Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Nga viti 2018 dhe me pritshmëritë e këtij viti, arkëtimet nga taksat direkte në rrugën e Kombit arritën vlerën e 4,6 miliardë lekëve ose 37.7 milionë euro, ndërsa financimi nga buxheti i shtetit arriti në 20 milionë euro (2018-2021).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, arkëtimet kanë pasur ecuri më të mirë se planet vjetore të kompanisë “Albania Highway” që administron më koncesion PPP.
Në vitin 2019 kompania arkëtoi 1,8 miliardë lekë nga tarifa direkte nga 1,2 miliardë lekë të planifikuara ose 41% më shumë. Gjithashtu në vitin 2020 megjithëse një vit krize për shkak të bllokimeve në lëvizje që krijoi pandemia të ardhurat nga tarifa ishin mbi 1,4 miliardë lekë ose 12,7% më të larta se, plani i kompanisë.
Vlera e investimeve që duhet të bëjë koncesionari sipas kontratës është 5,6 miliardë lekë, teksa të ardhurat nga tarifa deri më tani mbulojnë 87 për qind të vlerës së investimit.
Kontrata Koncesionare/PPP “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë” ka si objekt përmirësimin e Autostradës “Milot-Morinë”, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj nga ana e shoqërisë koncesionare, sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës.
Aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Deri në fund të vitit 2020 janë realizuar 62% e punimeve të ndërtimit, sipas Ministrisë së Financave.
Sipas raportimeve shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, si dhe punime përmirësuese të komponenetëve të ndryshëm përgjatë autostradës me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë.
Kjo kontratë koncesionare referuar mënyrës së shpërblimit të koncesionarit, realizimin e të ardhurave e ka të parashikuar në formën e tarifave për kalim nga përdoruesit e rrugës ndaj koncesionarit. Gjithashtu, kontrata parashikon garantimin nga ana e autoritetit kontraktues e një pragu të të ardhurave nga trafiku të përcaktuar në kontratë si dhe ndarjen e tyre midis koncesionarit dhe Autoritetit Kontraktues në rast të tejkalimit të këtij pragu. Ndërkohë për realizmin e veprave të artit të përcaktuara në kontratë një pjesë e kostos së tyre mbulohet nëpërmjet subvencionimit nga buxheti i shtetit.
Nga viti 2018 deri në fund të vitit financimet e buxhetit të shtetit për rrugën e Kombit arrijnë vlerën e 20 milionë eurove. Sipas ministrisë së Financave koncensionari ka siguruar të rreth 58 milionë euro të ardhura në katër vitet e para të operimit.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Nga 1 shtatori nisi zbatimin faza III e fiskalizimit, që konsiderohet më delikatja për shkak të numrit të lartë të bizneseve, që përfshin pro...
TIRANË– Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në raj...
TIRANË- Sot u rikthye historia e Drineda Avdi, 28 vjeçarja nga Bilishti që përloti gjithë shqiptarët. Pas kontributit financiar të të gjithë shqipta...
TIRANË– Situata problematike hidrike në dy vitet e fundit ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të plotësojë konsumin në vend ...
TIRANË– Shqipëria prej 6 vitesh po aplikon shërbimin e skanimit në dogana nëpërmjet një koncesioni PPP, i cili financohet prej pagesave direkte nga z...
TIRANË– Situata e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020 ka sjellë ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen. Rritjen më të ndjeshme e kanë sh...
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) njoftoi për ndryshime të reja në kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë ofertuese për konce...
TIRANË– Kredia për kompanitë private të sektorit energjetik për herë të parë ka kaluar nivelet e para pandemisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tre...
TIRANË– Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e v...
TIRANË– Paraja jashtë sektorit bankar ngelet në nivelet më të larta historike, por rritja e saj vjetore po bie gradualisht. Të dhënat e Bankës së Shq...