28 Maj 2025, 21:37
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, problemet që lidhen me braktisjen e pallateve janë po aq të mprehta. Këto situata ndodhin kur pronarët e kompanive ndërrojnë jetë, falimentojnë, apo rezultojnë mashtrues. Qytetarët kalojnë një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore apo procedurash të padrejta.
Për të zgjidhur amullinë e krijuar me ndërtimet, në vitin 2017 u bë një ndërhyrje ligjore në ligjin për kadastrën, që i njihte këtij institucioni të drejtën për t’u marrë me formalizimin e këtyre objekteve.
Në vitin 2018, Kadastra informoi se rreth 1200 pallate nuk ishin regjistruar në hipotekë. Institucioni publikoi një listë me 350 ndërtues që kishin braktisur pallatet, duke e quajtur atë “lista e zezë e ndërtuesve”.
Vetëm një javë më pas, ALUIZNI bëri një rikategorizim të “listës së zezë” së ndërtuesve. 122 subjekte ndërtuese ishin paraqitur vullnetarisht për të përfunduar procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje.
57 subjekte nuk u paraqitën, por aplikuan vetë banorët. Ndërkohë, 134 subjekte mbetën në listën e zezë.
“Gjen shpeshherë apartamente të shitura dy apo tre herë, sepse leja e ndërtimit, që është detyrim i institucioneve shtetërore – si Bashkia – të përcillet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, nuk dërgohet. Kështu, detyrimi mbetet te ndërtuesi. Ndërtuesi nuk ka shumë interes të pasqyrojë të gjitha veprimet ligjore dhe noteriale që bën, sepse përdor skema ku i bllokon pronat në hipoteka, apo i shet për herë të dytë ose të tretë”, u shpreh avokatja Vasilika Hysi.
“Nëse ti nuk e ke regjistruar një pallat dhe e ke lënë që të legalizohen banorët vetë, apo e ke lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që ke hapur një ndërtim tjetër, nuk mund të të jepet një leje e re. Pra, ka një lloj minusi. Në këtë rast, duhet ta përfundosh ndërtimin e mëparshëm ose të kesh një historik pozitiv për të marrë leje të re. Gjithashtu, duhet gjithmonë një garanci për ndërtues të tillë”, u shpreh noterja Elona Saliaj.
“Ndaj të njëjtin shqetësim kur bëhet fjalë për kompanitë që braktisin ndërtimet apo mashtrojnë qytetarët me shitje shumëfishe. Edhe ne si shoqatë mbështesim që, nëse një ndërtues abuzon, të mos pajiset me leje të re”, u shpreh Avenir Kika, nga Shoqata e Ndërtuesve./ Inside Story, Top Channel
pallate te braktisura
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pallati ndodhet në lagjen 13, në Durrës. Objekti është ndërtuar nga kompania Fat-Bel, me pronar ...
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:26
r.ll
qendra kombetare e kinematografise
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku u vendos shkarkimi n...
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:23
N.F
Pensionisti
TIRANË- Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars t...
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:14
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ISHËM- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një masakër mjedisore në Detin Adriatik...
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhërarreste dhe urdhra ndalimi me kërkesë të SPAK, në kua...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:51
r.ll
elvis demce
ITALI- Drejtuesit e dy bandave kriminale shqiptare, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar me burg me burg nga Gjykata e Kas...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:24
r.ll
dritan gjika
EKUADOR- Ekuadori dhe Spanja po shkojnë drejt një mosmarrëveshje ligjore mbi ekstradimin e Dritan Gjikës, i cili dyshohet ...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:08
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Një nënë shqiptare e ka pësuar së fundmi pasi mori fëmijët e saj dhe udhëtori nga Gjerman...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë dhunuar dy punonjës të Policisë Ba...
Aktualitet
28 Maj 2025, 19:15
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre të rinj shqiptarë pas një operacioni antidrogë ...