LIVE UPDATES
Aktualitet

A do të shkojë Shqipëria në një mbyllje të dytë?/Brataj: Nëse masat e marra nuk reflektohen pozitivisht, atëhërë ato

28 Tetor 2020, 15:37 Nga DOSJA
A do të shkojë Shqipëria në një mbyllje të

TIRANË-Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj është shprehur se gjendja e Covid këtu në vendin tonë është e qendrueshme dhe deri tani nuk ka ndonjë emergjencë me rastet që po shtohen të koronëvirusit. Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News 24 ai ka thënë se rritja e rasteve të infektuara në këtë periudhë është normale.

 “Ne teknikët e kemi të vështirë të ndjekim hapat e politikës. Monitorimi bëhet çdo ditë dhe me çdo skenar. Skenarët janë bërë gati. Fakti që ne gjendemi akoma në skenarin e dytë, me COVID2, s’mund të flasim për emergjencë, pasi nuk është. Ajo që po dëgjojmë kohet e fundit është; “katastrofë, vrasës, hajdut” që po dëgjojmë në mediat tona. Për shëndetin e njerëzve duhet të thuhet qartë realiteti. Është normale që janë rritur numrat. I kemi analizuar disa herë të gjitha shkaqet. E kishim thënë për valën që do të vinte në tetor. Është folur gjithmonë. Deri tani menaxhimi po bëhet me skenarin e dytë,” tha Brataj.

A ka parashikim se sa do të rritet numri i testimeve në ditët në vijim?

“Numri i testimeve është rritur. Po të krahasojmë qershorin e sot, jemi mbi 3-fshimin e testimeve. OBSH dhe shtetet fqinje po na tregojnë më së miri shembujt e tyre. Testo, gjurmo trajto, është formula e fillimi të epidemisë. Po të marrim shtimin e numrit, jemi në 1400-1500 teste. Bërja e testeve lidhet me kërkesat. Sot ka vatra. Ka transmetim komunitar. Pra ju se dini se nga e keni marrë infeksionin. Është rritur numri i kërkesave për tampon. Pranë Qendrës Kombëtare të Urgjenca dhe të urgjencave paraqiten njerëz që kanë nevojë. Ata që kanë simptoma testohen. Sot nuk është e këshillueshme që të bëhen me patjetër. Njerëzit asimptomatikë kanë prirje që tamponi të dalë negativ. Numri i të infektuarve është në proporcion të drejtë me numrin e pacienteve të shtruar dhe atyre që humbin jetën. Për 100 mijë banorë në Shqipëri kemi 6.2% vdekshmërinë. Ndaj ku është kjo katastrofë?! Ndaj janë marrë masat për personelin për COVID3, që do të ketë kapacitet për 150 shtretër. Kemi gjithë ato skenarë. Janë rreth 550 shtretër të përgatitur për COVID dhe ne jemi në 250 shtretër. Spitali i ri nuk hapet dhe do rekrutohet personel, pasi ai e ka një të tillë. Janë përgatitur, kjo është normale, madje ka marrë dhe persona shtesë. Është i mjaftueshëm personeli. Kemi nevojë për suport, jo për energji negative. Ekspertët merren me punën dhe s’dalin që të thonë; “bëmë këtë, apo atë”. Nuk po bëhet as më pak e as më shumë se çfarë po bën bota. Po t’i kthehemi pandemive botërore, kjo është e fundit sa i takon vdekshmërive. Më shumë, pacientët vdesin nga sëmundjet e tjera. Duhet mbajtur nën kontroll ky virus.”

Ndërsa në lidhje me maskat ai është shprehur se mbajtja e tyre është më e nevojshme se distancimi social dhe ajo i jep efektet e saj shumë shpejt. Ndërkohë që fjalëve se një mbyllje e dytë do të bëhet ai ka thënë se kjo nuk është planifikuar që të ndodhë por as nuk e ka mohuar si mundësi. Ai ka thënë se gjithaçka varet nga kurba e infektimit do të vijojë këto  javë të para të nëntorit.

Sa do të ndikojë mbajtja e maskave në uljen e shifrave të COVID-19?

“Maska do të paktën ato 3-4 javët e veta që të japë efektet e saj. Do shohim ndryshme me këtë masë. Distancimi dhe përdorimi i maskës, ka dalë evident. As distancimi fizik vet nuk mjafton. Gjatë një teshtime, distanca e spërklave arrin deri në 6 metra. Mbajtja e maskës nuk ndikon në uljen e nivelit të oksigjenit. Edhe personat me sëmundje kronike mund ta mbajnë.”

A po shkon Shqipëria drejt një mbytjeje të dytë?

“Çdo ditë bëhet monitorimi dhe vlerësohet nëse po funksionojnë apo jo masat. Nëse këto masa nuk do të reflektohen në këto 2-3 javë, do duhet të vlerësohen masa të tjera shtesë. Përgjegjësi për shëndetin e njerëzve janë institucionet, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Javën që vjen do të bëjmë sërish një trajnim. Të gjithë spitalet COVID dhe spitalet pediatrike, studimet ndërkombëtare janë në dispozicion të personelit mjekësor. Janë shtuar 10 ekipe epidemiologësh. Dhe ekipet lëvizëse. Po përgatitemi për skenarët. Nuk mund të rrimë më duart lidhur. S’ka gjë që ka filluar dhe s’ka mbaruar asnjëherë. Do të mbarojë dhe kjo pandemi. Pas 6 muajsh mund të themi se mund të bëhej kjo gjë më mirë, ose jo. Ka disa indikatorë që përcaktojnë masat. Nëse kam një bilanc të hyrje-daljeve të pacientëve, duhet të mendojë për situatën”, përfundoi ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne vendin tone situata e covid ne vend skender brataj covid ne vendin tone situata e covid ne vend skender brataj

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës