LIVE UPDATES
Aktualitet

'Ai Genti është debil!'/ DOSJA italiane për Ilir Pajën, si vrau ekuadorianin dhe plagosi tjetrin, pas një ngacmimi të gruas në park

Ilir Paja, rezulton i dënuar me 15 vjet burgim për një krim të kryer në Milano të Italisë, ku mbeti i vrarë shtetasi ekuadorian, Ramires Saca Louis Gonzalo dhe i plagosur Orellana Calle Jose Enrique.

23 Dhjetor 2022, 20:34 Nga k.m.
'Ai Genti është debil!'/ DOSJA italiane për Ilir
Ilir Paja

Autoritetet Italiane pak kohë më parë kanë sjellë dosjen hetimore për Pajën, por ky vendim është njohur në vitin 2011 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila mbi bazën e akteve hetimore të transferuara nga Italianët në Shqipëri, rezulton se Paja, është dënuar dhe tashmë mbetet vetëm për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, rezulton i dënuar me 15 vjet burgim për një krim të kryer në Milano të Italisë, ku mbeti i vrarë shtetasi ekuadorian, Ramires Saca Louis Gonzalo dhe i plagosur Orellana Calle Jose Enrique. Në dosjen e siguruar nga “Ora Neës” jepet një tablo e qartë e dinamikës së krimit të ndodhur në 2 shtator 2006 në “Park Nord” në Milano.

Dënimi me 15 vjet burgim për Ilir Pajën është dhënë si bashkim i dënimeve edhe për veprën penale të rrëmbimit dhe përdhunimit të një shtetase rumune, LASCAR Nina Alexandra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Vrasja i ekuadorianit dhe përdhunimit të rumunes, është kryer 6 muaj pasi Paja ishte arratisur nga burgu i Perugias dhe qëndronte në Milano së bashku me Gentian Makshian.

ARRESTIMI DHE DY ARRATISJET E BUJSHME

Sipas dosjes italiane, fillimisht Ilir Paja është arrestuar në Itali në 27 Prill 2006 në zonën e Perugias, pasi autoritet e Drejtësisë Gjermane, kishin lëshuar në 20 korrik 2005 një mandat arresti për Pajën, të cilin e akuzonin për vrasje. Nga data 27 korrik 2006 kur është arrestuar për llogari të Gjermanisë, dhe deri në 11 qershor 2006, Paja rezulton të jetë mbajtur në ambientet e burgut të Perugias. Por teksa kishte nisur gjyqi për ekstradimin e tij në Gjermani, në datën 11 qershor, Paja, ka mundur të arratiset dhe është provuar që ka gjetur strehim në qytetin e Milanos.

Nga përgjimet e kryera të një rrethi shoqëror shqiptarësh në Milano, është mësuar nga Italianët se Paja qëndronte në Milano, nën shoqërinë e një tjetër shqiptari, të quajtur Gentian Makshija, ky i fundit tashmë i dënuar në Itali. Për shkak se këta dy personazhe u përfshinë në një vrasje të ndodhur në 2 shtator 2006, policia Italiane mundi ti arrestojë ata në 4 shtator. Pikërisht nga kjo datë, Ilir Paja ka qëndruar i arrestuar deri në 14 gusht 2007, pasi teksa po e transportonin me ambulancë nga Livorno për në burgun e Carinolas në Itali, ai ka arritur të arratiset përsëri. Përmes hetimeve të kryera nga autoritet italiane, është provuar se Paja, ka mundur të dalë nga territori Italian, duke u futur në Shqipëri, ku ka qëndruar i strehuar. Ndërsa miku i tij Gentian Makshia, ka dalë para gjykatës së Milanos duke u dënuar në Itali.

VRASJA E EKUADORIANIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI

Sipas dosjes hetimore thuhet se në mbremjen e 2 shtatorit 2006, ekuadoriania Garcia Contreras Maria Belen, e cila ndodhej bashkë me të shoqin, të jahtin, si dhe bashkëkombas të tjerë të saj në parkingun përballë "Parco Nord" në Milano, është ngacmuar verbalisht nga shqiptari, Gentian Makshia. Ky person i ka kërkuar asaj që të shkëputej veçmas me të në park, por Garcia Contreras Maria Belen, nuk i është përgjigjur ftesës dhe është bashkuar me familjarët e tjerë të saj. Pas disa çastesh, bashkëshorti i saj Jaramillo Guerrero Andrei Fernando, bashkë me një shok të tij, kanë vajtur në park dhe aty kanë vënë re Gentian Makshian, i cili ishte personi që pak më parë i kishte ngacmuar me fjalë gruan.

Makshia, po kryente veprime të turpshme në publik, karshi shtetasve ekuadorianë. Jaramillo Guerrero Andrei Fernando, ka reaguar duke i thënë Gentjan Makshia, se zona frekuentohej nga gra dhe fëmijë, e ai nuk mund të kryente aty të tilla veprime. Në këtë moment rezulton se ka filluar grindja mes tyre. Nga deklarimet e personave të pranishëm në vendngjarje rezulton se, Gentjan Makshia është larguar duke u bashkuar me disa bashkëkombas të tij, të cilët qëndronin disa metra më larg. Pak minuta më vonë rezulton se Gentian Makshia është afruar përsëri pranë grupit të shtetasve nga Ekuadori, i shoqëruar me një person tjetër, i cili në vazhdim më pas, është identifikuar si, Ilir Paja.

Në këto momente Gentjani, ka goditur me grushte Garcia Rojas Isidro Freddy, i cili është i ati i vajzës që ai kishte ngacmuar. Ndërkohë, nga ana tjetër, Ilir Paja, me një pistoletë gjysmë automatike “Tanfolio” që mbante në dorën e tij të djathtë ka kërcënuar të gjithë grupin e ekuadorianëve. Gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar, kur persona të tjerë nga Ekuadori, të cilët ndodheshin në park.Ata janë afruar dhe kanë nisur të mbronin familjen “Garcia”, duke qëlluar me sende të forta (gure dhe shishe) ndaj dy shqiptarëve.

Në këto momente Ilir Paja, me armën e zjarrit që kishte në dorë ka filluar të qëllojë në drejtim të ekuadorianëve, të cilët kanë qenë në ndjekje të tyre, teksa ata po largoheshin nga parku në drejtim të automjetit tip “Lancia Y”. Si pasojë e goditjeve me armë zjarri, kanë mbetur fillimisht të plagosur dy ekuadorianët Ramires Saca Louis Gonzalo, i cili më pas ndërroi jetë dhe Orellana Calle Jose Enrique.

PËRGJIMI DHE ARRESTIMI

Emrat e Gentjan Makshia dhe Ilir Pajës, janë mësuar përmes përgjimeve telefonike të kryer mes një grupi shoqëror shqiptarësh, që flisnin me njëri-tjetrin,duke treguar se vrasjen e kishin kryer Makshia dhe Paja. Përgjimi ka filluar mbrëmjen e 2 shtatorit 2006, ku shqiptarët flasin: “…kemi dëgjuar katër të shtëna me armë zjarri... dhe pak çaste më vonë edhe tre të tjera…".

Personat e përgjuar janë shokë Ilir Paja dhe Gentjan Makshia. Kështu, nga personat e përgjuar veçohet kjo bisede mes një personi të identifikuar me emrin Nardi dhe bashkëbiseduesi tjetër:

Nardi thotë: "…Ej i qëlloi drejt për drejt dhe i vrau ej!".

Tjetri: "…drejt për drejt, qëlloi drejt për drejt…".

Personat që janë përgjuar ankohen me njëri-tjetrin për sjelljen e Gentit, pra të Gentjan Makshia-s. Menjëherë pas të shtënave shtetasi i identifikuar si Nardi pohon në telefon: "I vrau... a nuk të thashë se ç'është në gjendje të bëjë Genti…! dhe me pas vazhdon:"…ai Genti është debil!..." dhe përsëri:"…Eh Genti, Genti!... eh Genti, Genti!".

Në vazhdim, rreth orës 00:38, duke gdhirë 2 shtatori rezulton se personat e vënë në përgjim takohen me Ilir Pajën dhe Gentjan Makshian, ndaj të cilëve ato ankohen pasi rrezikojnë të përfundojnë në burg.

Sipas transkriptimeve të bisedave ambientale të përgjuara mes tyre, veçohen kjo bisedë:

Genti: Unë e kisha fajin!.

Ilir Paja: Kishte për të ndodhur dhe ndodhi hajt.

Tjetri: Ilir e ke gabim që thua kështu, sepse të thamë hajde lere atë muhabet.

Iliri: Po si të më ndalnin?...po të kisha ndërmend për ti vrarë do ti kisha vrarë…”.

Pas kësaj bisede, ka ndërhyrë policia duke bërë arrestimin e Ilir Pajës dhe Gentjan Makshias. Por pas 10 muaj nga arrestimi Ilir Paja sërish është arratisur në Livorno, duke ju shmangur përballjes me drejtësinë Italiane dhe mbërritur në Shqipëri./Ora News

gentian makshia ilir paja

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria