Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
3 milion amerikanë humbasin punën e tyre brenda një jave, për shkak të krizës koronavirus
26 Mars 2020, 15:30Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHBA– Tre milion amerikanë kanë mbetur të papunë nga kriza e koronavirusit vetëm brenda një jave. Shifrat e publikuara nga Departamenti i Punës në SHBA mëngjesin e sotëm tregojnë se statistikat e papunësisë u rritën nga 282,000 javën e kaluar në 3.28 milion këtë javë.
Kjo është më shumë se dyfishi i 1.5 milion njerëzve, që ekonomistët parashikuan se do të mbeteshin të papunë nga pandemia, por është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve të rasteve të para në vend.
Numri i kërkesave të papunësisë deri më tani të bëra në të 50 shtetet e SHBA është afër 2.9 milion, një rritje prej 2.65 milion në vetëm një javë. Kështu që shumë amerikanë nxituan të tregojnë se janë të papunë, saqë sistemet kompjuterike të disa shteteve u bllokuan për një kohë nga rritja e kërkesës. Shifrat e së enjtes janë shumë më të mëdha se numri i njerëzve pa punë pas krizës financiare të vitit 2008, me 665,000 njerëz të papunë në kulmin e saj që ka pasur në Mars të 2009.
Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.
ITALI– Ditën e djeshme Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borrelli, u dyshua se ishte i prekur nga koronavirusi duke qenë se kishte shumë temperaturë, por ...
KORE E JUGUT– Nëse ju kujtohet videoja e para disa ditëve brenda spitalit me qindra të infektuar në Bergamo të Italisë, do e kutponi mirë se po e njëjta gjë ndo...
BRAZIL– Trafikantët e drogës në një nga lagjet më të njohura të Rio de Janeiro kanë imponuar një shtetrrethim për koronavirus, mes frikës në rritje dhe nd...
MAQEDONI E VERIUT- Ka shkuar në 201 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, pas konfirmimit të 24 rasteve të reja. Ky lajm është bërë m...
ITALI– Kriza e koronavirusit në Itali ka vrarë tani 37 mjekë ndërsa më shumë se 6.000 infermierë e mjekë të tjerë janë prekur nga COVID-19.Tre mjekë të tjerë vd...
MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth mbetet në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pasi i biri, Princi Charles u infektua me Covid-19. Një zëdhënës n...
BRUKSEL- Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, shprehet se rrëzimi i qeverisë e dërgon Kosovën në një situatë të vësht...
TURQI-Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan gjithashtu shprehu besim se Turqia do të kapërcejë shpërthimin e koronavirusit: Në kohën më të shkurtër ...
SPANJË– Spanja po bëhet epiqendra e koronavirusit në Europë, pasi numri i viktimave i kaloi 4 mijë. Për të kuptuar situatën e rëndë në vend, mjaftojnë këto...