All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

A do t’i përmbushë Presidenti Biden zotimet përballë koronavirusit?

27 Janar 2021, 17:37 Nga DOSJA
A do t’i përmbushë Presidenti Biden zotimet përballë
All - Paragraf - 1

SHBA- Kur Presidenti Joe Biden publikoi planin e tij me 200 faqe kundër koronavirusit një ditë pasi bëri betimin, ekspertët e shëndetit publik reaguan me entuziazëm… pak a shumë.

“Të gjithë ne në sektorin e shëndetësisë kërkonim një plan nga administrata e Presidentit Trump,” shprehet ish-komisionerja për shëndetësinë në qytetin e Baltimorës, Leana Wen, tani pedagoge për shëndetin publik në Universitetin George Washington. “Sa ndryshim do të kishte bërë një plan i tillë i nxjerrë muaj më parë”.

Nga ana tjetër, Ashish Jha, dekan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Brown thotë: “Nuk është ndonjë ide gjeniale (plani i administratës së Presidentit Biden). Ky është thjesht një plan bazë për shëndetin publik. I vetmi gjenialitet është se gjatë administratës së mëparshme nuk u bë asgjë”.

Tani që ekziston një plan, priten rezultate. Mesatarisht 3,000 vetë vdesin çdo ditë nga COVID-19, sipas statistikave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Ekonomia është e paralizuar në masë të madhe prej pothuajse një viti dhe virusi po shfaq mutacione.

Suksesi apo dështimi i planit të Presidentit Biden do të matet nga numri i viktimave nga sëmundja. Por disa faktorë janë jashtë kontrollit të administratës, si përhapja e varianteve të reja më ngjitëse.

Administrata e Presidentit Biden duhet gjykuar nga veprimet që bën, thotë zonja Wen: “A do të jenë në ngjendje të arrijnë standardet për testime, për gjurmimin e personave të ekspozuar? A do të jenë në gjendje të arrijnë objektivat për vaksinime?”

Plani fillestar i zotit Biden parashikonte 100 milionë vaksinime në 100 ditët e para në detyrë. Por klinikat që tani po bëjnë afërsisht 1 milion vaksinime në ditë, thonë kritikët, duke theksuar se presidenti duhet të deklarojë një numër më ambicioz.

“Nuk duhet të caktojnë një objektiv të ulët për veten dhe vendin. Tani është koha për veprime të guximshme,” thotë zonja Wen.

Por ka një numër faktorësh që mund të kufizojnë një përshpejtim të madh. Vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer-BioNTech shoqërohen me procese specifike prodhimi.

Të hënën, Presidenti Biden u tha gazetarëve se prodhuesit kanë rënë dakord të bëjnë më shumë.

“Mendoj se me ndihmë të Zotit dhe me mbarësi e pa të papritura, mund të arrijmë të bëjmë 1.5 milionë vaksinime në ditë, në vend të 1 milion vaksinimeve,” tha ai.

Zoti Biden duhet të ndreqë edhe problemet në programin e shpërndarjes së vaksinave që ka vonesa të shumta dhe ka hasur në një numër komplikimesh.

Deri të hënën, vetëm gjysma e dozave që u ishin dërguar shteteve ishin përdorur për vaksinime. Shumë amerikanë që janë përpjekur të vaksinohen kanë hasur në vështirësi gjatë telefonatave apo në sistemin elektronik për të caktuar orarin e vaksinimit. Klinikat kanë hasur në vështirësi në planifikimin e fushatës së vaksinimeve pasi nuk kanë informacion të saktë mbi numrin e vaksinave që disponojnë dhe kohën kur do të arrijnë vaksinat. Disa janë detyruar të anulojnë vaksinime pasi dozat nuk ishin dërguar në kohë.

Testime, Gjurmime, Izolim

Që prej fillimit të pandemisë, janë vërejtur mungesa në tamponat për testime dhe vonesa në dërgesa. Plani i Presidentit Biden parashikon shtimin e ritmit të testimeve. Plani nuk përcakton një objektiv konkret, por zoti Jha thotë se do të donte që brenda 1-2 majsh testimet të dyfishohen.

Ai thekson se duhet të shtohet edhe numri i klinikave që ofrojnë testime, përfshirë shkolla dhe zyra, për të ndihmuar rihapjen e aktivitetit ekonomik.

Administrata e Presidentit Biden ka në plan të mbledhë më shumë të dhëna për koronavirusin. Këtu përfshihen kohëzgjatja për të bërë testin dhe për të marrë rezultatin, thotë Adriane Casalotti, shefe për marrëdhëniet me qeverinë në Shoqatën Kombëtare të Zyrtarëve Komunalë (NACCHO).

“Nëse rezultati jepet pas dy ditësh, ky person ka qenë gjatë kësaj kohe në kontakt me shumë njerëz të tjerë” dhe ndoshta ka vazhduar të përhapë virusin, thotë ajo. Disa zona vazhdojnë të shfaqin vonesa, megjithëse ka kaluar një vit që nga shfaqja e virusit në SHBA.

Një tjetër faktor është koha që kalon deri në momentin që izolohet personi i infektuar.

“Kjo është një pyetje shumë e thjeshtë, por të pakta janë komunat që kanë një përgjigje konkrete për të,” thotë Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Mbledhja e të dhënave të tilla do të jetë e vështirë, thotë ai. Natyra e fragmentizuar e sistemit të shëndetësisë në vend nënkupton se ky informacion është i shërndarë në një numër spitalesh, kompanish për sigurime dhe agjencish qeveritare.

Shtimi i Armatës së Punonjësve të Shëndetësisë

Për të intensifikuar betejën kundër coronavirusit duhet të punësohen më shumë punonjës shëndetësie. Departamentet lokale të shëndetësisë kanë humbur 16% të personelit të rregullt nga 2008, sipas shoqatës NACCHO.

Zonja Wen thotë se sistemet e shëndetësisë prej vitesh vuajnë probleme nga mungesa e fondeve, “të cilat kanë krijuar efekte konkrete gjatë pandemisë, pasi ishte e pamundur të mobilizohej një përgjigje e fortë“.

Presidenti Biden ka propozuar punësimin e 100,000 punonjësve shtesë të shëndetësisë. Ky është një numër i madh thotë zonja Casalotti. Aktualisht ky sektor ka rreth 136,000 punonjës.

Departamentet lokale të shëndetësisë kanë nevojë për mbështetje, por jo thjesht për betejën me COVID-in. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me këta të punësuar të rinj kur të vihet nën kontroll pandemia.

“Kjo është kriza më e madhe që kemi hasur ne si sektor, por nuk do të jetë e fundit,” shton ajo.

Zoti Biden duhet të kërkojë fonde nga Kongresi për të paguar punonjësit e rinj. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi vitin e kaluar një projektligj që përfshinte fonde për shtimin e punonjësve të sektorit të shëndetësisë, por Senati që kontrollohej nga republikanët nuk e miratoi. Paketa e re e Presidentit Biden përfshin fonde për punonjësit e rinj, por e ardhmja e këtij propozimi është e paqartë.

Maskat

Ekspertët theksojnë nevojën për shtimin e personave që vënë maskë. Rezistenca ndaj maskave mori nuanca politike gjatë administratës së Presidentit Trump. Anketat tregojnë se republikanët shprehen më rezistentë ndaj maskave se demokratët, megjithëse ka prova se maskat ndihmojnë për të ulur ritmet e përhapjes së infeksionit.

Zoti Biden ka dhënë urdhër për vënien e maskave në objekte federale dhe në transportin publik, përfshirë avionë, trena e autobusë. Ai u bëri thirrje amerikanëve të vënë maskë gjatë 100 ditëve të para të administratës së tij, por shtoi se ai nuk gëzon autoritetin për ta bërë maskën të detyrueshme në shkallë kombëtare.

Këtë mund ta bëjnë guvernatorët. Por 13 shtete nuk kanë mandate për maskat, sipas portalit Masks4All.co.

Pajisjet për Mbrojtje Personale

Në shumë zona në vend, punonjësit e shëndetësisë detyrohen të ripërdorin të njëjtën maskë N95 si dhe mjete të tjera mbrojtëse që janë me një përdorim. Presidenti Biden ka aktivizuar Ligjin e Prodhimit për Mbrojtje për t’u kërkuar kompanive amerikane të shtojnë prodhimin e pajisjeve esenciale në betejën me koronavirusin, përfshirë maska, doreza plastike dhe të tjera.

Ky ligj u aktivizua edhe nga administrata e Presidentit Trump, megjithatë mungesat në pajisje esenciale vazhdojnë.

Zonja Wen tha se amerikanët presin të shohin nëse Presidenti Biden do të përmbushë zotimet. Presidenti u ka kërkuar amerikanëve të bëjnë sakrifica, duke vazhduar masa të izolimit dhe distancimit fizik.

“Prej administratës duhet të shohim nëse janë të gatshëm të marrin përsipër edhe sfida më të vështira,” thotë zonja Wen.

Marre nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit