E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Albcontrol lidhi së fundmi kontratën me objekt “Studimi i Fizibilitetit për Infrastrukturën e Trafikut Ajror në Aeroportin e Kukësit” pas një procedure të çelur në shtator të vitit të kaluar dhe të mbyllur në fund të tetorit 2025.
Aeroporti i Kukësit do të jetë në fokus të një studimi fizibiliteti dhe të trafikut ajror për llogari të kompanisë shtetërore të menaxhimit të trafikut ajror.
Albcontrol lidhi së fundmi kontratën me objekt “Studimi i Fizibilitetit për Infrastrukturën e Trafikut Ajror në Aeroportin e Kukësit” pas një procedure të çelur në shtator të vitit të kaluar dhe të mbyllur në fund të tetorit 2025. Vlera e kontratës llogaritet në rreth 162 mijë euro teksa kompania që do të kryejë këtë proces është DFS Aviation Services GmbH me qendër në Langen Gjermani.
Aktualisht Aeroporti i Kukësit është pjesë e një kontrate koncesionare por që prej disa kohësh nga ky aeroport nuk kryhen fluturime ndërkohë që kontrata në fjalë ka për qëllim që të ofrojë të dhëna për Albcontrol dhe nuk është e lidhur me koncesionarin.
Referuar dokumenteve të bëra publike gjatë fazës së prokurimit të studimit nënvizohet se studimi i fizibilitetit për infrastrukturën e ofrimit të Shërbimeve të Trafikut Ajror (ATS) në Aeroportin e Kukësit përfshin identifikimin e strategjisë më të përshtatshme.
“Kjo përfshin përcaktimin e objektivave të dëshiruara, fushës së veprimit dhe horizontit kohor. Këto parakushte të rëndësishme për të gjithë hapat e mëtejshëm të projektit përmblidhen në një dokument të vetëm strategjik.
Përgatitja e një strategjie themelore mund të adresojë pyetje kyçe si: Cila qasje do të rezultojë në kursime të kostove? A mund të arrihet harmonizimi teknik i sistemeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror (ATM)? A është e mundur të ofrohen shërbime të kontrollit të trafikut ajror në mënyrë efektive nga një qendër e vetme ku mund të integrohen kullat e së ardhmes?” thuhet në dokumente.
Ndërkohë sipas Albcontrol me një strategji të përshtatshme, shumë pyetje themelore mund të marrin përgjigje efektive.
Sipas këtij të fundit është kritike që të vlerësohet konfigurimi i duhur, duke marrë në konsideratë skenarët e mëposhtëm:
“Një strategji e përshtatshme duhet të jetë e qëndrueshme për të ardhmen dhe e përshtatur me kushtet lokale, duke marrë parasysh kohën dhe vizionin për zhvillimin e aeroportit, me fokus kryesor në strategjinë për Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit” thuhet në dokumente.
Koncesioni i aeroportit të Kukësit
Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve) dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro./Monitor.al
Foto nga vendngjarja TIRANË- Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra nënkomisarin me inciale F. H., ekspert i Policis&e...
Foto ilustruese Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizat&e...
Foto ilustruese Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...
Brukseli pret që Shqipëria t’i trajtojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e ri që ka përaf...
Pamje nga kamerat TIRANË- Një efektiv policie, i cili ushtronte detyrën e tij në qarkun e Kukësit dhe një punonjës i nj&...
Foto ilustruse TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rru...
Jurida Bajraktari TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të K...
Foto ilustruse Paratë e diasporës vazhdojnë ta mbajnë gjallë ekonominë e Kosovës. Vetëm gjatë vitit të ka...
Foto ilustruse GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi. Kjo pasi ka dhunuar një b...
PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë. Bëhet me...