LIVE UPDATES
Aktualitet

32.5 mln € pajisje e karburant, Universitetet s’ndalën luksin as gjatë vitit online

27 Tetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
32.5 mln € pajisje e karburant, Universitetet s’ndalën luksin as

Nga Besart Basha

Peshën më të madhe nga ky fond e zënë shpërblimet dhe honorarët, blerjet e pajisjeve në zyra dhe siguri godinash. Ndërsa në shuma më të papërfillshme në listën e shpenzimeve, mbi 17 mijë euro, ka shkuar për kërkime shkencore.

Çka dëshmon se fokusi i universiteteve publike është gjithçka përveç studimeve shkencore. Politekniku është treguar më zemërgjeri me shpenzimet, duke kapur shifrën e afro 10 milionë eurove, ndjekur nga Universiteti i Durrësit, Elbasanit, Tiranës, Shkodrës dhe Korçës.

MONITORIMI

Mosprania e studentëve në auditor nuk ka ndikuar aspak në shpenzimet korrente, të përmuajshme në IAL-të publike. Për arsye që nuk dihen, përgjatë vitit pandemik janë dhënë shpërblime dhe honorarë me shumicë, duke tejkaluar këtë tregues me 723 mijë euro më shumë se vitin e shkuar. Një tjetër handikap janë orenditë e zyrave. Ndonëse çdo vit shpenzohen mijëra euro për t’i blerë, sërish janë të pamjaftueshme. Gati 1 milion euro dhanë vitin e shkuar të gjashta universitetet. Dhe për t’i ruajtur ato bashkë me godinat janë dhënë edhe 1.9 milionë euro të tjera (130 mijë euro më shumë se vitin e kaluar).

Në vitin pandemik ku shumëkush mund të reflektonte dhe në pozitat komode të krijonte, librat dhe publikimet kanë qenë të pakta. E po ashtu edhe studimet dhe kërkimet shkencore, për të cilat universitetet publike u treguan dorështrënguar. Vetëm 17 mijë e 700 euro shkuan për këtë kategori. Shërbimi për internetin është ndër treguesit që pësuan ulje në krahasim me vitin e shkuar. Nga afro 90 mijë euro, me mospraninë e stafit u shpenzuan diçka më shumë se gjysma e kësaj vlere. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për karburantin, me gjithë abuzimet e ndonjë IAL-je, shumatorja finale e shpenzimeve për “arin e zi” është ulur me 65 mijë euro.

Me gjithë vitin pandemik, “firmëtarët” në universitete nuk e kanë lënë pa ndarë dieta. Plot 147 mijë euro pagesa për udhëtime apo trajtime të veçanta. I vetmi tregues në vendnumëro është ai për pastrimin, mbi 300 mijë euro për të gjashtë IAL-të në një vit.

“ÇUDIRAT”

Titullarët e universiteteve, rektorët dhe kryetarët e bordeve të administrimit as janë lodhur fare për të gjetur mënyrën e duhur për të kamufluar shpenzimet e kota. Në të gjashta universitetet e monitoruara ka handikapë nga më të çuditshmit. Për shembull, në Universitetin e Shkodrës më 21 prill është lidhur një kontratë në vlerën e 51 mijë e 500 eurove për gazoil për ngrohjen e godinave boshe.

Ndërsa ai i Elbasanit, pasi ka blerë 40 mijë euro bojë printeri, ka porositur shërbim printimi në vlerën e 34 mijë eurove. Në kulmin e pandemisë, ku grumbullimet me më shumë se dhjetë persona ishin të ndaluara, “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë konferencë, për të cilën janë dashur 3300 euro vetëm për ushqim. Janë paraqitur apo jo në punë çdo ditë, këtë nuk dimë ta themi, ama Politeknikut i janë dashur mbi 50 mijë euro për karburant makine. Ndërsa Universiteti i Tiranës duket ka gjetur momentin e duhur të instalojë kamera sigurie në vlerën e 260 mijë eurove, që me siguri nuk janë dashur gjatë vitit pandemik.

Marrë nga Panorama.com.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet universitet e tiranes universiteti i tiranes universitet e tiranes universiteti i tiranes

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri