“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Afro 17 mln lekë/ Grabitja e bankës në Koplik, gjendet mjeti që ‘maskat’ i morën qytetarit
10 Maj 2022, 09:22Nga DOSJA
MALËSI E MADHE- Tre grabitësit që nën kërcënimin e armës morën mbi 17 milionë lekë të vjetra në valuta të ndryshme janë ende në arrati. Një ditë pas grabitjes së filialit të njërës prej bankave të nivelit të dytë në Koplik është gjetur edhe makinë me të cilën tre të maskuarit u arratisën. Bëhet fjalë për mjetin e llojit “Mercedes Benz” që grabitësit ia morën një qytetari që e kërcënuan me armë.
Rreth orës 14:00 të mesditës së kaluar, ata morën paratë në bankë duke kërcënuar punonjësit e klientët me armë dhe u larguan me një mjeti të llojit “Golf” që i priste jashtë. Rastësisht, një efektiv policie e ka parë skenën e ka tentuar që t’i ndalojë, por i vetëm nuk ia ka dalë dot. Deri në momentin që në vendin e ngjarjes kanë shkuar përforcimet, grabitësit ishin arratisur.
Ata shkuan në dalje të Koplikut, pranë zonës së quajtur Bajzë, ku dogjën mjetin e tyre dhe i zunë pritë një qytetari. Nën kërcënimin e armës, grabitësi e zbritën në tokë, i mprën mjetin e llojit “Benz” dhe u larguan. Por sot, kjo makinë është gjetur në zonën e quajtur Shegan, pranë Liqenit të Shkodrës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Autorët dyshohet se fshihen në fshatrat mes Shkodrës dhe Malit të Zi.
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
SHKODËR– Ergys Malja, i mituri që është vënë në pranga për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur është dënuar me 10 vite burg. Malja është akuz...
DURRËS– Sot është shembur me tritol e shpërthim të kontrolluar një pallat 6-katësh, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5.. Ky pallat is...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama do të vijojë qëndrimin e tij në Belgjikë edhe për një ditë tjetër, pasi nesër do të ketë një takim të rëndësishëm me të gji...
TROPOJË– Fotoja që po shikoni tregon vendin ku u rrëzuan turistët gjermanë, një prej të cilëve humbi jetën. Rruga që shihet e shënuar me të verdhë ës...
ITALI- Një tentativë vrasje ka ndodhur jashtë një klubi nate në zonën universitare të Bolonjës ku një 17-vjeçar shqiptar goditi me thikë një bashkëkombas...