LIVE UPDATES
Aktualitet

U mësoi shqip amerikanëve e kinezëve, ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare albanologu Agron Fico

2 Qershor 2020, 07:14 Nga DOSJA
U mësoi shqip amerikanëve e kinezëve, ndahet nga jeta në

TIRANË- Albanologu i njohur Agron Fico, është shtuar sot në moshën 89-vjeçarë. Lajmin e për vdekjen e tij e ka dhënë Akademia e Shkencave, e cila në një njoftim shkruan se Fico ka qenjë një prej dijetarëve që ia kushtoi tërë jetën trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar. Albanoogu njihet për punimet e tij të shumta dhe kontributin e dhënë për kulturën shqiptare. Për meritat e tij Fico është nderuar me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike.

NJOFTIMI PËR VDEKJEN

Ndërron jetë studiuesi i njohur Agron Fico, “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”. U nda nga jeta në mënyrë të papritur studiuesi i njohur Agron Fico, një prej dijetarëve që ia kushtoi tërë jetën trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar. Komisioni i artit dhe trashëgimisë i Akademisë së Shkencave, në të cilin prof. Agron Fico dha kontribut të vyer deri sa pati frymë, u shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve, gjithë bashkësisë së shkencave shqiptare, me të cilat qe e lidhur jeta e tij që prej mbi gjashtë dekadave. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ata që ia kanë kushtuar pasionet dijeve të identitetit dhe përurimit të vlerave shqiptare në botë.

Studimet e prof. Agron Ficos përbëjnë një pasuri dhe pikë referimi për studiuesit shqiptarë të disa fushave: në gjuhësi, etnokulturë dhe sidomos në epikën heroike legjendare. Personalitet i spikatur i botës shkencore shqiptare, prej disa dekadash, ai ka dhënë shumë në albanologjinë e brendshme dhe të jashtme. Puna e këtij albanologu dhe studiuesi të palodhur është e lidhur ngushtë për disa dhjetëvjeçarë me disa fusha kërkimi e studimi. Në punën dhe përpjekjet e palodhura të këtij njeriu me interesa të gjera e të shumanshme veçojmë ndihmesat e tij shkencore jashtë vendit kushtuar kulturës shqiptare, në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për popullin shqiptar organizuar në SHBA, Kinë, Greqi, Rumani e Turqi. Në vitin 2000 ai përfaqësoi vendin tonë në Kongresin VI Botëror për çështje të postkomunizmit në Europë e gjetkë, mbajtur në Finlandë.

Studiuesi Agron Fico është i pari studiues që, pas një pune këmbëngulëse dhe plot pasion, arriti të këshillojë koleksionin e famshëm Parry-Lord që ruhet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit, që përmban mbi 60 këngë epike historike dhe legjendare kënduar nga rapsodë bilingë, shqip e serbokroatisht, mbledhur gjatë dy ekspeditave të homerologëve të famshëm amerikanë Milman Parry dhe Albert Lord në Shqipërinë e Veriut dhe në Sanxhak e Novi Pazar. Veprimtaria studimore dhe ajo universitare janë të pandara në jetën e prof. Agron Ficos. Përveç Universitetit të Tiranës, ai jo vetëm ligjëroi, por dhe bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston. Prandaj ai është quajtur me të drejtë “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Për meritat e tij të rralla Agron Fico është nderuar me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike. Emri i tij gjendet midis emrave të profesorëve më të shquar universitarë amerikanë në leksikonin “Ëho’s Ëho Among American’s Teachers” (bot. 2000). Në dekadat e fundme ai ishte nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Ai është nderuar me titullin “doctor honoris causa” prej Universitetit “Eqrem Çabej” dhe ishte qytetar nderi i Gjirokastrës. Akademia e Shkencave humbi një mik, koleg e bashkëpunëtor të vyer, shkencat shqiptare do ta ndiejnë mungesën e mendjes së tij. Prehu në paqe, miku ynë Agron Fico!

Disa nga veprat e prof. Agron Ficos: “Profesor në tre kontinente” (SHBA 2004); “Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006); “Rilindja e Shqipërisë etnike” (Tiranë 2009); “Beautiful America” (Tiranë 2014); “Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016). Tekste shkollore dhe universitare për të huajt: “Gjuha shqipe”, metodë për studentët amerikanë; “Unë flas shqip”, metodë e gjuhës shqipe për të huaj; “Metodë e gjuhës shqipe”, I-IV, tekst për studentët kinezë; “Histori e Shqipërisë”, tekst për studentët amerikanë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron fico akademia e shkencave vdes agron fico agron fico akademia e shkencave vdes agron fico

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë