LIVE UPDATES
Aktualitet

4 vite pas krijimit, "Tirana DC" e Bashkisë nuk ka realizuar asnjë projekt

Ndonëse ka thithur miliona euro fonde nga buxheti i bashkisë, deri më tani kompania nuk ka gjeneruar asnjë të ardhur, por deri në fund të vitit 2022 ka shpenzuar 1.7 milionë euro për paga, trajnime apo ambiente me qira.

8 Maj 2024, 22:13 Nga B.Z
4 vite pas krijimit, "Tirana DC" e Bashkisë nuk ka realizuar
Bashkia Tiranë

TIRANË - E krijuar 4 vite më parë, Tirana DC, një kompani ndërtimi në pronësi të bashkisë Tiranë, nuk ka lidhur ende asnjë kontratë për realizimin e projekteve zhvillimore. Ndonëse ka thithur miliona euro fonde nga buxheti i bashkisë, deri më tani kompania nuk ka gjeneruar asnjë të ardhur, por deri në fund të vitit 2022 ka shpenzuar 1.7 milionë euro për paga, trajnime apo ambiente me qira. Ndryshe nga sa parashikohet në misionin e punës që do të merret me “përdorimin me eficencë të pasurive të paluajtshme të trasnferuara nga bashkia”, Tirana DC, i tha Citizens.al se “ka arritur të kryejë vetëm disa studime”, siç është projekti për Uzinën e Autotraktorëve dhe zhvillimi urban i shtratit të lumit Lana.

Themelimi i kësaj shoqërie ka shfaqur dhe probleme ligjore. Sipas ligjit për Vetëqeverisje vendore, bashkitë kanë të drejtë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të krijuar shoqëri për zhvillim të pronave, por jo për transferim dhe shitje të aseteve shtetërore. Por edhe pse kjo shoqëri u ngrit në kundërshtim me ligjin, sërish nuk e kreu këtë funksion.Citizens ka raportuar disa raste ku Bashkia Tiranë ka shitur tokë publike tek privati, që janë raste të cilat mund të ishin administruar nga kjo kompani që u ngrit me këtë “mision”. I fundit është rasti i kompanisë Fusha dhe truallit pas Teatrit Kombëtar, apo rasti i 7 katëshit të Maks Velos, që ishte gjithashtu në pronë të bashkisë Tiranë dhe u shemb, pasi u shpallur si i dëmtuar nga tërmeti. Në asnjë rast, Tirana DC, nuk ka qenë ndërmjetësi për të zhvilluar dhe rritur vlerën e kësaj prone publike, duke shtuar pikëpyetjet se përse bashkia e Tiranës ka ngritur komisione të tjera për negociatat me privatët dhe ka lënë jashtë këtë kompani.

“Si e humbi misionin e saj Tirana DC?”

Në shtator të vitit 2020, këshilli bashkiak i Tiranës mori vendimin për krijimin e kësaj shoqërie aksionere, e cila është 100% në pronësi të Bashkisë. Sipas vendimit të bashkisë, Tirana DC do të kishte një mision, që do të ishte “projektimi, rindërtimi, ndërtimi, zbatimi, kolaudimi i ndërtimeve të të gjitha llojeve.” Por deri më tani kompania nuk ka lidhur asnjë kontratë, madje rrugës duket se ka gjetur një “mision tjetër”. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Tirana DC” sh.a., ishte 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekë, që janë paguar nga buxheti i bashkisë.

Referuar vendimit Nr. 134, datë 19.10.2021, Bashkia Tiranë ka dhënë një hua prej 197,000,000 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë) lekë, në favor të shoqërisë “Tirana DC”. Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo shoqëri ka regjistruar një humbje prej 183 milionë lekësh nga viti 2020 deri në 2022. Referuar të njëjtit burim, kompania shpenzon 500 mijë euro në vit për pagat e 35 punonjësve dhe 200 mijë euro në vit për qiranë e një godine. “Ed Konstruksion” që i ka dhënë ambiente me qira Tiran DC-së dhe përfiton 200 mijë euro në vit, është kompania mëmë e shoqërisë koncesionare “Tirana 4”, me administrator Elti Fusha. 32.91% të kësaj shoqërie zotërohet nga kompania kompania “Fusha” me administrator Shkëlqim Fushën, një ndër kompanitë që përfiton më shumë tendera nga bashkia e Tiranës.

Referuar të dhënave të thesarit për vitin 2023 përpiluar nga Open Data, kompania “Fusha shpk” përfitoi rreth 1.3 miliard lekë transaksione nga Bashkia e Tiranës, duke u renditur si kompania e dytë më e paguar.Shoqëria aksionare Tirana DC është bërë së fundmi subjekt i Prokurorisë së Posaçme për shkak të korrupsionit. Kompania u drejtua deri në 2023 nga Redi Molla tashmë i arrestuar e më pas nga Mariglen Qato. Aktualisht administrator është Admir Abrija i cili ka shërbyer më herët si drejtor i përgjithshëm i burgjeve./Marrë nga Citizens Channel

bashkia tirane tirana dc erion veliaj

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën