LIVE UPDATES
Aktualitet

7 muaj pas arrestimit të Bledi Filipit, poeti Lirim Alija rikthehet në Shqipëri, përballet jashtë gjykatës me familjarët e mësuesit nga Divjaka

Situata e presioneve zgjati për rreth 10 muaj, duke i shkaktuar Lirimit një dëm të konsiderueshëm financiar, por edhe një terror psikologjik, deri në momentin kur i këshilluar nga miqtë e të afërmit, vendos të bashkëpunojë me ne, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij makthi.

28 Shkurt 2025, 22:13 Nga B.Z
7 muaj pas arrestimit të Bledi Filipit, poeti Lirim Alija rikthehet në
Foto ilustruese

TIRANË - Sezonin që lamë pas, ndamë me ju historinë sa të dhimbshme aq dhe të pabesueshme të Lirim Alisë, poetit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i njohur më së shumti për tekstet e këngëve të grupit muzikor Elita 5. Ai erdhi për të na rrëfyer me detaje se si kaloi një nga periudhat më të errëta të jetës së tij, gjithçka shkaktuar nga 43-vjeçari Bledi Filipi, mësues në Divjakë, njëkohësisht shok dhe mik i afërt me Lirimin.

Gjithçka filloi me një premtim të Bledit për punësimin e Lirimit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, më pas për botimin e një libri me poezi, ndërsa më pas gjithçka degjeneroi në trillime, kërcënime, shantazhe, etj. Mësuesi nga Divjaka krijoi një profil të zi të Lirimit, me qëllimin që gjithë këtë “llum“ t’ja pastronte në këmbim të parave. Pasi e thuri mjaft mirë rrjetën, Bledi kishte në dorë edhe “zgjidhjen e problemit”.

“Kam gjetur një mik që njeh punët e policisë dhe punët sekrete që ai t’i fshijë të gjitha çfarë ke shkruar në historinë tënde të shkrimeve. Ai miku ka kushte, kërkon ndonjë ndihmë materiale“, i thoshte Bledi-Lirimit.

Më pas filluan kërcënimet.

“Ti lekët në këtë orë duhet t’i dërgosh patjetër, fluturo, gërrmo bëj çtë duash. Ti lekët në këtë kohë! Po e idhnove mikun, për ty problem i madh”, i thoshte Bledi.  

Situata e presioneve zgjati për rreth 10 muaj, duke i shkaktuar Lirimit një dëm të konsiderueshëm financiar, por edhe një terror psikologjik, deri në momentin kur i këshilluar nga miqtë e të afërmit, vendos të bashkëpunojë me ne, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij makthi.

Bledi Filipi u ftua nga ne për një bisedë lidhur me arsimin që gjoja do të bëhej në studiot e Syri TV. Ai e pranoi ftesën ndërsa paralelisht ne u organizuam me organet ligjzbatuese. Pasi bëmë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, qendruam në pritje të mashtruesit. Në orarin e caktuar, 43-vjeçari mbërriti në redaksi duke u rehatuar si në shtëpinë e tij, ndërkohë që ne bashkë me Lirimin dhe agjentët e policisë, ishim vendosur në zyrën ngjitur.

Lirimi iu bashkua ish-mikut të tij dhe gjatë bisedës, Bledi e pranoi gjithçka i kishte bërë Lirimit, madje nisi ta kërcënojë aty. Në përballjen me fakte me gazetarin e Piranjave, Freard Rista, mësuesi nga Divjaka pranoi gjithcka. Kështu Bledi u arrestua në flagrancë pasi veç audio dhe videove tona, Policia në ato çaste kreu përgjime ambientale me urdhër të prokurores së çështjes, në zyrës e së cilës ndodhej edhe dosja me gjithë faktet e grumbulluara, ndërsa Lirimi fitoi qetësinë e munguar prej vitesh.

Të nesërmen e 13 korrikut 2024, ai udhëtoi për në Itali, e në këto shtatë muaj, kanë ndodhur gjëra të reja, kjo është dhe arsyeja e rikthimit të Lirimit në Shqipëri. Dikush donte të ndërmjetësonte.

“U paraqit ai personi, “jam nga Kukësi. Unë kam marrë si obligim, sepse njoh kryetarin e Bashkisë së Divjakës, dhe ai më ka thënë, ‘ne këtu në Divjakë jemi të gatshëm, kemi mbledhur të holla, atë shumën që ia ka marrë t’ja japim Lirimit, ta lehtësojmë atë (Bledin) nëse ai pranon të bëjë një deklaratë pasi të marrë lekët që me kaq mbaron’”. Pastaj më thirri një ditë tjetër, “nëse dëshiron, këtu është edhe babai i Bledit”, folëm ne me video. “Kur do vish në Maqedoni”? Aty nga Viti i Ri. Edhe erdha. Më thirri ai ndërmjetësuesi, “do vi unë dhe tre persona të tjerë në Tetovë të t’i sjellim lekët”. Erdhën atë ditë, u takuam. Unë prisja që të m’i jepnin dhe ta kryenim punën.

I ati, nëse ka qenë i ati i Bledit, thotë “Po sikur ti të vije në Tiranë të jap gjysmat, pastaj gjysmat e tjera dhe ti të bëje një deklaratë te avokati ynë”. Pastaj erdhi ai ndërpmjetësuesi “ne i kemi thënë Lirimit që do ja japim të gjitha lekët, çfarë bëni kështu?! Të gjitha lekët i ke, por nuk i kemi, brenda javës do i kesh”. Kalojnë një javë. Më thirri prapë “shiko babën e ka shumë sëmurë me trombozë në spital, nuk dimë çfarë të bëjmë, hajde në Tiranë”. Unë lekët i dua në Tetovë. Prej asaj dite nuk më ka thirrur fare”.

Në pritje të një takimi me ndërmjetësuesit, afroi dhe data e seancës paraprakte e gjyqit. Prandaj të nesërmen u nisëm për në Fier. Mbërritëm jashtë Gjykatës në pritje të nisjes së seancës. Aty Lirimi u përball me familjarët e Bledit, të cilët dëshironin të rilidhnin kontaktet me poetin nga Tetova dhe më e rëndësishmja, ta dëmshpërblenin. Prindërit e 43-vjeçarit kishin shitur një tokë në Divjakë dhe një pjesë të parave, 23 mijë euro, ishin të gatshëm t’ja jepnin poetit nga Tetova. Ndërkohë edhe avokati ishte vënë në dijeni të marrëveshjes për shlyerjen e dëmit.

Pasi të gjitha palët u dakortësuan, në zyrën noteriale më të afërt u konkludua deklarata, në të cilën Lirimi shprehu se shumën e dhënë ndaj Bledi Filipit, po e merr prej nënës së tij, dhe se pas këtij likujdimi, nuk do të ketë më asnjë pretendim tjetër ndaj 43-vjeçarit, me qëllimin se kjo deklaratë, veç normalizimit të marrëdhënieve mes dy familjeve, do të shërbejë edhe për të lehtësuar pozitën e Bledit në procesin gjyqësor./Piranjat

bledi filipi lirim alija

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj