LIVE UPDATES
Aktualitet

AADF merr në dorë Durrësin me lejen e Margaritit, plan për transformimin e Amfiteatrit, Vollgës e lagjeve të vjetra

Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike Durrës nis me falenderime të mëdha për Institucion Shqiptar të Arkeologjisë si dhe drejtorit të Përgjithshëm, Luan Përzhita, kryetares së bashkisë Emirjana Sako e nënkryetarit të bashkisë Florian Tahiri.

7 Korrik 2022, 17:34 Nga F.M

AADF merr në dorë Durrësin me lejen e Margaritit, plan për

TIRANË- Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Fondacioni që mori në dorë Parkun e Butrintit ka një plan edhe për Durrësin. Qyteti bregdetar me një trashëgimi kulturore 3 mijë vjeçare do të jetë në duart e privatit me ‘lejen’ e Ministrisë së Kulturës Elva Margariti dhe të gjithë stafit të ministrisë. Këtu përfshihen Arta Dollani, drejtoresha e IKTK-së, Kozeta Angjeliu dhe Rudina Zoto. Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike Durrës nis me falenderime të mëdha për Institucion Shqiptar të Arkeologjisë si dhe drejtorit të Përgjithshëm, Luan Përzhita, kryetares së bashkisë Emirjana Sako e nënkryetarit të bashkisë Florian Tahiri. Pikat më kryesore janë Amfiteatri, Vollga dhe lagjet me shtëpiza të vjetra në veri të godinës së Bashkisë.

Në faqe të parë shkruhet edhe qëllimi që përbëhet nga tre pika kryesore:

1. PËRMIRËSIMI I KONSERVIMIT DHE PREZANTIMIT - ambiente urbane, ripërdorime, projekte fizike përfshirë gërmimet, muze, interpretime

2. PËRMIRËSIMI I MBROJTJES - nëpërmjet kuadrit rregullator ose projekteve jo-fizike të destinuara për zgjerimin e zonave të mbrojtura, masat ligjore dhe rivlerësimin e hapësirave të hapura.

3. MENAXHIM, PËRDORIM DHE VALORIZIM I PËRMIRËSUAR i pasurive të trashëgimisë kulturore.

PMI parashikon përdorimin e amfiteatrit si një vend kryesor për eventet muzikore dhe artistike. Një pozicionim i tillë do të lejojë Durrësin të diferencohet nga destinacionet e afërta mesdhetare. Në shkresë thuhet se do të përqëndrohen në rrugën e mureve në pjesët e tyre jugore dhe perëndimore, duke përfshirë strukturat imponuese të ruajtura nën kullën mbi Portik.

“Një vëzhgim i parë ka të bëjë me qendrën antike brenda mureve bizantine, elementi kryesor i së cilës është Amfiteatri. Janë të dukshme pak mbetje jashtë Amfiteatrit, gjë që shpjegohet me një strukturë urbane të dendur dhe antike, pak a shumë e ruajtur. Janë kryer pak gërmime, me përjashtim të Amfiteatrit. Përshkrimi i zhvillimit të trashëgimisë do të përqendrohet, pra, tek Amfiteatri si dhe në rrugën e mureve në pjesët e tyre jugore dhe perëndimore, duke përfshirë strukturat imponuese të ruajtura nën kullën mbi Portik. Ligji i planifikimit, i cili kufizon aftësinë për rindërtim, rrugën e drejte dhe thellësinë e gërmimeve të themelit, mbron elementët arkeologjikë të pranishëm në bodrumet dhe jo të zbuluar. Nga ana tokësore, në lindje, një kënetë e madhe mund të siguronte mbrojtje. Duket se vetëm në Periudhën Bizantine ishte e nevojshme të ndërtohej një mur që përfshinte një territor të madh në veri dhe ndiqte terrenin e kodrës. Në periudhën e vonë bizantine ose mesjetare, muret u zvogëluan në jug (nga e cila është e dukshme fortesa sot): kjo mund të tregojë zvogëlimin e rëndësisë së qytetit,”-shkruhet në dokument.

Në planet e Fondacionit është edhe zona në veri të Sheshit të Bashkisë, struktura e vjetër urbane e së cilës është ruajtur, por janë ndërtuar disa ndërtesa moderne.

“Në veri të Sheshit të Bashkisë, është përsëri një zonë, struktura e vjetër urbane e së cilës është ruajtur, por janë ndërtuar disa ndërtesa moderne. Ajo kufizohet nga dy rrugë të rëndësishme, duke përfshirë në lindje, rruga e pazarit e zhvilluar për trafikun e këmbësorëve si një zgjatim i rrugës nga qendra e vjetër në jug. Strukturat helenistike dhe romake vazhdojnë me mbetje të bukura të ruajtura në bodrumet e ndërtesave moderne, duke përfshirë kullën trekëndëshe të një muri bizantin dhe një insule romake. Në anën tjetër të rrugës tregtare, në Perëndim, zona e vjetër vazhdon, por prania arkeologjike zhduket papritmas afër kësaj rruge (ndoshta në kufirin e bregdetit). Në veri të kësaj zone, në aksin e Memorialit të Luftës afërsisht, mund të shtrihej kufiri i qytetit të dendur antik. Kjo zonë është nën vëzhgim në aspektin arkeologjik sepse presioni urban është i fortë. Mbetjet arkeologjike në bodrumin e ndërtesave mund të bëhen të dukshme. Nga linja Lindje-Perëndim ku është vendosur Memoriali i Luftës, zona u zhvillua gjatë periudhës komuniste në një kornizë të madhe ortogonale. Boshti i Memorialit të Luftës, si dhe vetë Memoriali, janë përfaqësues të periudhës. Në gjysmën jugore të kësaj zone, ka vila të gjera specifike për zonat periferike të qytetit romak. Më në veri, ka zona me varre. Në shpatet e kodrës në perëndim të qytetit, është zhvilluar një lloj habitati quasi-rural. Kryesisht, në këtë zonë, gërmimet kanë zbuluar nekropole dhe mbetje të lidhura me shenjtëroren (Artemisa). Ana jugore në drejtim të detit ka qenë subjekt i ndërtimeve duke pasur parasysh afërsinë e saj me detin,”- thuhet më tej.

Në projekt shkruhet gjithashtu se në rast se zbulohen gjetje të rastësishme gjatë zbatimit të projekteve, ato ndërpriten menjëherë në përputhje me nenin 145 të ligjit nr.27/2018. Drejtuesi teknik ose zhvilluesi njofton me shkrim për gjetjet e zbuluara organet e vetëqeverisjes vendore dhe drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore. Procedura duhet të jetë në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 27/201.

Pjesë nga plani:

Qyteti i Durrësit ka disa rregullore planifikimi që orientojnë planifikimin urban dhe lëshimin e lejeve të ndërtimit në lidhje me trashëgiminë arkeologjike në Zonat A dhe B. Këto zona të mbrojtura arkeologjike u krijuan me vendim të Këshillit te ministrave nr.786 më 26 dhjetor 2018. Projektet e zhvillimit si dhe ato të restaurimit, konservimit në këto zona fillimisht duhet së pari të kenë miratimin e Këshillit Shkencor të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore IKTK pasuar më tej nga miratimi i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Projekt-idetë dhe projektet e zbatimit janë gjithashtu subjekt i shqyrtimit për vendimmarrje përpara zbatimit. Në rast se zbulohen gjetje të rastësishme gjatë zbatimit të projekteve, ato ndërpriten menjëherë në përputhje me nenin 145 të ligjit nr.27/2018. Drejtuesi teknik ose zhvilluesi njofton me shkrim për gjetjet e zbuluara organet e vetëqeverisjes vendore dhe drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore. Procedura duhet të jetë në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 27/2018

Këto konsiderata do të përfshihen në një Plan Biznesi shoqërues, i cili do të mbulojë fushat kryesore vijuese:

1. Si qeveriset siti në terma afat-shkurtër për të përfituar nga momenti i projekteve të përshkruara në këtë PMI.

2. Si do të qeveriset siti në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë: me krijimin e Fondacionit të ri, fushëveprimi i tij, aktivitetet kryesore, anëtarësimi, vlerat themelore. Struktura e së cilës ende nuk është përcaktuar.

3. Burimet financiare dhe të tjera (kaptali dhe të ardhurat) të kerkuara për të arritur objektivat e tij strategjike: përfshirë personelin , menaxhimin e përditshëm, kostot operacionale dhe kthimet.

4. Mënyrat e përdorimit më të mirë të aseteve kulturore të Durrësit në Fondacionin e ri.

5. Shkalla e menaxhimit të aktiviteteve jo-thelbësore që u kalohen drejtpërdrejt nënkontraktuesve ose u lihet sipërmarrësve vendas.

6. Një sërë treguesish kryesorë të performancës që pasqyrojnë strategjinë e korporatës dhe mundësisht të lidhura me një qasje më të gjerë të valorizimit duke përfshirë përgjegjësinë sociale ndaj tërësisë.

Menaxhimi SKZHQT 2019-2023 përfshin qëllimin e mbështetjes së menaxhimit të destinacioneve duke inkurajuar zhvillimin e Organizatës së Menaxhimit të Destinacionit (OMD), përgjegjës për zhvillimin e produkteve specifike të turizmit.

Futja e një organizate të tillë në Durrës, sipas planit të projektit mund të ndihmojë për ndërtimin dhe promovimin e një oferte të larmishme dhe gjithëpërfshirëse turistike, duke kombinuar atraksionet më të mira turistike lokale, duke zgjeruar kështu potencialin për rritje të qëndrimit të turistëve brenda natës, rritjen e shpenzimeve dhe shpërndarjen e ekuilibruar në territor. Ai mund të inkurajojë edhe përdorimin e teknologjive të informacionit që raportohet të jenë ende shumë të pakta në industrinë e turizmit, me sigurimin e shërbimeve digjitale për turistët ende të pazhvilluar, ku tashmë pa të nuk bëhet më.

“Durrësi është i përshtatshëm për turizëm sezonal masiv (diell dhe rërë). Aktualisht, kjo tërheq kryesisht turistët e plazhit vendas dhe ata ndërkombëtarë gjatë sezonit të verës,”- thuhet gjithashtu në dokument.

aadf per durresin amfiteatri fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim elva margariti hotel vollga


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet