"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Nuk ka manipulime”/ Kolegji Zgjedhor konfirmon Presidentin e 46-të të SHBA-ve, hapi i fundit që ka mbetur para betimit,
15 Dhjetor 2020, 06:39Nga DOSJA
SHBA– Kolegji Zgjedhor ka konfirmuar Joe Biden, duke e përcaktuar zyrtarisht President të SHBA-ve. Mediat ndërkomëbtare shkruajnë se votimi i Kolegjit Zgjedhor ka përfunduar duke e shpallur Biden President, por ka mbetur edhe një hap i fundit.
Më 6 janar, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të mblidhen në një sesion të përbashkët të Kongresit për të numëruar zyrtarisht votimin e Kolegjit Zgjedhor. Aleatët e zotit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kongresmeni Mo Brooks i Alabamës, thonë se ata do ta kontestojnë rezultatin në pesë shtete si: Arizona, Pensilvani, Nevada, Xhorxhia dhe Uiskonsin. Në këto vende, ata ata pretendojnë se janë bërë manipulime që i kushtuan zotit Trump rizgjedhjen.
“Në bazë të Kushtetutës, ne kemi një rol më me peshë sesa Gjykata e Lartë, sesa çdo gjykatës federale, sesa çdo gjykatës i një shteti. Ne marrim vendimin përfundimtar,”– tha Brooks për New York Times.
Nga ana tjetër, Presidenti i zgjedhur Joe Biden e ka komentuar pozitivsht konfirmimin e tij si President të 46-të të SHBA-ve nga Kolegji Zgjedhor. Në një fjalim të mbajtur në Uilmington të shtetit Delauer, Biden tha se tani u kuptua se ka fituar vullneti i popullit. Biden shtoi se demokracia është vënë në provë dhe është kërcënuar, referuar akuzave të shumta të bëra nga Donald Trump për manipulim zgjedhjesh, por Kolegji Zgjedhor ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur asgjë të tillë. Referuar përpjekjeve të Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes gjyqeve që janë refuzuar nga gjykatësit në të gjithë spektrin politik, përfshirë Gjykatën e Lartë, Biden tha se sistemi qeverisës i Amerikës mbetet i paprekur.
Zyrtarët e zgjedhjeve në të pesë shtetet, përfshirë republikanët kryesorë në Xhorxhia dhe Arizona, e çertifikuan fitoren e zotit Biden. Ata kanë dalë në përfundimin se nuk ka pasur asnjë mashtrim në numërimin e votave që mund të ketë ndikuar në rezultat. Më pas, mesditën e 20 Janarit, 78-vjeçari Joe Biden pritet të bëjë betimin në shkallët e Kapitolit si presidenti i 46-të i SHBA-ve. Ai do të jetë udhëheqësi amerikan më i vjetër në moshë i zgjedhur ndonjëherë.
Gjithsesi debati mes tij dhe Donald Trump vijon ende. Trump këmbëngul se zgjedhjet u fituan nga Biden me mashtrime. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, i dha zotit Biden 55 votat e saj elektorale, duke bërë që ai të kapërcejë zyrtarisht totalin e 270 votave, të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë. Bazuar në rezultatet e nëntorit, Biden fitoi gjithsej 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 të Republikanit Donald Trump.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI- Aleksej Navalny u helmua nga agjentët e shërbimit sekret rus të brendshëm FSB si pjesë e një operacioni kompleks të paktën kjo del në pah nga puna invest...
SHBA- Analisti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer, thotë se amerikanët dhe evropianët duhet të punojnë së bashku për çështjen e...
“Hyr në llogore, hyr në llogore. Ja ku e ke armikun, 200 metra larg teje, në shkurre (…)”, thotë një zë mashkulli, përderisa një ushtar i animuar i ik pre...
Mal i Zi- Pas marrjes së detyrës, zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka bërë vizitën e parë zyrtare në Komunën e Tuzit.Gjatë vizitës, Abazovic...
MAQEDONI– Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 213 raste të reja me COVID-19, nga 741 testime të kryera.Ministria e Shëndetësisë v...
ITALI– Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12030 raste të reja me COVID-19, nga 17938 raste ditën e djeshme.Autoritetet shëndetësore bëjnë me d...
LONDËR– Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock, deklaroi sot se një lloj i ri i koronavirusi po qarkullon në Londër dhe mund të...