LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtuesit u dënuan për shitje shumëfishe të apartamenteve, por… Si vijoi tjetërsimi i dhjetëra pronave?

Dyshimet për një skemë të mirëfilltë përforcohen nëse vëren se pronësia e të paktën 15 apartamenteve të shitura është tjetërsuar pa dijeninë e blerësve.

28 Maj 2025, 21:47 Nga r.ll
Ndërtuesit u dënuan për shitje shumëfishe të
foto ilustruese

TIRANË- Lista e zezë e ndërtuesve kryesohet nga subjekti “GORA” në pronësi të Vjollca Hoxhollit. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Rrapush Hoxholli, janë denoncuar shpesh për një trashëgimi të madhe mashtrimesh dhe pallate të palegalizuara. Këtu përfshihet edhe blloku i madh i pallateve pranë Gjykatës së Tiranës.

Dy bashkëshortët u arrestuan në vitin 2018, pasi ishin denoncuar për shitjet e shumëfishta të të njëjtave prona. Atë vit, Rrapush Hoxholli ndërroi jetë. Në vitin 2021, gjykata e dënoi me 6 vite burg bashkëshorten, Vjollca Hoxholli, për mashtrim.
Pavarësisht se është dënuar për veprën penale të mashtrimit dhe ndodhet në listën e zezë të ndërtuesve, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, ajo zotëron tre kompani: “Gora”, “Hoxholli” dhe “JON”, të tria ende aktive.

Disa qytetare denoncuan pranë redaksisë së Inside Story se abuzimet e subjektit vijojnë edhe pas proceseve ligjore.
Dyshimet për një skemë të mirëfilltë përforcohen nëse vëren se pronësia e të paktën 15 apartamenteve të shitura është tjetërsuar pa dijeninë e blerësve. Të gjitha kanë kaluar në pronësi të një personi të vetëm, që mendohet se i shërben skemës së tjetërsimit dhe zhvatjes.

Denoncuesi thotë se janë dhjetëra qytetarë që u është vjedhur prona për të cilën kanë paguar shuma parash, por shumica kanë frikë të denoncojnë.

Kompania “JON” sh.p.k ka deklaruar 264 milionë lekë fitim të pashpërndarë për vitin 2023, ndërsa kompania “Gora”, megjithëse ka disa vendime sekuestroje, ka zgjeruar kapitalin me rreth 1 miliard lekë.

Deri në vitin 2005, kontratat e shitjes janë hartuar në masë mes blerësve dhe sipërmarrësve vetëm me vërtetim të nënshkrimit. Tek noteri shkonin vetëm për firmë. Kjo u pa si shumë problematike dhe në vitin 2005 u ndryshua ligji. Noteri u bë pjesë e redaktimit të kontratave. Në vitin 2018, ligji ndryshoi sërish dhe noteri nuk është më redaktues, por hartues i kontratave.

“Kontrata të tilla janë hartuar në masë. Joshja më e madhe e klientëve ka qenë që ta prenotonin që në krye të herës, pra që në fillesat e ndërtesës, sepse çmimi ishte më i favorshëm. Por, nga ana tjetër, ngeleshin peng i atij prenotimi, sepse për vite të tëra – siç na ka treguar edhe historia – ndërtime të tilla kanë ngelur pezull”,u shpreh noterja Elona Saliaj.

HELIO KONSTRUKSION, një tjetër kompani në listën e zezë, rezulton të jetë në pronësi të Oleg Dimushit. Sipas QKB-së, ajo ka status aktiv. Tre vitet e fundit ka deklaruar humbje, ndërsa në vitin 2022 është vendosur nën sekuestro.

Ndërsa kompania e tij ndodhet në vështirësi, Dimushi rezulton të jetë drejtues teknik në një tjetër kompani që ka siguruar disa leje ndërtimi.

Lista e zezë vijon me kompaninë VASILI sh.p.k, e krijuar më 1998. Aktualisht, subjekti ka ndryshuar emrin në “Grand Korça”, me pronar të vetëm Vasil Karapuni. Kjo kompani, edhe pse deklaron humbje, rezulton të jetë fituese e dhjetëra tenderave publikë në Bashkinë e Korçës dhe spitalin e këtij qyteti.

INTERAS GROUP sh.p.k, që është po ashtu në këtë listë të zezë, ka ndërruar emrin në “Interlogistic”. Subjekti është në pronësi të motrës së Vilma Nushit, sipërmarrëses së njohur të koncesionit të “Check-Up”. Ndonëse është në listën e zezë, kjo firmë ka përfituar 127 milionë lekë nga tenderat publikë në periudhën 2019–2025.

“Me krijimin e një sh.p.k-je u promovua shumë ideja që biznesi mund të fillojë edhe me vetëm një euro, dhe gjithkush mund ta hapë një biznes. Deri këtu, mund të jetë në rregull. Por problemi është çfarë ndodh pasi ta hapësh këtë shoqëri. Çfarë garancie kam unë?”, u shpreh noterja Elona Saliaj.

SHYZE sh.p.k, në pronësi të Kujtim Kapollarit, rezulton se vitet e fundit ka marrë një leje për ndërtimin e kompleksit “Guçe” në rrugën e Kavajës. Pra, pavarësisht se kishte lënë pallatet në mëshirë të fatit, ka vijuar të sigurojë leje ndërtimi, përkundër qarkores së dorëzuar nga Kadastra në pushtetin vendor.

LIVELADA sh.p.k, e cila ndërroi emrin në “Aurum Konstruksion” dhe zotërohet nga vëllezërit Lamaj, gjithashtu ka përfituar nga tenderat publikë vitet e fundit.

ALB BUILDING, që zotërohet nga Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha, rezulton të jetë një nga përfitueset më të mëdha të tenderave publikë. Ajo ka siguruar tendera me vlerë mbi 100 milionë euro gjatë dekadës së fundit, pavarësisht se është renditur në listën e zezë nga Kadastra.

AD-STAR, në pronësi të Alfred Çomës, po ashtu është në këtë listë. Kjo kompani është njëra nga ato që iu besua rikonstruksioni i ish-hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë.

A-A CONSTRUCTION sh.p.k administrohej nga Sabri Shera, i cili u arrestua për herë të dytë në vitin 2024 për mashtrim me shitjet e një prone më shumë se një herë. Sherës iu vunë prangat pas një sërë kallëzimesh nga qytetarë të ndryshëm. Në atë kohë, ai akuzohej se kishte shitur së paku 8 apartamente dy ose më shumë herë. Për të njëjtën akuzë, ai ishte arrestuar edhe në vitin 2019.

Subjekti KONUDA sh.p.k, që zotërohet nga Dhame Daka, Muharem dhe Klemendit Nuredini, pavarësisht se ka braktisur pallatin që ka ndërtuar vetë, është një nga përfituesit e procesit të rindërtimit.

Më e komplikuar është historia me pallatet e ndërtuara në Durrës nga TEUTA KONSTRUKSION, në pronësi të Alfons Hanit. Problemi i pronësisë ka mbetur i pazgjidhur. Për më tepër, godinat u dëmtuan nga tërmeti. Banorët që ende nuk kanë siguruar dokumentet e pronësisë tashmë përballen edhe me një problem të dytë që lidhet me ekspertizat e sigurisë, për të cilat ata dyshojnë se janë manipuluar./ Inside Story, Top Channel

shitja e shumefishte e apartamenteve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen