LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Erdgys Arrazi i përfshirë në ekzekutimin e Endri Mustafës? Zbardhet dëshmia

Alma dhe fëmijët kishin arritur deri aty sa nuk kishin bukë për të ngrënë në shtëpi. Kjo pasi Ergdysi, paratë që kishte i shpenzonte me të dashurën disa vite më të re.

8 Maj 2024, 21:18 Nga B.Z

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Erdgys Arrazi i

SHKODËR - Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj. Por a kishte frikë Alma të denonconte bashkëshortin e saj dhe pse nuk e bëri një gjë të tillë kurrë? Përse nuk u adresua ajo në policinë e Shkodrës për ndihmë apo në një organizatë jo qeveritare? Apo druhej nga fakti që bashkëshorti dhe vëllai i tij ishin të lidhur me kultivimin e bimëve narkotike në zonë dhe me policinë e rrethit dhe kallëzimi i saj do të binte në vesh të shurdhër. Vetë motra e Alma Arrazit në një dalje televizive për një nga mediat në Tiranë, ka treguar detaje rrëqethëse mbi muajt e fundit të jetës së saj bashkëshortore, ku thotë se Alma dhe fëmijët kishin arritur deri aty sa nuk kishin bukë për të ngrënë në shtëpi. Kjo pasi Ergdysi, paratë që kishte i shpenzonte me të dashurën disa vite më të re.

“Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka dhe darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës dhe fëmijëve të motrës time”, rrëfen motra e Almës. Por sa të vërteta janë këto akuza apo pretendime mbi keqtrajtimin që kunati i saj i bënte motrës, kjo mbetet pjesë e një hetimi të thelluar. Ku tashmë Ergdys Arrazi është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Shkodrës në akuzën për ‘Shkaktim të vetëvrasjes’ që në rastin më maksimal vlerësohet në një dënim prej 7 vitesh heqje lirie. Prokuroria do të duhet të shikojë edhe për rrethana të tjera që kanë lidhje me ngjarjen. E cila duhet thënë se zhvillohet edhe më së shumti gjatë kohës që në banesën e përbashkët kthehet nga burgimi, Edison Arrazi, vëllai i Ergdys Arrazit. Një pistë e cila mund të përjashtohet, por që nuk mund të lihet asesi jashtë vëmendjes edhe për shkak të rekordeve kriminale që mbartin me vete dy vëllezërit.

Dhe sidomos pyetjes cila është e shkuara e 31-vjeçarit, Ergdys Arrazi, babait dhe bashkëshorti i cili sot mbahet i ndaluar në masën e sigurimit me burg për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre? Cilat janë ngjarjet ku ai është përfshirë? Emri i Ergdys Arrazit për herë të parë, u bë i  njohur për opinionin publik në vitin 2021. Në atë kohë, vëllai i tij Edison Arrazi, u ndalua nga Policia e Shkodrës, si i lidhur me vrasjen në këtë qytet të Endri Mustafës. Viktima ishte një fajdexhi i njohur, i cili u gjet i vrarë në zonën e Livadheve më datë 17 Maj 2021, vetëm pak metra larg banesës së tij, i ekzekutuar me një plumb në kokë, dhe dy të tjerë në trup. 32-vjeçari, babai i tre fëmijëve, fillimisht ishte raportuar i zhdukur në polici nga bashkëshortja e tij. Ku familja Mustafa, ndryshe nga hetimet e prokurorisë, që zbuluan si urdhërues të vrasjes Ibrahim Licin, dhe si ekzekutues Ergys Maljan, hodhi akuza të forta ndaj vëllezërve Arrazi dhe midis tyre edhe Ergdysit, të cilët sipas tyre ishin vrasësit e vërtetë të njeriut të tyre, të paguar nga Astmer Bilali, një tjetër i fortë në Shkodër.

Këtij versioni, nëna e viktimës, në këtë rast Endri Mustafës, i qëndroi edhe në vazhdim, ku tha se bashkë me Ergys Maljan, në ekzekutim kishin marrë pjesë edhe vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. “Ajo që mund të them është se autorët e vrasjes së djalit tim, Endri Mustafa, përveç Ergys Maljas, i cili e ka nxjerrë në pritë, janë edhe Edison Arrazi i njohur si ‘Coli’ dhe vëllai i tij Ergdys Arrazi, të cilët ekzekutimin e kanë kryer me urdhër të shtetasit Astmer Bilali. Kjo pasi Ergys Malja ka patur shumë hyrje-dalje tek familja Bilali, e cila jeton shumë pranë tyre”, ka dëshmuar Fahrije Alija. Nëna e Endri Mustafës tha më tej se djali i saj kishte shumë shoqëri me vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi, të cilët ishin edhe njohje e Astmer Bilalit, që njihet si një person i rrezikshëm në Kiras. Por nëna e Endri Mustafës, nuk dha ndonjë mendim të qenësishëm pse ajo mendonte që vrasësi i të birit ishte Astmer Bilali, dhe jo Ibrahim Lici, siç tregoi për hetuesit, Ergys Malja.

“Endri ka punuar që 18 vjeç dhe është munduar gjithmonë të bëjë mirë për familjen dhe shoqërinë. Së fundmi, ai merrej me fajde dhe u jepte para borxh njerëzve dhe kështu siguronte të ardhura. Ai ka patur shumë shokë dhe njohje, si vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. Në dijeninë time, ai nuk ka patur konflikt me njeri. Me Ergys Maljan, nuk ka patur ndonjë afrimitet, pasi ai ka qenë sa gjysma e moshës së tij”, thotë ajo.  Grupi hetues, pyeti si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen edhe shtetasin Edison Arrazi, i cili akuzohej direkt nga nëna e Endri Mustafës, si vrasës i të birit. Por ai mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen, duke nxjerrë alibi faktin që atë mbrëmje kishte qenë në banesën e tij.

“Shtetasi Edison Arrazi, që akuzohet nga shtetasja Fahrije Alija, se ka qenë ai që shoqëruar djalin e saj Endri Mustafa ditën e ngjarjes për në zonën e Livadheve, si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e tij, për llogari të shtetasit Astmer Bilali, i ka mohuar këto akuza. Ai sqaron se nuk e njeh shtetasin Ergys Malja, si dhe natën e ngjarjes, pas orës 22:00, ai ka qenë në shtëpinë e tij. Dhe se me Endri Mustafën ka patur njohje rreth 6 muaj përpara ngjarjes, kur Endri ka blerë një tokë në zonën e Bypass-it, pranë një sipërfaqeje së tij të tokës. Duke qenë se në tokën e tij ka patur të hedhura inerte, në biseda e sipër, Endri i ka kërkuar t’i hidhte inerte edhe në tokën e tij, për ta ngritur në nivelin e rrugës. Pra, njohja dhe lidhja e tij me Endrin, ka qenë kryesisht kur ai shkonte tek toka”, thuhet në dosjen hetimore. Të njëjtin qëndrim me vëllain e tij, mbajti edhe Ergdys Arrazi, i cili jashtë Gjykatës së Shkodrës, tha se vëllai i tij Edisoni, natën kur Endri Mustafa mendohet se është ekzekutuar ka qenë në banesë.  Ndërsa droga që thuhet se iu gjet atij në banesë, sipas Ergdysit në fakt u gjet magazinë që është larg banesës së tyre. “Vëllai im nuk ka lidhje me atë vrasje, as me drogën që policia thotë se ka gjetur. Atë natë ai ka qenë në banesë dhe nuk ka lëvizur që aty”, thotë Ergdys Arrazi. Vetëm disa kohë pasi u ndalua nga policia Edison Arrazi u cilësua nga drejtësia i pastër në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës. Por ai vuajti dënimin në Burgun e Fushë-Krujës, për sasinë e drogës së gjetur në banesës gjatë kontrollit.

Ndërkohë që grupi hetues krijoi besimin e arsyeshëm se organizator dhe vrasës i Endri Mustafës, ishte Ibrahim Lici, i cili thuhet se pati si bashkëpunëtor në këtë vrasje, Ergys Maljan, kjo e konfirmuar sipas grupit hetues edhe nga provat biologjike të gjetura në vendngjarje. Por për t’iu kthyer ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së Almës dhe tre fëmijëve të saj, a mund të mbyllet këtu kjo histori pa një hetim të thelluar. Një klithmë për ndihmë ku shoqëria ka rolin e vetë të munguar. Ku mësuesit nuk bëjnë rolin e tyre në shkolla. Ku psikologët  nuk janë të aftë të kuptojnë problematikat që sjell një fëmijë nga familja e tyre. Ku roli i shërbimit social është i padukshëm. Apo ku policia mbështet të fortët dhe roli I tyre në terren është ekzistent. A do jetë rasti i Almës dhe tri fëmijëve të saj, momenti kur si shoqëri do të duhet të ndalemi dhe ti bëjmë pyetje vetes, ku po shkojmë? Sepse akti i Almës nuk ishte një ndëshkim për bashkëshortin e saj, por edhe për një shoqëri që nuk denjoi të dëgjojë klithmën e saj për ndihmën. Dhe këtu ndoshta duhet të ndihemi të gjithë fajtorë nga i pari te i fundit. Dhe të mos fusim kokën në rërë si struci, port të mendojmë për krizën e thellë të amoralitetit ku kemi hyrë si shoqëri./Marrë nga BW

 

shkoder tragjedi hetime

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!