LIVE UPDATES
Ekonomi

A do të zgjasë deficiti i punëtorëve në vendet e pasura?

25 Shtator 2021, 05:17 Nga DOSJA

TIRANË– Raporti i fundit i punës në Amerikë ishte pozitiv dhe inkurajues. Ekonomia më e madhe në botë shtoi në total 943,000 vende pune në korrik. Ky është raporti më i mirë në gati një vit, por edhe me këtë ritëm punësimi, nuk do të arrijë dot nivelin e parakrizës deri në fillim të vitit 2022, gjashtë muaj pasi prodhimi nisi të rimëkëmbej.

Edhe në vendet e tjera të pasura, do të duhet kohë që vendet e punës t’i rikthehen nivelit të para pandemisë. Kërkesa për punëtorë është ende më e ulët se sa ishte para se të godiste Covid-19; dhe më e rëndësishmja, njerëzit janë tërhequr nga bota e punës.

Para pandemisë, vendet e pasura gëzonin një bum të jashtëzakonshëm të vendeve të punës. Në vitin 2019, u regjistrua përqindja më e lartë e njerëzve mbi moshën 15 vjeç që ishin pjesë e fuqisë punëtore, pra në punë ose në kërkim të saj, që nga viti 1990. Shkalla e punësimit për personat në moshë pune (16 deri në 64 vjeç) ishte në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në mbi gjysmën e vendeve të pasura.

Tani tregjet e punës kanë shkuar në drejtimin e kundërt. Statistikat publikohen me vonesë, por bazuar në të dhënat nga tetë shtete, duket se punësimi në vendet e pasura është 3% nën nivelin para-pandemik (shih grafikun 1). Kjo tregon se ka një deficit prej rreth 18 milionë njerëzish – një humbje e madhe e talenteve, për të mos përmendur uljen e të ardhurave nga taksat.

Si shpjegohet ky hendek? Një shpjegim i mundshëm është se ka shumë pak kërkesë për punë. Një matje e nevojës për punëtorë bëhet duke krahasuar numrin e përgjithshëm të njerëzve tashmë të punësuar me numrin e vendeve të lira të paplotësuara (shiko grafikun 2). Edhe në Amerikë, ky matës ende nuk është rikuperuar plotësisht. Pavarësisht vendeve të lira të punës në nivel rekord, kjo njësi matëse është nën 2% të nivelit të para krizës.

Roli i kufizimeve

Kufizimet e Covid-19, si ndalimet e udhëtimit, me siguri luajnë rol në shpjegimin e kërkesës së dobët. Në Paris, shumë hotele mbeten të mbyllura. Disa ekonomistë e lidhin kërkesën e ulët të punës me shpenzimet e pamjaftueshme. Në tre të katërtat e vendeve të pasura, “impulsi fiskal”, që mat shpenzimet qeveritare, pritet të jetë negativ këtë vit. Megjithatë duket e pamundur që qeveritë të mund të mbyllin deficitin e punëtorëve thjesht duke shpenzuar më shumë.

Krahasoni Amerikën dhe BE-në. Në pranverën e vitit 2020, orët e punës në të dyja ekonomitë ranë ndjeshëm. Amerika më pas miratoi paketa të mëdha stimuluese, ndërsa qeveritë europiane zgjodhën masa më modeste. Që atëherë, rimëkëmbja e orëve të punës ka qenë paksa më e fortë në Amerikë – por paratë e mëdha shtesë nuk gjeneruan shumë punë shtesë.

Kjo tregon se deficiti i punëtorëve nuk ka të bëjë vetëm me kërkesën. Oferta për punëtorë mund të ketë rënë më tepër, duke kufizuar rikuperimin e vendeve të punës. Pjesa e njerëzve në fuqinë punëtore në vendet e pasura ka rënë ndjeshëm që kur filloi pandemia. Treguesit e tjerë gjithashtu reflektojnë mungesë punëtorësh. Pagat, për shembull, po rriten fuqishëm.

Për të kuptuar nëse deficiti i punëtorëve do të lehtësohet, atëherë, duhet të kemi parasysh pse ka rënë oferta e punës. Tre shpjegime kryesore dalin në pah: përçarja për shkak të përhapjes së Covid-19; ndikimi i politikës së mirëqenies dhe pensioneve; dhe ndryshimet në qëndrimet e njerëzve, për shkak të pandemisë.

Marrim së pari përçarjen. Zakonisht besohet se mbyllja e shkollave e ka bërë të pamundur që prindërit, veçanërisht nënat, të hyjnë në punë. Megjithatë, dëshmitë për këtë janë të përziera. Analizat nga Jason Furman, Melissa Kearney dhe Wilson Powell III arrijnë në përfundimin se papunësia shtesë tek nënat e fëmijëve të vegjël, përbën një pjesë “të papërfillshme” të deficitit të punësimit në Amerikë. Pavarësisht se është përfolur shumë për një “she-cession” në fillim të pandemisë, në shumicën e vendeve të pasura, deficiti i punëtorëve për burrat mbetet më i madh se për gratë.

Përçarja në emigrim mund të jetë një shkak më i besueshëm i mungesës së fuqisë punëtore. Para pandemisë, emigracioni nxiti rritjen e fuqisë punëtore. Pastaj vendet mbyllën kufijtë e tyre për të përmbajtur rastet. Sot lëshimi më i ulët i vizave në Amerikë përbën rreth një të pestën e deficitit të punonjësve të saj. Australia po humb emigrantë për herë të parë që kur filluan regjistrimet në vitet 1950.

Frika nga virusi gjithashtu mund të ketë çekuilibruar furnizimin me punë. Edhe në vendet me furnizim të mjaftueshëm vaksinash, një pjesë e madhe e njerëzve shqetësohen nga infektimi me Covid-19 (shih grafikun 3). Kjo i largon disa njerëz nga puna në sektorë me kontakt të lartë fizik, siç është hoteleria.

 

Furnizimi më i ulët me punë gjithashtu mund të pasqyrojë ndikimin e politikave të mirëqenies, si ndihmat financiare dhe pensionet. Kështu ka qenë rasti në Amerikë: hulumtimet e fundit nga Banka Goldman Sachs, kanë zbuluar se “pensionistët me para të tepërta” përbëjnë rreth një të katërtën e rënies së shkallës së pjesëmarrjes në punë në vend.

Megjithatë, në vende të tjera, pjesa e 55-64-vjeçarëve në fuqinë punëtore është rritur. Hulumtimi nga OECD, një grup studimor i vendeve të pasura, ka treguar se në shumë vende, kthimet nga fondet e pensioneve ishin të pakta në vitin 2020. Kthimet reale të fondeve kanadeze, në 1.9%, ishin një e treta e atyre të Amerikës; në Australi, ato ishin negative. Nuk është çudi që në të dyja vendet, pjesëmarrja e të moshuarve në fuqinë punëtore, është rritur.

Ndërsa për të rinjtë, pagesat bujare të ndihmave qeveritare në vitin 2020, si pjesë e paketave stimuluese ekonomike, mund të kenë ulur nevojën për të gjetur punë. Edhe pse shumë prej këtyre programeve tani po tërhiqen, njerëzit mund të kenë grumbulluar tashmë kursime, gjë që mund të vonojë kthimin e tyre në punë. Sipas analizës sonë, familjet në vendet e pasura kanë krijuar fonde shtesë me vlerë sa një e dhjeta e shpenzimeve vjetore të konsumatorit.

Arsyeja e tretë për ofertën më të ulët të punës lidhet me ndryshimin e qëndrimeve. Një mundësi është që pandemia i ka bërë njerëzit ta vlerësojnë më pak punën. Shumë raportojnë në sondazhe se po e vlerësojnë më tepër se më parë kohën e kaluar me familjen.

Megjithatë nuk mund të dihet me siguri nëse po ndodh me të vërtetë një ndryshim në preferencat e punës dhe kjo do të ishte një ngjarje e madhe; por është e vështirë të dihet nëse po ndodh vërtet. Britania na jep një ide të situatës, sepse ka gjurmuar njerëzit që thonë se duan të punojnë më pak orë, edhe nëse paga e tyre do të ulej. Numri i këtyre njerëzve është rritur gjatë pandemisë.

Po të mbledhim të gjithë këta faktorë së bashku, dalim në përfundimin se shkalla në të cilën do të rritet deficiti i punëtorëve, do të varet pjesërisht nga fakti se sa do të zgjasin përçarja dhe frika e shkaktuar nga pandemia. Rritja e pagave mund të joshë disa nga ata që e lanë fuqinë punëtore për t’u rikthyer në punë.

Por sa më gjatë që të vazhdojë pandemia, aq më i vështirë bëhet kthimi për ata që u larguan, dhe gjithashtu ka më shumë të ngjarë që të zbehen zakonet e reja të nxitura nga pandemia. Prandaj, duket se deficiti i punëtorëve mund të zgjasë për disa kohë.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi deficiti i punetoreve deficiti i punetoreve

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend