“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Basha në Shkodër: Koha do tregoj që kemi të drejtë
3 Prill 2022, 16:43Nga DOSJA
SHKODËR- Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar për takime me strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër. Takimi po zhvillohet në një prej lokaleve në pedonalen e Shkodrës, pranë institucioneve të bashkisë dhe prefekturës.
Pas zbritjes nga mjeti i tij, Basha u prit nga kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, dhe ish-kandidati për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati, të cilët nuk i kursyen as puthjet dhe përqafimet me Bashën. Gjatë takimiet me ta, mësohet se Basha është shprehur se ka hequr do të nga drejtimi i PD-së për shkak të situatave të krijuara dhe se do të punojë për bashkimin e PD-së.
“Hoqa dorë nga procesi për shkak te situatave të krijuara. Ju shpreh mirënjohje për gjithçka keni bërë. Qëndruat fort përballe një gare aspak te zakontë. Nuk do le asgjë pa bere qe kontributi juaj të shpërblehet. Koha dhe e drejta janë ne krahun tonë. Jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak dite me pare. Ai është apeluar nga PD. Gjithçka qe po ndodh është pushtim i paligjshëm. Ti shërbejmë uljes se gjakrave,”-tha ai.
Ndërsa burime bëjnë me dije se në takimin e ish-kryedemokratit mungonin deputetët e PD të Qarkut Shkodër. Këto të fundit ishin të pranishëm një ditë më parë në aktivitetin e 2 Prillit, ku shoqëruan liderin historik të PD-së, Sali Berishën.
(K.M/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Boksieri Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrie...
TIRANË– Në ditën botërore të autizmit edhe Presidenca e Shqipërisë u ndez e gjitha në ngjyrë blu. Vetë Kreu i Shtetit ka publikuar një video në rrjet...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa foli për zhvillimet në PD, nga dorëheqja e Lul...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se ende nuk ka emra për Presidentin e ardhshëm, por që nuk do t...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kaluar se Lulzim Basha po negocion dhe po tenton të mbledhë firmat për...
SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991” në Shkodër. Krah Berishës ...