Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kreu i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, talat Xhaferri në një intervistë në ABC, ka folur për atë se çfarë e pret Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin qershor, nëse do të hapen ose jo negociatata. Xhaferri tha se pritshmëritë janë të larta, por gjithnjë duhet ruajtur një dozë rezervë. I pyetur nga gazetarja Karadaku se a duhet të ndarë Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në qershor nëse sërish Bullgari vendos veton, Xhaferri tha se kjo pjesë ju përket institucioneve ndërkombëtare të BE dhe jo vendeve tona.
BISEDA:
Karadaku: Kryetar kam edhe një pyetje që ka të bëjë me situatën në vendet tona, në fakt ka të bëjë me atë paketë ku është çift Shqipëria me Maqedoninë e Veriut. Çfarë mendoni ju se do të ndodhë në qershor? A mendoni ju se do të ishte e drejtë ose jo e drejtë që të ndahet ky çift, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë rrugën veç e veç siç e ka paralajmëruar kryeministrin Rama diçka të tillë, nëse nuk ka një dakordësi me Bullgarinë?
Xhaferri: Kur flasim për çiftin, për të drejtën apo pa të drejtën fillimisht duhet të themi se çështja e çifteve nuk është pjesë e vendimmarrjes tonë që ne të shkojmë paralel me njëri-tjetrin, kjo është çështje e vendimmarrjes së Bashkimit Europian të vendimmarrjes së tyre. Në atë kontekst ne nuk kemi patur zgjidhje tjetër, përpos të rrugëtojmë bashkë. Vlerësimi për 2019-ën bëhet bashkarisht edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse i kanë përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme që hapin fazën e radhës në negociata. Për fat të keq kundërshtimi bilateral i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut rezultoi që dëm kolateral të jetë edhe statusi i republikës së Shqipërisë. Në kontekst të së drejtës çdo vend sovran ka të drejtën e vet individuale, dhe ne aty nuk mund të ndërhyjmë edhe po të duam, sepse është e drejtë e institucioneve të Shqipërisë që të veprojnë për atë si është më e drejtë për vendin. Ne si Maqedoni e Veriut duhet të punojmë për arritjen e rezultateve dhe jo të mendojmë nëse Shqipëria do të ndahet apo jo.
Karadaku: Çfarë prisni në Qershor?
Xhaferri: Pritshmëritë kundrejt asaj që i kemi si komunikim me instancat ndërkombëtare, pritshmëritë janë që republika franceze duke kryesuar në këtë proces besoj se do të bëjë hapin e duhur që në përmbyllje të kryesimit francez të përmbyllet edhe kjo çështje dhe të përcaktohet data. Por përsëri një dozë rezerve duhet të kemi gjithnjë sepse në formë të prerë për këto çështje që nuk varen nga ne nuk mund të ketë formë të prerë. Por pritshmëritë kundrejt asaj që janë komunikimi i duhur institucional me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare janë drejt asaj që ka shans që kryesimi francez të rezultojë me hapje të negociatave.
(A.B)/Dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË– Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara kanë punuar për të nxjerrë civilët nga uzina Azovstal, ku rreth 200 civilë së bashku me luftëtarët ukrain...
GJERMANI– Një grua 39-vjeçare në Gjermani është shpallur fajtore për sulm seksual pasi shpoi prezervativët e partnerit të saj në përpjekje për të m...
URKAINË- Me afrimin e “Ditës së Fitores” tradicionale të 9 majit të Rusisë, ka spekulime se presidenti Vladimir Putin do ta përdorë këtë ditë p...
UKRAINË– Rusia lëshoi katër raketa në qytetin port jugor të Odesa të shtunën, sipas administratës ushtarake rajonale të Ukrainës ku fatmirërisht kn...
PARIS- Presidenti i Francës Emmanuel Macron teksa fliste gjatë inagurimit të tij për çështjen e Ukrainës u zotua se vendi i tij do të ndërmarrë çd...
MAL I ZI- Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër liderit të arratisur të klanit Skaljar, Jovan Vukotiq nga Kotorri, pasi së bashku me Jank...
BRITANI E MADHE- Ajo ishte në gjendje të ndalonte luftërat, të miqësohej me presidentët, të ndërtonte një perandori globale jetimoresh dhe të lironte të burgosu...
SHBA- Brendësia e Tokës po ftohet më shpejt nga sa kemi vlerësuar më parë, sipas një studimi të fundit, duke shkaktuar pyetje se sa gjatë mund të jetojnë njerëz...
FRANCË– Emmanuel Macron është betuar për mandatin e tij të dytë si president i Francës në një ceremoni në Pallatin Elysee. Macron fitoi 58.5 për qind...
UKRAINË- Kryetari i Bashkisë së Kharkiv Oleh Synyehubov, ka njoftuar se një raketë ra në çatinë e Muzeut Kombëtar Hryhoriy Skovoroda një muze kushtu...