4 Korrik 2025, 15:07
Nga E. D
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare. Sipas Prokurorisë Fier, Zamir Meta ka pranuar para grupit hetimor se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.
Ndërkohë e mitura ka deklaruar se babai ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte 5-vjeçe. Ngjarja u zbulua pas largimit nga shtëpia të 12-vjeçares, e cila kishte gjetur strehim në banesën e shtetasit me iniciale B.B. Vetë Zamir Meta, denoncoi në polici zhdukjen e së bijës, që u gjet në shtëpinë e fqinjit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.
Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.
zamir meta
Aktualitet
4 Korrik 2025, 14:49
N.F
foto
TIRANË- Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një rënie me mbi 60% të numrit të azilkërkuesve, krahasuar me nj&e...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 10:53
BKH
TIRANË- Pas përfundimit të dy fazave të para të përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare ...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 13:45
N.F
Foto
TIRANË- Një 49-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me një vjedhje të regjistruar në n&...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 12:44
N.F
Foto
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin sot për të lënë në fuqi masën detyrim paraqitjeje...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 12:31
N.F
Foto
QAFË BOTË- Autoritetet greke kanë vijuar me operacionet dhe kontrollet në doganën e Mavromatit. Mësohet se ditën e ...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 12:39
r.ll
alibej, dervishaj
TIRANË- Tensione dhe përplasje janë regjistruar në seancën gjyqësore që po zhvillohet për atentat...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 12:20
r.ll
armet
KUKËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Kukës, pasi akuzohen për trafikimin e armëve të zjarrit nga...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 11:53
I.A
Erjon Alibej
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar disa biseda që ka dëgjuar në burg mes Redjan Rraj&e...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 11:55
Gjergj Erebara
foto ilustruese
TIRANË- Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti u ngadalësua n&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 11:43
N.F
Foto
TIRANË- Gara për zgjedhjen e drejtuesve për 5 komisariateve në vend ka përfunduar ndërsa për këto poste k...