LIVE UPDATES
Politike

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

14 Shkurt 2019, 15:42 Nga DOSJA
Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:

“Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve”.

Po mbushen 30 vjet me këto këshilla që nuk kanë të mbaruar. Nuk kanë fund, lëshohen përditë e përjavë nga gojë buzagaze që betohen se ne shqiptarëve na kanë në zemër. Kështu kur na vinin mure dhe postblloqe për një vizë që e paguanim mijëra euro, kështu edhe sot kur gjoja rrugët janë hapur. Miqtë kanë qenë këtu në kohë të plotë, e megjithatë askush prej tyre nuk ishte i zoti të frenonte apo ndalonte marrëzinë shqiptare që i bëri të gjitha, edhe marrjen e armës. Historia e këtyre 28 viteve nuk ka ndonjë tonalitet të ndryshëm nga historia jonë e mëparëshme. Vetëm fjalët janë më të shumta, raportet, idokumentet, kriminalizimi…

Zoti Soreca ka dalë hapur pa ardhur ende mirë në Shqipëri: ai është një dashamirës i qeverisë, jo i Shqipërisë. Sigurisht që nuk ka ndonjë detyrim të jetë dashamirës i Shqipërisë, por këshillat që pretendon të japë e bëjnë të duket i tillë. Ndaj zoti Soreca duhet të na thotë: po aktorët ndërkombëtarë janë konstruktivë? Ai unioni që ai përfaqëson është konstruktiv?

Pyesim sepse janë raportet e këtij unioni, të SHBA-së që na thonë vit për vit se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, se Shqipëria është një demokraci hibride, se ka ende këto apo ato kushte për të plotësuar. Kurse nga ana tjetër na kërkohet protestë budistësh.

Po ikin tuajse dy breza shqiptarësh që përpiqen të marrin formën dhe të përmbushin kriteret e vendosura nga standarde dhe kanone të një Europe që po na qëndron përherë e më shumë e huaj. Ky është bast i yni, zgjedhja jonë e viteve ’90, edhe pse vështirë të flasësh për zgjedhje në kushtet e një mjerimi dhe padijeje të plotë. Ndaj edhe për arritjen e këtyre standardeve të Njeriut të Ri – europian – ne kemi të drejtë të protestojmë. Të kërkojmë llogari.

Por ne kemi një të drejtë edhe më të madhe se kaq, për të cilën nuk i japim kujt llogari, as marrim leje. Të drejtën të ngremë dorën kundër atyre që janë zgjedhur për të bërë diçka tjetër nga ajo që bëjnë. Kemi të drejtën ta zgjidhim vetë hesapin me një kategori që mbahen në këmbë me serumet e zoti Soreca. Sepse jetën nuk ja detyrojmë askujt…asnjë kanoni njerëzor, asnjë unioni dhe kushtetute. Ajo vjen përpara të gjithave.

Ambasadori i BE-së flet për nevojën e stabilitetit, por ne do t’i sugjeronim diçka shumë të thjeshtë. Që edhe ai jo Të Kuptojë, por të Na kuptojë. Zoti Soreca, dilni nga rezidenca ku jetoni sot, apo nga vila “Vlahutin” nëse jeton aty e që paguhet me parët e qytetarëve europianë. I themi z. ambasador të heqë dorë për ca kohë nga kostumi i diplomatit, nga privilegjet, nga Rogneri dhe ish-Sheratoni dhe të marrë një shtëpi me qera. Të bëhej pak ditë një shqiptar i zakonshëm. Të zgjedhë ku të dëshirojë, në Unzën e Re, në Shkozë, në Kamëz apo edhe në Durrës. Le të niset zoti Soreca e të ankohet për faturën e energjisë, të ujit, për masën e pensionit, për shkollimin e fëmijëve, për ndonjë gobë të policisë rrugore. Të shkojë zyrave, të trokasë, të komunikojë. Të kërkojë të drejtën.

Pastaj, pas kësaj dite të lodhshme le të përpiqet që t’u plotësojë fëmijëve standardet e një jete normale.

Le të marrë pultin e televizorit e të dëgjojë ligjëratën e përnatshme të kryeministrit për Shqipërinë që po rilind, që po ribëhet. Të hapë Facebook e të lexojë statuset e znj. Spiropali që shkruan për drejtësi dhe shtet, për mirëqenie dhe demokraci. Të dalë në lagje e të pijë një kafe si shqiptar, të shohë aty makinat e luksit të njerëzve të lidhur me pushtetin. Nuk po i themi për veshjet mijëra euroshe të deputetëve sepse z. Soreca ato i ka parë qysh tani e di t’i dallojë më mirë.

Bëni si të bëni more zoti Ambasador dhe gëlltiteni këtë çorbë që ta kuptoni më mirë se çfarë domethënie kanë gurët që (mund të) hidhen kundër mureve të institucioneve, molotovët apo edhe gomat e djegura. Nuk po i themi të besojë palën tjetër, opozitën, por le t’i besojë xhepit të vet, ditës së zakonshme, mbrëmjes dhe të nesërmes shqiptare.

Mos harroni zoti Ambasador! Pasi ta bëni këtë ritual që do ju ndihmonte shumë, mos harroni pra të dëgjoni edhe ndonjë deklaratë tuajën, apo intervistë si këto që keni dhënë këto ditë, sepse ndoshta do ju iluminonte për të kuptuar më mirë misionin për të cilin jeni këtu!

Për të kuptuar më qartë përmbajtjen dhe kontekstin e fjalëve që lëshoni nga kutitë postare të Europës. Përndryshe kjo gjuhë e thatë, përsëritëse e gatuar hoteleve me pesë yje, do të armiqësojë një popull të tërë që sot ka arritur te problemet e stomakut ndërkohë që i kërkohet vetëpërmbajtje për hir të një stabiliteti që nuk ekziston veçse në paradhomat e ambasadave të Tiranës. Marrë nga Respublica.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banoret e astirit luigi soreca protesta te unaza e re skerdilajd zaimi banoret e astirit luigi soreca protesta te unaza e re skerdilajd zaimi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë