LIVE UPDATES
Aktualitet

50 laureatë të Nobelit mbështesin kryengritjen në Iran

Deklarata thekson gjithashtu miratimin e platformës prej 10 pikash të presidentes së zgjedhur të opozitës iraniane, zonjës Maryam Rajavi për një republikë demokratike.

26 Mars 2023, 18:33 Nga k.m.
50 laureatë të Nobelit mbështesin kryengritjen në Iran
Foto ilustruese

Në një letër të përbashkët drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, 34 laureatë të Nobelit shprehën mbështetjen e tyre për kryengritjen e vazhdueshme mbarëkombëtare në Iran, e cila filloi gjashtë muaj më parë dhe kërkon të krijojë një republikë demokratike dhe të lirë. Populli iranian ka mbetur i palëkundur në kërkimin e tij për liri dhe demokraci, pavarësisht represionit brutal nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), me të paktën 750 njerëz të vrarë, përfshirë 70 fëmijë dhe më shumë se 30,000 të arrestuar. Laureatët kërkuan që të ndërmerren hapa konkretë nga advokuesit për të drejtat e njeriut për të mbështetur rezistencën e drejtë të popullit iranian, duke përfshirë futjen e IRGC-së në listën e zezë nga Bashkimi Evropian dhe mbështetjen për misionin faktmbledhës të Kombeve të Bashkuara në Iran.

Deklarata thekson gjithashtu miratimin e platformës prej 10 pikash të presidentes së zgjedhur të opozitës iraniane, zonjës Maryam Rajavi për një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore, nga përfaqësues të Dhomës së Komunave dhe Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe rezolutën nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA, e cila njeh të drejtën e popullit iranian për të krijuar një republikë të tillë.

Teksti i plotë i kësaj deklarate vijon si më poshtë:

Z. President, 

Prej gjashtë muajsh populli iranian po udhëheq një kryengritje mbarëkombëtare për një republikë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Pavarësisht përballjes me një shtypje brutale nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe viktimave të shumta njerëzore – me 750 të vrarë, prej të cilëve të paktën 70 fëmijë dhe më shumë se 30,000 arrestime – të rejat dhe të rinjtë e guximshëm të Iranit kanë këmbëngulur në kërkimin e tyre për demokraci, duke frymëzuar respekt dhe admirim tek njerëzit në mbarë botën.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) është mjeti kryesor i luftës, represionit, terrorizmit dhe luftënxitjes, prandaj populli i Iranit dëshiron që kjo organizatë të futet në listën e zezë nga bota e qytetëruar, veçanërisht nga Bashkimi Evropian. Më 19 janar 2023, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që bën thirrje për përcaktimin e IRGC-së si organizatë terroriste.

Vendosmëria e palëkundur e popullit iranian për të arritur liritë e tij të mohuara prej kohësh, pavarësisht kostove të rënda, e bën të domosdoshme për advokuesit e të drejtave të njeriut që të ndërmarrin hapa konkretë për të mbështetur popullin iranian dhe rezistencën e tij të drejtë.

Dyzet e katër vjet më parë, miliona njerëz iranianë hodhën poshtë sundimin despotik të Shahut dhe policisë së tij sekrete brutale (SAVAK) për shkak të krimeve të tij dhe torturimit të njerëzve duke marrë pjesë në demonstrata masive. Sot, gjatë protestave mbarëkombëtare, ata thërrasin “Jo Monarkisë, Jo Teokracisë! Po Demokracisë dhe Barazisë”.

Platforma prej 10 pikash e Maryam Rajavit për një republikë demokratike, laike dhe jobërthamore, e mbështetur tashmë nga nënshkruesit e kësaj deklarate, u miratua nga 250 përfaqësues të Dhomës së Komunave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Dhomës së Lordëve në shkurt 2023.

Shumica absolute e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA (225 anëtarë) sponsorizuan gjithashtu një rezolutë (H.Res. 100) në mars 2023, e cila njeh të drejtën e popullit iranian për të krijuar një republikë demokratike, laike dhe jobërthamore dhe platformën me 10 pika, e cila bën thirrje për të drejtën universale të votës, zgjedhje të lira, një ekonomi tregu, gjyqësor të pavarur, barazi gjinore, fetare dhe etnike, një politikë të jashtme të bazuar në bashkëjetesën paqësore dhe një Iran jobërthamor.

Vendosja e IRGC-së në listën e zezë nga Bashkimi Evropian dhe mbështetja e misionit faktmbledhës të Kombeve të Bashkuara në Iran janë thelbësore. Le të qëndrojmë me popullin e guximshëm të Iranit në kërkimin e lirisë dhe demokracisë dhe një ndryshimi të vërtetë në jetën e tyre.

Me respekt, 

   Nënshkruesit: 

·         Presidenti José Ramos-Horta, President i Timor-Leste, Fitues i Çmimit Nobel për Paqen 1996, Timor-Leste

·         Presidenti Juan Manuel Santos, President i Kolumbisë (2010 to 2018), Fitues i Çmimit Nobel për Paqen 2016, Kolumbi

·         Presidenti i Kosta Rikas, President Oscar Arias Sanchez, Fitues i Çmimit Nobel për Paqen 1986, Kosta Rika

·         Oleksandra Matviichuk, Fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2022, Ukrainë

·         Profesor Sir Richard J. Roberts, Fitues i Çmimit Nobel në Mjeksi 1993, Mbretëria e Bahkuar - SHBA

·         Profesor John C. Mather, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 2006, SHBA

·         Profesor Svetlana Alexievich, Fituese e Çmimit Nobel në Letërsi 2015, Bjellorusi

·         Profesor Harvey J Alter, Fitues i Çmimit Nobel në Mjeksi 2020, SHBA

·         Profesor Robert Aumann, Fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi 2018, Amerikë-Izrael

·         Profesor Barry Barish, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 2017, SHBA

·         Profesor Georg Bednorz, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 1987, Gjermani

·         Profesor Elias Corey, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 1990, SHBA

·         Profesor Thomas Cech, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 1989, SHBA

·         Profesor Jacques Dubochet, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2017, Zvicër

·         Profesor Gerhard Ertl, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2007, Gjermani

·         Profesor Joachim Frank, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2017, SHBA

·         Profesor Jerome Friedman, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 1990, SHBA

·         Profesor Sheldon Glashow, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 1979, SHBA

·         Profesor John Lewis Hall, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 2005, SHBA

·         Profesor Oliver Hart, Fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi 2016, SHBA

·         Profesor Alan Heeger, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2000, SHBA

·         Profesor Richard Henderson, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2017, Mbreteria e Bashkuar

·         Sir Kazuo Ishiguro, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 2017, Mbreteria e Bashkuar-Japoni

·         Profesor Elfriede Jelinek, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 2004, Austri

·         Profesor Brian Kobilka, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2012, SHBA

·         Profesor Roger Kornberg, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2006, SHBA

·         Profesor Finn Kydland, Fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi 2004, Norvegji

·         Profesor Jean-Marie Lehn, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 1987, Francë

·         Profesor Eric Maskin, Fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi 2007, SHBA

·         Profesor John Maxwell Coetzee, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 2003, Afrika e Jugut

·         Profesor Michel Mayor, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 2019, Zvicër

·         Profesor Patrick Modiano, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 2014, Francë

·         Profesor Paul Modric, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2015, SHBA

·         Profesor May-Britt Moser, Fituese e Çmimit Nobel në Mjeksi 2014, Norvegji

·         Profesor Edvard Moser, Fitues i Çmimit Nobel në Mjeksi 2014, Norvegji

·         Profesor Herta Muller, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 2009, Gjermani

·         Profesor Orhan Pamuk, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 2006, Turqi

·         Profesor John Polanyi, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 1986, Kanada

·         Profesor Sir Peter Ratcliffe, Fitues i Çmimit Nobel në Mjeksi 2019, Mbreteria e Bashkuar

·         Profesor Michael Rosbash, Fitues i Çmimit Nobel në Mjeksi 2017, SHBA

·         Profesor Jean-Pierre Sauvage, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2016, Francë

·         Profesor Richard Schrock, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2005, SHBA

·         Profesor Gregg Semenza, Fitues i Çmimit Nobel në Mjeksi 2019, SHBA

·         Profesor Wole Soyinka, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 1986, Nigeri

·         Profesor Kip Thorne, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 2017, SHBA

·         Profesor Mario Vargas Llosa, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi 2010, Peru

·         Profesor Arieh Warshel, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2013, SHBA -Izrael

·         Profesor David Wineland, Fitues i Çmimit Nobel në Fizikë 2012, SHBA

·         Profesor Sir Gregory P. Winter, Fitues i Çmimit Nobel në Kimi 2018, Mbreteria e Bashkuar

·         Profesor Michael Young, Fitues i Çmimit Nobel në Mjeksi 2017, SHBA

nobel

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë