LIVE UPDATES
Politike

A do ketë ndryshime në qeveri? Flet Mimi Kodheli: E dinim që do kishte prangosje…

4 Prill 2022, 11:45 Nga DOSJA
A do ketë ndryshime në qeveri? Flet Mimi Kodheli: E dinim që do

TIRANË- Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, në një intervistë për “Panorama” duke u ndalur tek Kongresi i PS-së i datës 9 prill, thotë se aty do të trajtohet çështja e organizimit të partisë në funksion edhe të zgjedhjeve të ardhshme vendore. Për sa i përket mundësisë së ndryshimeve në qeveri, ajo shprehet se i duhet dhënë “Çezarit” atë që i takon kurse për zgjedhjen e Presidentit të rij, Kodheli shpreh bindjen se gratë meritojnë më shumë. Lidhur me zhvillimet e fundit, ajo tha ka qenë e vetëdijshme që në nisje të Reformës në Drejtësi, se arrestimet për përfshirje në krim dhe korrupsion do të arrinin deri te politika dhe administrata e lartë shtetërore. Por Mimi Kodheli thotë për gazetën “Panorama”, se nëse SPAK do të hetonte të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës, abuzimet me fondet publike apo detyrën, rastet e të arrestuarve nuk do të anonin nga qeverisja socialiste. Ish-ministrja e Mbrojtjes flet për drejtësi të munguar teksa përmend tragjedinë e Gërdecit dhe ngjarjen e 21 janarit në bulevard.

Partia Socialiste pritet të bëjë një riorganizim të strukturave të saj përmes kongresit të datës 9 prill. A besoni se ky moment është një mundësi e mirë për të zgjedhur me kujdes figurat e reja që do të vijnë në PS me qëllim që t’u mbyllet shtegu atyre që bien lehtë pre e abuzimit me detyrën?

Mimi Kodheli: Kongresi i Partisë Socialiste që do të mblidhet pas pak ditësh do të mbahet në vazhdën e punës dhe organizimit të PS-së. Partia Socialiste është forca më e madhe politike në vend dhe është një aset i shoqërisë shqiptare. Ajo mbetet një forcë vitale, me dinamikat e saj, me filozofinë e saj dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, pasi di të ndryshojë, di që të rinovohet, di që të përmirësohet e forcohet. Partia Socialiste di që të ketë progres dhe reflektim edhe kur është në mandatin e tretë qeverisës. Do të kisha dashur që diçka të tillë të dinë dhe ta bëjnë edhe forcat e tjera politike në vend. Të mund t’i thonë jo stanjacionit apo më keq akoma regresit.

Konkretisht çfarë të rejash do të sjellë Kongresi i Partisë Socialiste? Çfarë do të ndodhë më 9 prill?

Mimi Kodheli: Në Kongresin e datës 9 prill do të ketë disa ndryshime organizative në statutin e partisë dhe do të përcaktohen objektivat për të ardhmen. Vitin tjetër do të kemi zgjedhje vendore, ndaj na duhet të fillojmë të organizohemi që tani.

A duhen bërë ndryshime në qeveri? A ka ministra që i ka konsumuar pushteti dhe duhet që të zëvendësohen?

Mimi Kodheli: Qeveria është një kompetencë e Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Unë mendoj se disa situata shumë të vështira që kemi kaluar, sidomos këto 2 vjetët e fundit, me tërmetin, pandeminë apo sot me pasojat e luftës në Ukrainë, janë përballur në mënyrë të denjë dhe efikase. Ndaj le “t’ia japim Çezarit” atë që i takon. …

Megjithatë, a duhej bërë më shumë dhe më mirë?

Mimi Kodheli: Mendoj se po.

Zj.Kodheli, në një kohë kur e gjithë vëmendja politike ishte përqendruar te zhvillimet brenda PD-së, përplasjet brenda saj, Partia Socialiste u trondit nga arrestimi i një tjetër deputeti. Si ndihet një socialist kur kolegu i tij, deputet apo ministër, i vihen prangat për përfshirjen në krim apo afera korruptive? Kujtoj këtu rastin e Lefter Kokës, Saimir Tahirit dhe tani së fundmi të Alqi Bllakos…

Mimi Kodheli: Ne socialistët ishim ata që besuam më shumë se kushdo tjetër te Reforma në Drejtësi. Jemi duke e bërë këtë, pasi reforma ka nevojë për t’u zbatuar e thelluar më tej, me bindjen se po bëjmë një nga gjërat më të domosdoshme e të nevojshme në vend. E kemi ditur që në fillim të herës se do të mund të kishte edhe përfaqësues të lartë të administratës apo politikës, por vendi kishte dhe ka nevojë të pastrohet e të ketë më shumë drejtësi. Në të tilla raste është shpeshherë e lehtë të rrëshqasësh në pozicionin e prokurorit apo gjykatësit, pa qenë i tillë, ndaj unë thjesht e ftoj drejtësinë që të vazhdojë të bëjë punën e saj, të vendosë drejtësi.

Pse ky shtim i rasteve të arrestimeve nga anëtarë të familjes së Partisë Socialiste? Pse gjithë ky korrupsion me buxhetin e shtetit?

Mimi Kodheli: E mendoj pak ndryshe nga ju. Nëse SPAK do kishte mundësi fizike (them fizike pasi janë të shumta rastet) të hapte dhe hetonte mbi të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës së Republikës, abuzim me fondet publike apo detyrën, të cilat flenë në sirtarët e Drejtësisë, do të shikonit që rastet nuk anojnë nga qeverisja socialiste. Ju më sipër, në pyetjen tuaj, përmendët fjalën krim, që është një fjalë e rëndë, por a ka më krim se tragjedia e Gërdecit dhe ngjarja e 21 janarit në bulevard? Më respektivisht, 26 dhe 4 jetë të humbura. Një drejtësi totalisht e munguar. Gjatë mandatit tim si ministër i Mbrojtjes janë çuar mbi 30 dosje me shkelje të rënda të Kushtetutës dhe abuzim me fondet publike e detyrën, të gjitha të mbyllura, pa u investiguar asokohe nga Prokurori i Përgjithshëm. Ndërsa sot kemi një tjetër realitet. Një drejtësi që ka filluar të funksionojë. Dhe kjo më se pari falë drejtimit të vendit nga një forcë politike si Partia Socialiste.

A besoni se ka ministra apo deputetë të tjerë të përfshirë në afera korruptive?

Mimi Kodheli: Unë besoj te vullneti i mirë që ne kemi për të drejtuar vendin me mendje të hapur e dëshirë të madhe, për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve më shumë perspektivë e siguri, më shumë punë dhe më shumë shpresë. Te të gjitha këto besoj shumë, ndaj edhe merrem me këtë punë që quhet rëndom politikë.

Marrë nga Panorama.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mimi kodheli mimi kodheli

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës