LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksioni kundër informalitetit, pas pagave, edhe për kompanitë e naftës dhe energjisë

19 Janar 2022, 06:17 Nga DOSJA
Aksioni kundër informalitetit, pas pagave, edhe për kompanitë e

SHQIPËRI – Për 2022 përveç aksionit kundër informalitetit në paga administrata tatimore pritet ndërmarrë edhe kontrolle në sektorin e energjisë dhe hidrokarbureve. Vëmendja e tatimorëve në luftën kundër informalitetit do të përqendrohet edhe për trajtimin e sektorëve të tjerë apo tatimpaguesish në varësi të madhësisë të tyre që do të vazhdojë për vitet 2022-2024.

Masat që do të vijojnë të ndërmerren nga administrata tatimore për fuqizimin e luftës kundër informalitetit janë paraqitur në projektvendimin për MFE për “Programin e reformave ekonomike 2022-2024”. Kontrolli i riskut do të bazohet mbi kontrollin e plotë tatimor, kontroll nga zyra, vizitat fiskale, monitorimi, kontakti me letra dhe telefonata.

Më herët ministrja e Financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi nisjen e aksionit kundër informalitetit në sektorin e pagave. Administrata tatimore deri tani i ka dërguar rreth 10,000 letra tatimpaguesve që përbëjnë risk në deklarimin real të pagave. Kontrollet pritet të nisin pas muajit shkurt për t’u dhënë kohë subjekteve të vetëkorrigjohen pas dorëzimit të listëpagesave nga 10 janari.

Në vitin 2021, në kuadër te luftës kundër informalitetit administrata tatimore hartoi dhe zbatoi planin sektorial të turizmit 2021 dhe rindërtimit. Sipas programit të reformave ekonomike thuhet se nga zbatimi i planit të informalitetit në turizëm është shënuar rritje e TVSH-se se detyrueshme për tu paguar me 15%, për të njëjtët tatimpagues që kanë qenë aktiv dhe në vitin 2019, gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Gjithashtu sipas tatimeve aksioni i ndërmarrë ka ndikuar edhe rritjen e regjistrimit të 175 subjekteve me TVSH dhe rritje me 8% e numrit të punonjësve për tatimpagues aktiv në të dy periudhat 2021-2020 dhe është shtuar 16% numri i punonjësve të deklaruar për popullatën e targetuar aktive.

Në sektorin e rindërtimit në fokus të kontrollit të tatimorëve ishte menaxhimi i riskut për kompanitë zbatuese të programeve të rindërtimit që u përjashtuan nga TVSH-ja. Vitin e kaluar u realizuan 45% e kontrolleve nga zyra, ku rezultoi detyrim i pagesës për TVSH-së në vlerën 53,735,561 lekëve. Ndërsa për ata tatimpagues të cilët kanë rezultuar mospërmbushës janë planifikuar 125 vizita fiskale, 45 kontrolle tatimore në ambientet e subjekteve, si dhe 324 kontrolle nga zyra për kompanitë që nuk janë të pajisur me Autorizimin “Për përjashtim nga TVSH për subjektet e Rindërtimit” por, kanë bërë shitje pa TVSH ndaj tatimpaguesve të pajisur me autorizimin për sa i përket detyrimit për rregullimit të TVSH. Sipas dokumentit proces do të vazhdojë edhe në 2022 do të pasqyrojmë një përmbledhje të gjetjeve nga vizitat fiskale dhe kontrollet në ambientet e tatimpaguesve për të konkluduar mbi këtë plan sektorial.

Efektet e aksionit kundër informalitetit në turizëm dhe rindërtim: Rritje me 8% e xhiros gjatë sezonit turistik 2021, krahasuar me vitin 2019 për të njëjtën periudhë për tatimpaguesit aktivë të synuar; 4% rritje e pagesës së TVSH-së duke identifikuar dhe inkurajuar tatimpaguesit që rezultojnë në mos-deklarim apo pagesë të vonuar; Reduktim me 25% të numrit të tatimpaguesve (TP) që deklarojnë në listë pagesë vetëm 1 punonjës; Zvogëlim me 15% të numrit të punonjësve me pagë minimale ose më pak.

Rindërtimi: U identifikuan tatimpagues me risk; Shitjet e mëdha te përjashtuara nga TVSH-ja; Tatimpagues me përqindjen më të lartë të punonjësve nen pagën minimale; Tatimpagues me një rënie në koeficientin e pagesës së TVSH-së; Tatimpagues që rezultojnë me 1-3 punonjës; Tatimpagues që në mars 2020 rezultuan në një rënie në numrin e punonjësve; Tatimpagues qe rezultuan me humbje gjatë vitit 2020. (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet energjia informaliteti nafta energjia informaliteti nafta

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale