22 Janar 2023, 10:28
Nga a.l
Familja Jashari
KOSOVË- Sot shënohet 25-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz. Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.
Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa. Pas disa orë luftime dhe rezistencë, forcat pushtuese detyrohen të tërhiqen, ashtu siç u tërhoqën në sulmin e parë kokulur, madje tashmë ishte hera e dytë që po humbnin betejën.
Në vendosmëri për të mos lejuar armikun të shkelë në këtë tokë gjatë këtij sulmi kishin mbetur të plagosura Selvete Jashari, vajza e Hamzës, e cila, pas marsit të përjetësisë, do të bëhej dëshmore dhe Ilirjana Jashari, vajza e Rifatit.
Sulmet mbi familjen Jashari nuk do të ndaleshin. Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin./KosovaPress
familja jashari
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:31
A.B
Policia
VLORË- Dy persona janë proceduar në Vlorë pasi janë kapur duke vënë baste online. Këta persona kishin organ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:17
a.l
Rruga e Arbrit
DIBËR- Reshje të dendura dëbore kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në Dibër. Problemati...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:13
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Demir Cara është personi i cili jeton në banesën që u hodh lënda plasëse pak pas mesnate mb...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:06
A.B
Policia
TIRANË- Persona të paidentifikuar hodhën mbrëmjen e djeshme sasi tritoli në banesën e Demir Carës. Nga shpë...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:59
A.B
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës. Në banesën e 34-vjeçarit me inicialet D. C., &e...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:40
A.B
Aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në zonën e Astirit. Në pamje shihet një mjet ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:39
A.B
Debore
KUKËS- Territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore deri në orët e para të mëngjesit. ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 09:06
A.B
Rruga me debore
TIRANË- Aksi Qafë Thore-Theth është i vetmi ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Sh...
Aktualitet
22 Janar 2023, 08:54
A.B
Bettanu Hugs
BRITANI- Ditën e djeshme startoi një prej programeve më të famshme në botë “BBC World”. Dokumentar i...
Aktualitet
22 Janar 2023, 08:42
A.B
Permbytje
SHKODËR- 1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër, e rritur me 100 Ha. Rruga e Obotit ka prezencë uji ...