LIVE UPDATES
Aktualitet

ME VIDEO/ 77-vjeçari nga Tirana ngacmon 10-vjeçaren, i tregon foto nudo dhe e fton në shtëpi

Vajza tha se 77-vjeçari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur. Madje në një rast burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por kjo e fundit i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar.

6 Shtator 2022, 22:03 Nga DOSJA
ME VIDEO/ 77-vjeçari nga Tirana ngacmon 10-vjeçaren, i tregon foto
77-vjeçari dhe e mitura

TIRANË- Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë nga dy prindërit dhe tre vajzat e tyre nga 10 në 16 vjec, u zhvendosën para një viti në periferi të Tiranës për një jetë më të mirë. Prindërit punojnë mesa munden e vajzat shkojnë në shkollë. Por babai i vajzës tregon se një i moshuar i zonës i ngacmon vajzën e vogël 10-vjeçare. Është ky rasti që ka trajtuar të martën emisioni Stop në Tv Klan. Bëhet fjalë për një 77-vjeçar, i cili nga ana tjetër ankohet se e mitura i ka folur pa edukatë, dhe në këtë moment e vogla tregon se si kishte tentuar ta ngacmonte i moshuari.

Vajza tha se 77-vjeçari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur. Madje në një rast burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por kjo e fundit i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar.

“Jam baba i 3 vajzave. Gocën e madhe e kam 16 vjeç, gocën e dytë e kam 12 vjeç dhe gocën e vogël e kam 10 vjeçe. Dhe më ka ndodhur një problem me gocën e vogël. Para 3-4 ditësh e pashë vajzën e vogël që ishte shumë e trembur dhe e frikësuar që goca nuk ishte më ajo e para e qeshur dhe e dashur po ishte gjithmonë e trembur në shtëpi. Dyshova ca kohë dhe e pyeta si e ke hallin. Nuk më tregonte. Dhe para 3-4 ditësh më vijnë gocat te dyqani dhe më thotë babi më ndjek njëri nga mbrapa. Në atë moment e pashë atë personin u fut brenda në dyqan. Më tha mua: Mësoji gocat se i ke të paedukuara. Pse çfarë të ka bërë goca. Më tha që goca të ka ofenduar. I thashë gocës kërkoji falje gjyshit. I tha goca gjyshi më fal. Ai tha nuk dua llafe goje, dua vepra për falje. Goca më tha që ka 4-5 muaj që më ndjek mbrapa. Kur mbaronte shkollën e priste jashtë, e merrte përdore, i blinte mandarina, portokalle dhe e gënjente. E kishte kapur gocën përdore dhe kishte ikur deri afër shtëpisë së tij. Gocën e kishte gënjyer i kishte thënë hajde të të tregoj gjëra të mira te shtëpia. Kur kishte vajtur afër shtëpisë, atje goca kishte parë se ishin ca ferra dhe ishte vend i fshehtë, dhe goca kishte dyshuar që diçka nuk shkonte mirë. U shqetësova shumë, humba dhe kontrollin dhe doja ta godisja, por më kapën gocat. Ai e kuptoi dhe iku. Unë mora në telefon policinë”, tregon babai i vajzës.

Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim, por asgjë nuk ka ndodhur. Të njejtat taktika, 77 vjecari i ka provuar edhe me vajzat e tjera të familjes. Emisioni ”Stop” ka siguruar dëshminë e të miturës dhe motrës së saj të madhe.

“Ky erdhi kot, të futej në muhabet, fliste, s’është se i jepja muhabet. Tregonte për fëmijët e tij, tregonte fotografi për lule që kishte në shtëpi, familjen e vetë, pastaj kaloi të fotografitë e veta që kishte bërë në plazh me vajzat. I thashë që nuk më interesojnë fotografitë e tua dhe nuk i dhashë muhabet, u largua. Motra rrinte shumë e frikësuar, nuk rrinte më në dhomë që flinte më përpara me mua, dilte me prindërit, aty dyshova çfarë kishte ndodhur me motrën sepse ishte shumë e frikësuar. Pastaj kur e ngacmova pas denoncimit tregoi që treguar dhe fotografi”, thotë motra e madhe.

Vajza e vogël 10-vjeçare tregon edhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

E mitura – Klasën e katërt!

Stopi- E mban mend, kur ka ndodhur për herë të parë? Kur të ka takuar për herë të parë?

E mitura- Po! Kam qenë me motrën tek dyqani dhe erdhi më tha, qëëë kam sjellë një hekur. Ia kam sjellë babit, se babin tënd e kam shok të ngushtë…edhe i thamë nuk e dimë, se cili hekur është. Hajde të na i tregosh, që të ta japim. Ky, jo-jo tha,- s’ka problem, se vij e marr kur të jetë babi. Vjen ditën tjetër, na pyet për emrat për origjinën, dhe ne ia tregojmë, se s’e njihnim. Ai na tregon emrin ne, por ne ia harruam…

E mitura- Ai iku, vjen prapë, na tregon fotot e tija në plazh lakuriq…

Stopi- Foto..?! Cfarë foto të tregoi?

E mitura- Lakuriq…po në fillim fare e nisi muhabetin kështu, “sa është ora” dhe i thashë, që ti e di shumë mirë, që unë s’kam telefon  dhe ai më tha mua “prit, se e shoh te telefoni im”! E shef orën tek telefoni i tij dhe e con tek fotot tregon vajzën, “ja kjo është vajza ime, që është inxhiniere dhe unë po e shifja…ky fap e con tek fotot e pista. Pastaj unë largohem…

Stopi- Ishin nudo, lakuriq kommplet ato fotot?

E mitura – Po…kishte edhe me mbathje. Dy ishin me mbathje, dy ose nji, pastaj të gjitha ishin lakuriq, pastaj…

Stopi- Si ishin ato foto? A mundesh dot të m’i vizatosh? Të m’i tregosh?

E mitura –Ishte te rëra, kishte shtruar një batanije të vogël, që ishte shtrirë,ai ishte këmbëkryq dhe kështu. Ishte duke i bërë foto vetes..,ishte kështu sic jam unë, po shtrirë ama…dhe i bënte foto vetes. Kudo ,që ikja, që me thoshte mami ose babi “shko më bli një gjë në dyqan”, vija e blija, ai ndodhej gjithmonë mbrapa meje.

Stopi- Sa herë, që dilje nga shtëpia?

E mitura -Sa herë, që dilja nga shtëpia, edhe kur vija tek dyqani i babit, edhe kur blija gjëra, ai ishte mbrapa meje. Se unë sa herë vija në shkollë, më priste aty…

Stopi-Të shoqëronnte deri tek shtëpia?

E mitura – Jo, unë isha me shoqen, ai ishte mbrapa.

E mitura– Po kur dilja nga dritarja e shtëpisë, ai me kokën lart. Përpara se të vinte tek dyqani i babit, nja një javë para, ai më kap mua te dora dhe më thotë: Hajde të të tregoj shtëpinë time, se kam mace, kam kukulla, e kam të bukur dhe të madhe. Edhe unë vazhdoj rrugën me atë, po unë e kuptoj …dhe unë sa afrohem tek shtëpia e tij, ai më shtrëngon dorën dhe unë i shpëtoj atij, edhe iki me vrap. Dhe ai më thotë mua “hajde, hajde, se do të jap macen, se e kam të bukur”!. Unë i shpëtoj nga duart dhe iki me vrap. Unë e kuptova, që ai s’kishte as mace, as lule të bukura, asgjë. Po ikja me vrap, se e dija, që do më bënte diçka të keqe.

E pajisur me kamera të fshehtë, vajza e madhe takon në rrugë të moshuarin 77-vjeçar dhe e pyet përse i ngacmonte motrën.

Motra e të miturës-Motrën time e prisje tek shkolla për ditë. Ti je munduar ta merrje motrën time afër tek shtëpia te shtëpia jote. ..Motra të ka shpëtuar. Jo, jo mos e bëj fare ashtu të lutem!

I moshuari- Kush është motra jote? Si e ka..?

Motra e të miturës –Si s’e njef motrën time?! Ajo e vogla…

I moshuari- Ajo, që më tha idiot? Po ishim tek shtëpia ime, tek shtëpia jote.., ndoshta  i kam.., jo ndoshta, po i trokita kështu dhe aty ajo iku…

Motra e të miturës –I trokite…?! Ti e trembe, se aty kam qënë edhe unë në atë moment, ti e ke trembur.

I moshuari-Po mirë qenka trembur gabimisht…

Motra e të miturës –Po jo, ti e trembe edhe nga mbrapa e trembe…

I moshuari –Po tashi nuk edha me qëllim, për ta trembur…

Motra e të miturës –Mos më gënje sy për sy të lutem! Motrës sime i ke treguar foto nudo.

I moshuari-Absolutisht s’është e vërtetë.

Është shumë e vërtetë se ti je.., nuk ke pse ta tregosh fare..,po ti m’i ke treguar mua njëherë.

I moshuari-Nuk kam foto nudo njëherë.

Motra e të miturës – Po tani normale, që i ke fshirë, po si s’ke?!

Motra e të miturës – Ti s’ke? Ti ia ke treguar motrës.

I moshuari-Mirë, n.q.s. keni fakte…

Motra e të miturës – I kam faktet unë, se ti ke ardh tek dyqani.

I moshuari- Po tek dyqani kam ardh. Për kokën time, për kokën e tre fëmijëve, që ke pa edhe atje në fotografi, por jo nudo, por janë fëmijët e mi! Të betohem për fëmijët, që nuk kam ardhur lart në shtëpi!

Motra e të miturës – Po ti ke ardh, se të pamë ne. Nuk ke pse e ndryshon tani..,po nuk ke arsye fare.

I moshuari – Arsye se s’është e vërtetë.

Motra e të miturës – Është e vërtetë shumë, më vjen shumë keq…

Pokurorja e çështjes Miranda Bushi nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e çështjes, duke thënë se nuk ka prova.

Policia- Atë ditë, që zotëria u lëshua, është folur me prokuroren e gatshme dhe ne nuk mund të arrestojmë njerëz pa miratimin e prokurores.

Prokurorja Miranda Bushi- Dhe kjo  fëmijë, nuk është një fëmijë që ngacmohet, se kjo është beb…

Babai i vajzës- Po ne kemi dëgjuar, që kanë qenë edhe më të vogla edhe…

Prokurorja Miranda Bushi-Nuk ka lidhje, sepse ajo është…, ajo tregon tamam një beb fare… E kupton qëëë pa prova, se prandaj ta ka ndryshuar edhe policia. Unë, m’i ka tregu fotot,- thotë fëmija,- ndër to ishte një nudo. Vjen tjetri, thotë absolutisht jo! I kam tregu foto, është e vërtetë,- thotë ai,- por fotot kanë qënë me familjen time. Si ta provoj unë këtë? Të shkoj në gjykatë, sepse gjykata më thotë mu, “moj prokurore, i ke mend në kokë ti, që më vjen me këtë dosje pa asnjë provë…?!”

Prokurorja Bushi nuk ka nxjerrë as të dhënat nga celulari i të moshuarit dhe as ka kërkuar që e mitura të shkojë e ta çojë atje ku e kishte drejtuar i moshuari. Këtë të fundit e ka bërë emisioni “Stop”, duke provuar vërtetësinë e thënieve të vajzës.

Marrë nga tvklan.al

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje