LIVE UPDATES
Aktualitet

Afro gjysma e lejeve të ndërtimit nuk regjistrohen, a rrezikohet blerësi nga tjetërsimi

Në 5 vitet e fundit janë regjistruar në ASHK, 4521 leje ndërtimi. Kjo shifër përbën 67% e totalit prej 6715 leje të miratuara për të njëjtën periudhë.

28 Maj 2025, 22:33 Nga r.ll
Afro gjysma e lejeve të ndërtimit nuk regjistrohen, a rrezikohet
foto ilustruese

TIRANË- Në tre dekada tranzicion, boomi i ndërtimit në Shqipëri është shoqëruar me amullinë e kontratave me të cilën fitohet një pasuri.

Për të shmangur shitjen e apartamenteve 2 ose më shumë herë, në vitin 2018 ligji për Kadastrën parashikoi krijimin e një regjistri të veçantë provizor për lejet e ndërtimit. Kontratat e noterisë që lidhen për një pasuri, regjistrohen në këtë regjistër së bashku me planimetrinë dhe planvendosjen duke e bërë atë të “zënë”. Por, të dhënat e mbledhura nga Inside Story dëshmojnë se pavarësisht ndërhyrjeve ligjore, këto rregulla nuk zbatohen.

Në 5 vitet e fundit janë regjistruar në ASHK, 4521 leje ndërtimi. Kjo shifër përbën 67% e totalit prej 6715 leje të miratuara për të njëjtën periudhë. Kjo do të thotë se 33% e lejeve të ndërtimit nuk janë regjistruar, duke e ekspozuar blerësin ndaj rreziqeve të humbjes së investimit.

‘Ekziston rreziku i shitjes së më shumë sesa një herë i të njëjtës pronë. Ekziston rreziku që të jetë marrë kredi mbi atë pasuri dhe ti nuk di se çfarë ka ndodhur, ekziston rreziku që nesër të mos të ta njohin regjistrimin që ti i ke bërë. Dhe ekziston rreziku që ndoshta ai si sipërmarrës që ka marrë një leje ndërtimi për x vite dhe për kaq kate, mund të ketë bërë ndërtime të tjera pa leje të tjera dhe nesër do ta ketë shumë më të vështirë për të regjistruar dhe kolauduar pasurinë e tij’, u shpreh noterja, Elona Saliaj.

Viti 2020 ka qenë viti me regjistrimin më të vogël të lejeve të ndërtimit, me vetëm 28% të totalit. Edhe në vitin 2024 nuk ka pasur një ecuri të mirë pasi janë regjistruar në Kadastër vetëm 60% e lejeve të miratuara. Kjo do të thotë se për pjesën tjetër, ekziston rreziku i shitjes shumëfishe për sa kohë nuk ka bllokim në Kadastër.

Ligji përcakton se brenda 20 ditëve nga dita e lëshimit të lejes së ndërtimit, bashkia duhet ta depozitojë në Kadastër, ku krijohet regjistri i kontratave të porosive. Ky regjistër aksesohet edhe nga noterët, të cilët duhet të regjistrojnë çdo kontratë në këtë pronë. Por nëse leja e ndërtimit nuk është regjistruar në Kadastër, i gjithë ky proces është i pamundur të realizohet.

‘Në rast se do të regjistrohej leja e ndërtimit, në rast se do të regjistroheshin kontratat e porosisë, edhe pse janë kontrata porosie në ajër, do të regjistroheshin në sektorin e lejeve në Zyrën e Regjistrimit, nuk do të kishim këto probleme. Për institucionet shtetërore, rezulton që shpeshherë nuk i pasqyrojnë kontratat dhe kjo sjell pasoja më të rënda’, u shpreh Vasilika Hysi, avokate.

‘Fatkeqësia është që edhe pas 2018 kemi ende raste që nuk janë regjistruar lejet e ndërtimit dhe akoma më keq, nëse pranohet të hartohen kontrata të tilla pa u regjistruar leje ndërtimi, sepse është një kusht thelbësor. Aq më tepër që në metodologjinë e inspektimit të noterëve është një nga kushtet që do të duhet të inspektohet noteri në rast se ka hartuar kontrata të tilla’, u shpreh noterja, Elona Saliaj.

‘Kam mjaftueshëm raste nga praktika që nuk është depozituar kontrata nga ndërtuesi, por është depozituar nga qytetari dhe Zyra e Regjistrimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka dhënë përgjigje duhet të merrni leje nga shoqëria e ndërtimit më parë se të vazhdojmë për regjistrimin dhe për pajisjen me kartelë të pasurisë për regjistrimin e kontratës. Domethënë, janë institucionet shtetërore ato që bëhen pengesa’, u shpreh Vasilika Hysi, avokate.

Por, ndryshe mendon Avenir Kika nga Shoqata e Ndërtuesve. Ai thotë se mos-regjistrimi i lejes së ndërtimit nuk sjell asnjë komplikim për blerësit, sa kohë ai ka një kontratë të rregullt porosie.

‘Leja e ndërtimit ka një afat, sa kohë ndërtuesi është brenda afatit edhe pa u regjistruar në Hipotekë është i ligjshëm, çdo klient është i mbrojtur nëse do të blejë me kontratë porosie, e cila i garanton pozicionin dhe katin duke i dhënë garanci’, u shpreh Avenir Kika, Shoqata Ndërtuesve./ Inside Story, Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet