Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, e menjëherë pas kontrollit është larguar, ndërsa shtoi se kishte abortuar edhe shoqja që kishte ardhur që ta shoqëronte.
ELBASAN- Një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën pasditen e djeshme në maternitet, disa orë pasi kreu një abort. “Panorama TV”, ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori, i cili tregoi se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, e menjëherë pas kontrollit është larguar, ndërsa shtoi se kishte abortuar edhe shoqja që kishte ardhur që ta shoqëronte.
PJESË NGA INTERVISTA:
Gjevori: Historia është e tillë, kjo vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Rri me qera në Elbasan, është nga fshatrat e Baldushkut. Burri është në burg në Greqi për vrasje. Për të rritur dy fëmijë e shkreta punonte kështu siç punojnë këto si prostituta. Bashkë me atë shoqen tjetër. Pa burrë dhe pa gjë. Më thërret ***** për dy aborte. Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 12-13 javësh. Mbaroi abortin dhe kjo e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika.
Pyetje: Ishte hera e parë që abortonte?
Gjevori: Kjo kishte bërë abort edhe herë tjetër. Nuk e kam pyetur sa herë. Ika unë, kaq mbyllet historia ime. Vetëm kur më merr doktor **** nga ora 19:00 dhe më thotë që ajo që ka bërë abort tek ty ka ndërruar jetë. Do ketë pasur ndonjë trombomboli. Varet si është shtrati placentar. Sa më shumë aborte të bësh, aq më i predispozuar është. Varet nga madhësia e abortit, kur e bën mosha të vogla, 5-6 javëshe është më shumë e mbrojtur. Kur kalon pastaj mbi 12-13 javë siç ishte kjo, është më e rrezikshme. Unë 10 minuta punë kam pasur me të, ajo ka ikur me këmbët e veta, ka dalë nga spitali rreth orës 15:30.
Foto ilustruese Viti 2022 solli rekord turistësh të huaj dhe operatorët turistikë janë optimistë edhe për vitin aktual. ...
Foto ilustruese Viti 2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare përgjysmo...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fun...
Policia KORÇË- Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Devoll pasi është konst...
Spital ELBASAN- 34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar nj&eu...
Foto ilustruese ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen e Etleva Çullhaj, e cila ndërroi jetë, vetëm pa...
Air Albania TIRANË- Kompania ajrore 'Air Albania' ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Sulmi ka nisur një ditë më par&eum...
Itali ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi është kapur me një sasi droge t&eum...
Policia ELBASAN- Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe narkotikëve në DVP Elbasan është pezulluar nga detyra. Pezullimi...
Prelë Milani SHKODËR- Dedë Nika, i riu i arrestuar nga Policia e Shkodrës si i dyshuari kryesor për vendosjen e tritolit në b...