LIVE UPDATES
Aktualitet

6 Universitetet publike shpenzuan 1.3 mln € për orendi, letra A4, dieta, grila, karburant e bojë printeri... vetëm 16 mijë € për kërkime shkencore

Universiteti i Tiranës, Durrësit, i Shkodrës, i Elbasanit, i Korçës dhe Politekniku ishin gjashtë universitetet që u monitoruan me fokus investimet dhe nivelin e transparencës për periudhën 1 shtator 2021- 31 gusht 2022.

11 Nëntor 2022, 15:27 Nga k.m.
6 Universitetet publike shpenzuan 1.3 mln € për orendi, letra A4,
Foto ilustruese

TIRANË- Problematikat e këtij viti akademik duket se nuk kanë të sosur. Pas bojkotit të plotë të pedagogëve që nuk pranojnë që 8% të pagës së tyre ta paguajnë Universitetet sepse sipas tyre, ato nuk kanë mundësi, në një raport të fundit shihet se Universitetet shpenzojnë shuma të mëdha për orendi, dieta, letra A4, bojëra printeri dhe... grila dritaresh.

Qëndresa qytetare ka publikuar një raport me të dhënat e shpenzimeve financiare të gjashtë universiteteve publike. Universiteti i Tiranës, Durrësit, i Shkodrës, i Elbasanit, i Korçës dhe Politekniku ishin gjashtë universitetet që u monitoruan me fokus investimet dhe nivelin e transparencës për periudhën 1 shtator 2021- 31 gusht 2022.

Sipas analizës së Qëndresës Qytetare, UPT vijon të mbetet Universiteti me më shumë shpenzime të administratës, ku në 1 vit kalendarik përveç pagave bazë ka shpenzuar 378 281 euro për shpërblime, 124 000 euro për dieta, 21 156 euro për telefon/internet.

Ajo që vihet re më shumë në raport është fakti se të gjashtë universitetet publike kanë shpenzuar në total 1 366 843 euro për orendi zyre ku vetëm universiteti i Tiranës bleu 350 000 euro grila për dritaret e universitetit dhe ndërkohë nuk ka shpenzuar asnjë lek për zërin e kërkimit shkencor. Në total, 4 nga 6 universitete kanë shpenzuar vetëm 16 316 euro për kërkimin shkencor, nga 4.2 milion euro që ishte në total shuma e investimeve.

Ndërkohë, Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar 64 100 euro për karburant, ndërsa Universiteti Politeknik i Tiranës, nga universiteti me koston më të lartë të karburantit vitin e shkuar, gjatë vitit 2021 – 2022 është i vetmi që nuk shpenzoi për karburant.

Shifra të tjera të mëdha për shpenzime “të vogla” janë edhe ato për letra A4.

UT ka blerë 84 000 euro letra A4 dhe rreth 100 000 euro bojëra printeri, ndërsa UPT ka shpenzuar 61 000 euro për bojëra printeri dhe 44 000 euro për letër A4.

Universitet “Aleksandër Moisiu” Durrës ka shpenzuar 39 000 euro për printime, “ndërkohë që ky universitet zotëron printera dhe ky shërbim mund të merrej prej tyre pa një kosto kaq të lartë”, shkruhet në raportin e Qëndresës Qytetare.

Në total, 6 universitete shpenzuan për një vit akademik 2 042 087 euro për rojet e godinave të tyre ndërkohë që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar edhe 58 000 euro për sigurimin e ndërtesës në një kompani siguracioni.

Në kategorinë “Investime”, 4 nga 6 universitete nuk kanë bërë shpenzime për pajisje pastrimi, ndërsa UT ka kryer një shpenzim të konsiderueshëm në vlerën 9 484 848 lekë për pajisje pastrimi. Investimin më të madh e ka realizuar Universiteti i Tiranës ku ka shpenzuar rreth 2 milion euro për ndërtimin e katit të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe rreth 220 000 euro për mirëmbajtje të ambienteve rrethuese të universitetit. Ndërsa UAMD ka shpenzuar rreth 1 milion euro për ndërtimin e murit rrethues të kampusit dhe parkingut përpara universitetit.

Në përgjigje të një ndër kërkesave kryesore të protestës së studentëve në dhjetor 2018, qeveria nxori VKM nr. 781 për garantimin e transparencës së institucioneve të arsimit të lartë, pavarësisht ekzistencës së ligjit për të drejtën e informimit dhe detyrimeve që ai parashikon për çdo autoritet publik. Nga verifikimet e kryera nga ekipi i Qëndresës Qytetare ky portal nuk përmban të dhëna mbi shpenzimet në nivel universiteti apo rektorati, por vetëm të dhëna në nivel fakulteti, gjë që u vështirëson studentëve të kuptojnë shpenzimet totale të universitetit dhe raportin e shpenzimeve për mënyrën se si harxhohen paratë e tyre.

Një tjetër mangësi e këtij portali sipas Qëndresës Qytetare janë prokurimet publike, ku për vitin 2021-2022 nuk kanë të publikuar asnjë kontratë të lidhur nga asnjë universitet, ndërkohë që nga monitorimi i Qëndresës Qytetare rezultojnë dhjetëra kontrata të lidhura nga universitetet me operatorë privatë të tretë nëpërmjet procedurave të tenderimit. Ndërsa sa i përket vendimeve të organeve administrative dhe akademike, janë të publikuar vetëm ato vendime që kanë lidhje me bursat dhe tarifat, por jo vendime me efekt financiar dhe legjislativ brenda universitetit. Njëkohësisht ky portal duhet të përmbante të gjitha CV-të e pedagogëve të universiteteve sipas VKM, “por ende shohim që ka shumë mangësi në këtë drejtim dhe pothuajse i gjithë materiali është i paplotë”, shkruhet në raport.

Një nga 9 kërkesat e protestës së pedagogëve ishte edhe rishikimi i këtij portali nga Ministria e Arsimit dhe universitetet për të bërë transparencë të plotë të shpenzimeve./GazetaSi

universiteti i tiranes


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet