LIVE UPDATES
Aktualitet

3 drejtues të lartë të Gjyqësorit në dijeni për hakerimin e kompjuterave në SPAK”/ Avokati: Duhet të bënin deklarimin si persona në dijeni

Avokati Redi Ramaj, tha gjatë emisionit  se 3 personat në dijeni, duhet të kishin deklaruar se u janë dërguar materialet.

20 Janar 2026, 20:33 Nga E. D
3 drejtues të lartë të Gjyqësorit në dijeni për
SPAK

TIRANË- Emisioni i kësaj të marte, “Në Shënjestër”, publikoi fakte dhe prova nga dosja hetimore e hakërimit të sistemit kompjuterik të SPAK, ku ndër të tjera thuhet se në dijeni të materialeve që u morën nga kompjuterat e disa prokurorëve ishin 3 drejtues të lartë të sistemit të Gjyqësorit në vend, një anëtar i Gjykatës së Lartë, një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Avokati Redi Ramaj, tha gjatë emisionit  se 3 personat në dijeni, duhet të kishin deklaruar se u janë dërguar materialet.

Gazetari Xhevair Zhabina tha se pasuordet e vendosura nga 3 prokurorët e SPAK, ku u ndërhy nga personat e akuzuar, ishin të thjeshtë.

Këtë e dëshmoi dhe Arnold Rrokaj i cili i pyetur në SPAK, rrëfeu se si hyri në kontakt me emailet e prokurorëve të SPAK.

Ai tha se nuk pati asnjë vështirësi për të kaluar në stadin tjetër atë të hakerimit të tyre.

Materiale të cilat me t’i shkarkuar, ai thotë se ai i ruajti në aparatin e tij celular.

Duke ua shpërndarë edhe personave të tretë.

“Pasi hyra në faqen spak.gov.al, aty m’u shfaq një faqe emaili, ku më kërkoheshin kredencialet për të hyrë.

Konkretisht provova disa kredenciale, me emrat e prokurorëve të SPAK.

Midis tyre ajo që arrita të hap ishte përdoruesi e.k, me fjalëkalim Spak@2019.

Sipas të dhënave të dosjes, zbulimi erdhi nga komunikimet mes Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonit, të akuzuar tashmë nga SPAK për këtë çështjem komunikim që nisi në shkurt të vitit 2025.

Bisedat u zbuluan pas zbërthimit të telefonit të Zambak Gjonit, ku në njërën nga këto biseda që presupuzohet të jetë e para midis tyre në tentativën për hakerimin e SPAK, Arnold Rrokaj pasi i dërgon një link të faqes në internet të SPAK, e informon Zambak Gjonin, mbi operacionin që po ndërrmerr.

Gjë të cilën e shoqëron me jo pak ngazëllim dhe lutje që kjo gjë të bëhet e mundur.

Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto, në dukje si një faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK.

Pasi u hap, nga kurioziteti provova edhe dy përdorues të tjerë, të cilët edhe këta u hapën, po me fjalëkalimin Spak@2019.

Ku i shtyrë nga kurioziteti, fillova duke parë materialet që ishin dërguar dhe marrë në email-et e këtyre përdoruesve.

Të cilët më pas i kam ruajtur në aparatin tim celular, disa prej të cilave edhe i kam fshirë”, thuhet në dëshminë e tij.

Ndërsa një tjetër person që ka marrë prej Zambak Gjonit, materialet e hakërruara, dhe që në dosjen hetimore është me inicialet M. B, thotë se “jam i punësuar pranë AKSHI-t dhe Zambak Gjonin e njoh që nga koha kur ky i fundit ka qenë i punësuar në administratën e burgjeve.

Dhe konkretisht Zambak Gjoni më ka dërguar  disa materiale me përmbajtje të SPAK, që kishin të bënin me Erion Veliajn, Damian Gjiknurin, si dhe një material që kishte të bënte me pronarin e një spitali privat, si dhe një material tjetër që kishte fotografi të disa kallëpeve të floririt.

Informacione mbi Damian Gjiknurin të cilat ia kam dërguar koleges time, B. H, dhe materialin që kishte të bënte me Erion Veliajn, ia kam dërguar shtetasit Agim Ismaili.

Por nga sa shikohet kolegia e tij, këto materiale ia ka dërguar një prokurori në Prokurorinë e Tiranës cili nga ana e tij çuditërisht dëshmon se nuk i ka hapur këto materiale, duke mos u dhënë rëndësi.

Madje rezulton që ka fshirë edhe komunikimet me ish-kolegen B. H.

Por Arnold Rrokaj nuk pranoi që këto materiale t’ia kishte shpërndarë dikujt tjetër, përveç Zambak Gjonit.

“Unë i kam kontrolluar herë pas here gjendjen e të tre përdoruesve, dhe kur kam gjetur të dhëna të tjera, i kam hapur, i kam lexuar, dhe më pas i kam fshirë”, thuhet në dëshminë e tij.

Hera e fundit kur e kam kryer këtë veprim ka qenë një apo dy ditë më parë, kur kam aksesuar adresën email b****.d****, në të cilën vetëm lexova disa materiale, të karakterit të punës së përditshme rutinë, si relacione, informacione etj’.

Gjatë marrjes në pyetje, Arnold Rrokaj, shpjegoi edhe njohjen e tij me Zambak Gjonin dhe Agim Ismailin.

Unë kam qenë specialist në mbrojtjen e territorit pranë IKMT, Drejtoria Rajonale Vlorë. Detyrë të cilën e kam ushtruar për afër 18 muaj. Përpara këtij pozicioni kam qenë i punësuar pranë IMT, Bashkia Vlorë, në pozicionin e kryeinspektorit, detyrë të cilën e kam ushtruar prej rreth 5 vitesh, pra qysh prej vitit 2019.

Kur u largua kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, unë vazhdova detyrën dhe disa kohë. Por me të ardhur kryetari i ri i bashkisë, unë mora vesh që do më lëvizte nga pozicioni i punës.

Për këtë arsye unë kontaktova me të njohurin tim, Zambak Gjoni, të cilin e kam mik dhe punonte në IKMT, dhe i thashë se që isha drejt largimit nga detyra.

Këtu sipas Arnold Rrokaj nis edhe njohja e tij më e ngushtë me Agim Ismailin.

Të cilin ai thotë se deri në këtë moment e njihte për së largu, sepse ishte njohje e vjetër e babait të tij.

Agim Ismaili i cili sipas Rrokaj falë edhe ndërmjetësimit të Zambak Gjonit, e ndihmoi në vazhdim që të punësohej në detyrën e specialistit të kontrollit territorit në Drejtorinë Rajonale të IKMT-së në Vlorë./BalkanWeb

spak

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë