marrëdhënie profesionale, gjë që akoma nuk është konfirmur apo mohuar nga dy artistët, duke e mbuluar këtë histori me mister. Ndërkohë që Kejsi gjithashtu vijon me koncertet e saj, aga ana e Florit ka një zhdukje totale nga jeta publike, jo vetëm nga koncertet. Siç e dimë, Flor Mumajesi ka të paktën 6 vite që i është futur rrugës së biznesit, duke ndërtuar një sipërmarrje shumë ambicioze dhe mesa duket të suksesshme, pasi tri vitet e fundit po e zgjeron vazhdimisht. Por si në çdo biznes, edhe në rastin e Florit duket se problemet nuk kanë munguar.

10 BIZNESET E FLOR MUMAJESIT, JA CILËT JANË ORTAKËT E TIJ

Në vitin 2013, Flor Mumajesi ndërtoi një kompani me emrin M.I.A, emrin e së cilës kohët e fundit e ka ndryshuar në M.I.A HOLDING. Arsyeja mund të jetë zgjerimi i objektit të veprimtarisë së kompanisë, nga kompani që merrej vetëm me bizneset e muzikës, objektit i është shtuar ai i ndërtimit, sektorit ushqimor etj.. Aty Flori është aksioner i vetëm me 100% të aksioneve.

Në tetor të vitit 2014, Flori hap biznesin “Proper Pizza” bashkë me Andon Hidreshën dhe Evana Gjatën. Në vitin 2017, Evana i shet Florit aksionet e saj (34%) dhe tashmë ai zotëron 86% të aksioneve në këtë biznes. Në shkurt të vitit 2017, Flori hap një tjetër kompani me emrin “PROPER PIZZA PRODUCTION”. Objekti i aktivitetit është prodhimi i lëndëve të para për të gjithë rrjetin e dyqaneve “Proper Pizza”. Edhe aty ai zotëron 86% të aksioneve dhe ortaku i tij, Andon Hidersha, 14%. Në mars të vitit 2017, Flori hap një tjetër kompani si aksioner i vetëm, e quajtur M.I.A FINANCIAL MANAGEMENT AND ADMINISTRATION.

Objekti i aktivitetit lidhet me shërbime financiare, tatimore dhe fiskale për shoqëri tregtare të ndryshme, për organizata jofitimprurëse të ndryshme dhe për çdo entitet me personalitet juridik etj.. Duke filluar nga viti 2017 e deri në vitin 2019, Flori ka hapur edhe katër kompani të tjera “Proper Pizza Delivery”, ku ai ka 85% të aksioneve te të gjitha këto kompani dhe Andon Hidersha 15%. Në mars të këtij viti, Flori ka hapur një tjetër aktivitet me emrin “M.I.A Internacional”. Objekti i aktivitetit ka të bëjë me sektorin ushqimor, restorante, bare, fast-foode, aktivitete jashtë Shqipërisë etj..

Aty Flori është aksioner me 51% të aksioneve dhe dy aksionerët e tjerë janë i vëllai dhe Andon Hidersha, partneri i tij i përhershëm në biznes, njëherësh dhe vëllai i këngëtares së ndjerë, Emmy. Duke shtuar këtu edhe një licencë si person fizik për aktivitete që kanë lidhje me muzikën (sipas dokumenteve të QKB-së), Flor Mumajesi numëron plot 10 biznese të tijat, në të cilat ose është aksioner i vetëm, ose është në maxhorancë. Ortakët e tij janë i vëllai dhe miku i tij, Andoni, i cili është një person i panjohur në jetën publike, por me sa duket po bën mjaft para në krah të Florit me kaq shumë sa e kanë zgjeruar biznesin, duke filluar nga sektori ushqimor, tek ai financiar, ndërtues etj..

E nëse rregulli në biznes është që, po u zgjerove tregon se gjërat po ecin mirë, pa dyshim që ky rregull vlen edhe për Florin, i cili në pak vite ka ndërtuar një sipërmarrje gjigante. Por ka edhe një rregull tjetër, ku sa më shumë të zgjerohesh, aq më shumë rriten problemet, të cilat në rastin e Florit nuk duken shumë serioze, por që me siguri ia kanë prishur disi qetësinë.

BLLOKIMI I AKTIVITETIT NGA PËRMBARIMI DHE NDRYSHIMI I SHPESHTË I ADMINISTRATORËVE

Bizneset që kanë pasur disa probleme, sipas dokumenteve në QKB, janë ato Delivery. Te “Proper Pizza Deivery”, vjet në gusht u vendos sekuestro konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga shoqëria. Vetëm pas disa ditësh, Përmbarimi bëri zhbllokimin e aksioneve të kompanisë, pasi kjo e fundit shleu detyrimet. Arsyet duhen kërkuar në seancat gjyqësore të bëra për këtë çështje, për të parë çfarë shkeljesh mund të jenë bërë, çfarë detyrimesh ka pasur kompania në shtet apo ndaj të tretëve etj..

Te kompania “Proper Pizza Production” ka ndodhur e njëjta gjë. Në maj të këtij viti është vendosur nga Përmbarimi sekuestro konservative mbi kompaninë, si një palë debitore. Vetëm pak ditë më vonë është bërë heqja e sekuestros konservative. Vetëm pak ditë pas kësaj ngjarjeje, është bërë përsëri bllokimi i kuotave të kompanisë dhe moslejimi i kryerjes së aktivitetit financiar nga Përmbarimi. Pas një jave është bërë lirimi i tyre. Mesa duket, kaq shumë aktivitet ka bërë që situata t’i dalë pak jashtë kontrollit Florit.

Mbase largimi i tij nga jeta artistike dhe nga ajo publike mund të shpjegohet edhe si një angazhim i tij full-time me biznesin. Te “M.I.A Holding”, kompani ku ai është i vetmi aksioner, pak javë më parë është bërë vetë administrator, ndërkohë që vihet re te të gjitha kompanitë e tij ndryshimi i vazhdueshëm i administratorëve para se ata të përmbushin kohën për të cilën janë zgjedhur për të drejtuar.

Gjithsesi, mund të themi me bindje se Flori ia ka dalë që të jetë kantautori më i mirë në Shqipëri, ka kompozuar këngë për vete dhe për të tjerët, ku shumica janë bërë hite dhe me të njëjtin talent, përkushtim dhe sukses, po drejton edhe bizneset e tij, që tashmë janë të shumta.

Marrë nga Panorama  plus

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz flori mumajesi flori në telashe me bizneset zhdukja misterioze e flor mumajesit flori mumajesi flori në telashe me bizneset zhdukja misterioze e flor mumajesit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje