LIVE UPDATES
Bota

​Thaçi dhe të tjerët në seancë në mes të dhjetorit, mbrojtja do të kërkojë lirimin me kusht

18 Nëntor 2020, 17:41 Nga DOSJA
​Thaçi dhe të tjerët në seancë në mes të

HAGË– Në paraqitjen e dytë para Dhomave të Specializuara në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga avokatët u paralajmërua kërkesa për lirim me kusht.

Mbrojtja kërkoi nga Prokuroria që të tregojë arsyet e mbajtjes në paraburgim për katër të akuzuarit. Aty u bë e ditur se seanca e radhës rreth ecurisë së çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit do të mbahet në mesin e muajit dhjetor.

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se së shpejti do të aplikojnë për lirimin me kusht të tij.

Para gjykatësit të procedurës paraprake, Hooper tha se ka pranuar fletëarrestin e lëshuar ndaj Thaçit, në të cilin, sipas tij, ka redaktime të çuditshme.

“Është synimi ynë që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Po ashtu, e kam sugjeruar edhe në seancën e mëparshme dhe dua ta theksoj edhe sot që modalitetet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim. […] Unë kam marrë versionin e redaktuar të kërkesës së prokurorisë për një urdhërarresti dhe më duhet të them që në këtë dokumentacion ka disa redaktime të çuditshme. Për shembull në paragrafin 2 thuhet se duke pasur parasysh nenet, pastaj pjesa tjetër është e redaktuar, pastaj ligjet, pastaj është pjesë e redaktuar, nuk e di çfarë qëllime kanë me redaktime të tilla, sipas mendimit tim, redaktime të tilla nuk mund të justifikohen”, tha ai.

Hooper tha emrat e dëshmitarëve janë redaktuar në mënyrë të panevojshme.

“Referencat tregojnë për sjellje ose sjellje të këqija të pretenduara në llogari të zotëri Thaçit gjatë dokumentacionit. Emrat e dëshmitarëve janë të redaktuar në mënyrë të panevojshme ndërkohë një pjesë e deklaratave të tyre janë të kuptuara, kështu që do të doja t’i kërkonim prokurorit t’i rishqyrtojë edhe njëherë redaktimet dhe të ketë verizone më pak të redaktuara të këtyre dokumenteve, dhe të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes, me fusontë, në kërkesë të prokurorisë”, tha ai.

Edhe sipas Ben Emmerson, avokat mbrojtësi ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, katër të akuzuarit nuk duhet të mbahen në paraburgim derisa të njëjtit prezumohen të pafajshëm.

Ai tha se mbrojtjes nuk i është dhënë arsye pse duhet të mbahen katër të akuzuarit në paraburgim, derisa sipas tij, nuk ekziston rreziku i arratisjes ose mos-paraqitjes.

“Ata nuk na kanë dhënë informacionin mbi të cilin e bazojnë këtë pretendim, si mund të paraqesim ne një parashtrim kuptimplotë nëse nuk e kemi informacion, kjo është një lojë që po luan prokuroria në interesi ne arritjes së një procedurë që kërkon zotëri Smith që tashmë është larguar nga seanca, nuk është këtu. Ne do të dorëzojmë një aplikim skelet dhe prokuroria duhet t’i përgjigjet në një mënyrë që artikulon në mënyrë realiste dhe hollësishme arsyet pse këta të katër të akuzuarit duhet të qëndrojnë në burg pavarësisht pse prezumohen të pafajshëm”, tha ai.

Këto deklarata avokatët i bënë në pjesën e dytë të konferencës statusore që u mbajt sot Hagë.

KosovaPress ka raportuar se në seancën e sotme, që për qëllim kishte diskutimin rreth ecurisë së çështjes, zyra e Prokurorit të Specializuar tha se nuk ka arsye që gjykimi ndaj katër të akuzuarve të mos fillojë në qershor të vitit 2021. Këtë e kundërshtuan ashpër të gjithë avokatët mbrojtjes, sipas të cilëve nevojitet së paku 18 muaj që mbrojtja të kryejë hetimet.

Ata deklaruan se procesi i gjykimin nuk mund të fillojë më herët se vera e vitit 2022.

Sot ishte paraqitja e dytë e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Jakup Kransiqi e Kadri Veseli, dhe shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, para Dhomave të Specializuara.

Ata udhëtuan për në Hagë në fillim të muajit nëntor prej kur po qëndrojnë në paraburgim. Ndaj ish-krerëve të UCK-së u konfirmuan aktakuza për krime të pretenduara të luftës dhe kundër njerëzimit. Seanca e radhës rreth ecurisë së çështjes pritet të mbahet mesin e muajit dhjetor.

Marrë nga: KosovaPress

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kadri veseli kosova ne hage hashim thaci kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll
Bota 18 Nëntor 2020, 16:47

SHBA– Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Kombëtar Bertrand Brown ka folur në lidhje me deklaratat e bërë më parë nga presidenti i...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës