LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarja e DASH: Rusia po pëson humbje “të mëdha”, nuk e priste rezistencën e Ukrainës

30 Mars 2022, 13:50 Nga DOSJA
Zyrtarja e DASH: Rusia po pëson humbje “të mëdha”,

SHBA– Rusia është duke pësuar humbje “të mëdha” që prej se nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, tha një zyrtare e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit, duke shtuar se numri i ushtarëve rusë është mbi 10,000.

Mendoj se, fatkeqësisht rusët ende nuk e kanë kuptuar plotësisht sesa e fortë është ushtria ukrainase”, tha nënsekretarja amerikane e Shtetit, Vicoria Nuland, gjatë një interviste për Current Time.

Pala ruse po pëson humbje shumë të mëdha – dhe sipas vlerësimeve tona, janë mbi 10,000 rusë të vdekur”, tha Nuland.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia vetëm dy herë ka dhënë shifra sa i përket ushtarëve që i janë vrarë. Shifrat e prezantuara nga Rusia kanë qenë më të ulëta krahasuar me vlerësimet e paraqitura nga Perëndimi dhe Ukraina.

Më 2 mars, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kishte thënë se 498 ushtarë ishin vrarë, ndërkaq më 25 mars, raportoi për 1,351 ushtarë të vrarë rusë. Ndërkaq, zyrtarët ukrainas kanë thënë se numri i ushtarëve të vrarë rusë është mbi 17,000.

Shifrat e prezantuara nga Rusia dhe Ukraina janë të pamundura që të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Nuland tha se Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur rundin e bisedimeve Ukrainë-Rusi që u mbaj më 29 mars në Stamboll, por theksoi se pa ndalimin e armiqësive nuk mund të zhvillohet asnjë negociatë serioze.

Derisa nuk ka një armëpushim të vërtetë, nuk mendoj se do të shohim bisedime serioze”, tha ajo.

Nuland tha se vendimi i Moskës për të ripozicionuar forcat e saj, siç njoftoi më 29 mars zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Aleksandr Fomin, ishte “rezultat i drejtpërdrejtë i rezistencës së fortë që ukrainasit po bëjnë jashtë Kievit dhe në Çernihiv”.

Megjithatë, ne e dimë se ky është vetëm ripozicionim i forcave ruse dhe ata do të shkojnë në pjesë të tjera të Ukrainës dhe do të vazhdojnë ta bombardojnë Mariupolin e Hersonin dhe pjesë të tjera të vendit”, tha ajo.

“Zgjidhjet diplomatike të konfliktit zakonisht vijnë pas një armëpushimi, jo në mes të luftimeve. Dhe rusët absolutisht nuk kanë qenë të gatshëm të ketë një armëpushim të plotë në mënyrë që negociatat të bëhen serioze”, u shpreh Nuland, duke shtuar se kushdo që negocion për dhënien fund të konfliktit duhet të sigurojë se Ukraina do të jetë në gjendje në të ardhmen të parandalojë përsëritjen e agresionit.

“Prandaj, Ukrainës do t’i duhet një lloj mbështetjeje e sigurisë për arsenalin e saj që iu desh të përdorte në këtë konflikt, nëse i duhet që ta ndalë Rusinë që të tentojë sërish. Prandaj, ne do të vazhdojmë, që së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, të ofrojmë mbështetje të fuqishme të sigurisë për Ukrainën”.

E pyetur nëse Perëndimi do t’i përgjigjet kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për sisteme të mbrojtjes ajrore nga shtetet që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, Nuland tha, pa dhënë detaje, se “e konfirmoj se jemi duke e shqyrtuar këtë gjë dhe veçse kemi ofruar mbështetje të rëndësishme të sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”.

Ajo po ashtu paralajmëroi se nëse Rusia nuk e ndalon agresionin e saj ndaj Ukrainën rrezikon që të përballet me më shumë sanksione nga Perëndimi.

Për aq kohë sa lufta vazhdon, ne dhe aleatët e partnerët tanë planifikojmë të rrisim presionin ndaj [presidentit rus, Vladimir] Putin dhe Qeverisë së tij në baza javore dhe do t’ia mohojmë atij paratë që i duhen për makinën e tij të luftës”, tha Nuland./REL/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vicoria nuland lufta ukraine-rusi vicoria nuland

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj