Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- 22 vite kanë kaluar nga 4 marsi i vitit 1997, nga dezerti i ekuipazhit të avionit trajnues reaktiv, UTI MiG-15, ku në bord ishin dy pilotët Ardian Elezi dhe Agron Dajçi.
Protagonisti kryesor i kësaj historie Ardian Elezi tregon 22 vite më pas atë që ka ndodhur atë ditë dhe arsyet pse nuk iu bind urdhërit të ish-presidentit Berisha për të qëlluar mbi protestuesit rebelë në Urën e Mifolit në Vlorë.
Kjo histori është ende e pazbardhur ndërkohë që dy palët kanë qendrime të ndryshme.
Pilotët deklarojnë se ata u urdhëruan nga qeveria që të godisnin Urën e Mifolit, që lidh Vlorën me Fierin, me qëllim që të izolohej rebelimi. Siç ata deklaruan duke mos dashur të godisnin civilët, ata u larguan në Itali. Ndërkohë që nga shteti shqiptar ka patur një tjetër version se avioni ishte i dobët dhe nuk mund të pilotohej në lartësi të ulët, që provon se plani ishte i parapërgatitur.
Por është Elezi që përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se për këtë ngjarje është shkruar shumë por asnjëherë nuk janë analizuar fluturimet e datës 3 mars dhe 4 mars 1997, kur i është dhënë urdhër që të qëllojë mbi Tepelenë.
Elezi thotë se i janë dashur vetëm 4-5 sekonda pasi ka marrë urdhërin që të merrte vendimin për t’u arratisur, dhe se edhe nëse do ishte sot do të ribënte të njëjtën gjë.
Reagimi i plotë i pilotit Ardian Elezi:
4 Mars 1997 – 4 Mars 2019
Kane kaluar 22 vjet e akoma ka ngelur “enigme”, edhe perse jane bere analiza si ajo e Kolonel Astrit Jaupi Komandant i Aviacionit Ushtarak Shqiptar ku ne artikujt e Gazetes Tema eshte diskutuar mbi ngjarjet e precedent te marsit 97 , ku flitet per nje “Tragjedi te njohur dhe te pandeshkuar”, “Berisha , Zhulali e Gazidede autore te shkaterrimit te Aviacionit”
Por edhe si atehere edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma “enigme” e eshte fshehur e nuk eshte diskutuar asnjehere fluturimi im i dt.3 mars 97 me Mig-19 e urdheri qe mu dha ne fluturim per te qelluar mbi Vlore , Fier e Tepelene e me pas fluturimi i dt 4 Mars 97 se bashku me kolegun tim A.Dajci e urdheri qe na u dha ne fluturim per te qelluar mbi nje autokollone me mjete civile nga Saranda e Delvina .
Edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma nje “dileme”, nje ekuacion i pazgjidhur !!!!
Ngjarjet jane analizuar , por pa marre parasysh fluturimet e dt 3 e 4 mars 97 , e pa u marre parasysh keto fluturime , cdo analize sado e detajuar qe te jete ka gabimet e boshlleqet e veta.
Nuk me kane pelqyer mburrjet as mua e as shokut tim , por ishim pikerisht ne , dy ushtarake te rinj karriere e me aspak eksperience per te perballuar nje situate te tille qe ne shume pak kohe ne dispozicion prej 4-5 sekondash ti jepnim kthesen , ndryshimin , shembullin se si duhet te vepronin te gjithe ushtarakeve shqiptare qe jane betuar perpara Atdheut Flamurit e Popullit qe te mos zbatonin urdherat ne kundershtim me betimin Ushtarak.
U bene 22 vjet qe nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme per urdherat qe na jane dhene ne fluturim e jo ne toke , e qe keto urdhera kane ekzistuar dhe ekzistojne edhe sot e kesaj dite , kur ATA qe i kane mohuar keto urdhera , sot jane duke bere “heronjte” e 97 e se si i kane rezistuar ketyre urdherave , e une u rikujtoj ketyre zoterinjeve “heronj” se si na lane te vetem ne fluturim per te marre nje vendim qe ishte ai me i miri qe mund te ekzistoje duke patur parasysh edhe eksperiencen e kohen prej disa sekondash ne dispozicion , e urdhera te tille Jane dhene e sot e kesaj dite po dalin ne drite ; nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme qe vendimi qe morem , per te mos zbatuar urdherin , mund te quhet “dezertim” e “tradheti” , por qe deri me sot la ngelur akoma si i tille !!!!!!
Edhe sot pas 22 vjetesh nuk do ta nderroja asnjehere e me asnje gje tjeter ate vendim qe mora , edhe sot e kesaj dite ne te njejten situate do te veproja njelloj si ne 97 , sepse vendimi i marre ka te beje me Atdheun, Flamurin Popullin e me nderin tim si ushtarak qe une i sherbeva dhe i sherbej Shqiperise .
Arratisja me avion e dy pilotëve të Rinasit në marsin e 1997-s ka qenë ngjarja më e bujshme e zhvillimeve kaotike të atyre ditëve.
Deklaratat tronditëse të Ardian Elezit dhe Agron Dajçit në aerodromin ushtarak Galantino të Italisë, se ishin detyruar të braktisnin atdheun pas një urdhri të komunikuar në ajër për të bombarduar protestuesit e Vlorës, bënë xhiron e botës duke zënë kreun e lajmeve të mediave prestigjioze botërore.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor ka mbërritur në vendin tonë ku edhe do të zhvillojë një vizitë dy-ditore me ftesë të homol...
Tiranë/ Ditën e nesërme në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e rradhës e Kuvendit. Në këtë seancë pritet edhe betimi i katër deputetëve të rinj që do marrin so...
Ende vazhdon “hemorragjia” e deputetëve në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Dosja.al mëson se Ediola Braha, kandidatja për deputete e kësaj partie në qa...
Tiranë/ Lefter Maliqi ka pranuar mandatin e deputetit dhe për Dosja.al ka konfirmuar se ka vendosur që të jetë pjesë e Kuvendit. Mësohet se Lefter Maliqi ka d...
TIRANË- Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se në Këlcyrë po përsëritet një ‘Astir’ i dytë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se kërk...
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela ka shprehur mbështetjen e tij ndaj deputetes së PD-së, Rudina Hajdarit, e cila ende nuk e ka djegur mandatin e saj.Me anë të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është i njohur si një dashamir i sportit të futbollit. Shpesh ai mban veshur edhe logo të skuadrave për të cilat bën ti...
TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Vili Minarolli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me mosdjegien e mandatit të deputet...
TIRANË- Pas vendimit të marrë nga KLGJ, sipas të cilit çdo gjyqtar i cili do të dalë në punë përgjatë ditëve të pushimit apo festave zyrtare do të m...
Anëtarja e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mirela Bogdani, ka reaguar lidhur me deklaratat e eurokomisionerit Knut Fleckenstein, kundër bojkotit dhe d...