“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Meta takim me sekretarin e federatës së Peshngritjes: Vlerësova mbështetjen për Shqipërinë
3 Prill 2022, 18:36Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Hasan Jalood në presidencë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se vlerësoi mbështetjen institucionale të Jalood për aktivitetet që Federata e Peshngritjes do të zhvillojë në Shqipëri.
Postimi i Plotë:
Prita sot me kënaqësi të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, z.Mohammed Hasan Jalood, i cili shoqërohej nga Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli dhe përfaqësues të lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vlerësova maksimalisht mbështetjen e çmuar institucionale dhe personale të z. Jalood, për aktivitetet që Federata Botërore e Peshëngritjes do të zhvillojë së afërmi në Shqipëri, me urimin për organizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve, që do të rrisin pozitivisht imazhin e Shqipërisë. Duke inkurajuar bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e sigurova ndër të tjera z.Jalood për mbështetjen tonë të gjithanshme në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Shqipëria ka jo vetëm një traditë plot arritje në sportin e peshëngritjes, por është e bindur për rezultate edhe më të suksesshme në të ardhmen.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHKODËR- Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar për takime me strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër. T...
TIRANË- Boksieri Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrie...
TIRANË– Në ditën botërore të autizmit edhe Presidenca e Shqipërisë u ndez e gjitha në ngjyrë blu. Vetë Kreu i Shtetit ka publikuar një video në rrjet...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa foli për zhvillimet në PD, nga dorëheqja e Lul...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se ende nuk ka emra për Presidentin e ardhshëm, por që nuk do t...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kaluar se Lulzim Basha po negocion dhe po tenton të mbledhë firmat për...