All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Trafik droge në Zvicër e Itali, Prokuroria kërkon sekuestro të pasurisë të Vangjel Zijajt

3 Prill 2022, 09:15 Nga DOSJA
Trafik droge në Zvicër e Itali, Prokuroria kërkon sekuestro
All - Paragraf - 1

FIER– Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrim të pasurisë për një subjekt të OFL-së, Vangjel Zijaj (Arben Gropa), i cili dyshohet se i ka krijuar pasuritë nga veprimtaritë e paligjshme. Sipas një njoftimi zyrtar bëhet me dije se organi i akuzës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive me vlerë 800.000 euro të tij. Mësohet se bëhet fjalë për një objekt 6 katësh+shtesë në qytetin e Fierit, vlera e të cilit shkon deri në 800.000 euro.

“Duke qenë se kjo pasuri konsiderohet produkt i veprës penale dhe nuk justifikohet me ndonjë pasuri tjetër të ligjshme të të pandehurit dhe familjarëve të tij, në përfundim të gjykimit është kërkuar konfiksimi i vlerës ekuivalente të kësaj pasurie ne pasuri të tjera të ligjshme të të pandehurit,”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. 

Arben Gropa, identiteti tjetër që përdorte Vangjel Ziaj, është i njohur si pronar i “Pelikanit” në Fier, e është dënuar nga drejtësia italiane me 32 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve”.

NJOFTIMI I PROKURORISE:

Prokuroria: Të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të çdo pasuri të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon produktit të veprës penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, – objektit ndërtimor të tjetërsuar në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë, vlerësuar sipas aktit të ekspertimit në 800.000 euro.

Me vendimin nr.103 datë 10.03.2022, pranohen konkluzionet e prokurorit dhe Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur përfundimisht:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërmat “a” dhe “d” i K.Penal dhe dënimin e tij me 05 vite burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Romerto Gropa, (Kristian Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “d” e K.Penal dhe dënimin e tij me 03 vite 04 muaj burgim.
3. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “ç” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, lidhur me produktin e tjetërsuar të veprës penale objekt ndërtesë 6 kate+shtesë një kati në pronësinë e Vangjel Zijaj (Arben Gropa), të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit te çdo pasuri tjetër të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, objektit ndërtimor të tjetërsuar, i vlerësuar sipas aktit të ekspertimit vlerësues të sipërcituar.
4. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i automjetit të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa).
5. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i pasurisë i llojit Njësi me sip.147 m², i shtetasit Romerto Gropa.
Nga aktet e procedimit penal rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) është dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë me 29 vjet, 05 muaj e 27 dite burgim, për veprat penale në fushën e narkotikëve, nxitje, shfrytëzim e favorizim prostitucioni të kryera nga organizata kriminale. Ndërsa shtetasi Romerto Gropa (Kristjan Gropa) është dënuar nga Gjykata e Apelit të Brukselit për ekzekutimin e vendimit për veprën penale të prostitucionit.

Lidhur me pasurinë e konfiskuar rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) ka ndërtuar një objekt 6 katësh+shtesë e një kati në proces legalizimi në qytetin e Fierit, ku apartamentet janë tjetërsuar nga i pandehuri në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë pas vitit 2002, pikërisht pas kryerjes së veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit nga organizata kriminale në shtetin italian për të cilat është dënuar. Sipas aktit të ekspertimit vlerësues vlera e objektit ka rezultuar 800.000 euro. Duke qenë se kjo pasuri konsiderohet produkt i veprës penale dhe nuk justifikohet me ndonjë pasuri tjetër të ligjshme të të pandehurit dhe familjarëve të tij, në përfundim të gjykimit është kërkuar konfiksimi i vlerës ekuivalente të kësaj pasurie ne pasuri të tjera të ligjshme të të pandehurit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben gropa fier vangjel zijaj arben gropa fier vangjel zijaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Prill 2022, 09:14

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pu...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë