LIVE UPDATES
Aktualitet

AKSHI: Open Data do të pasurohet me më shumë të dhëna e do të bëhet edhe më i aksesueshëm për qytetarët

Portali Open Data është ndërtuar në zbatim të legjislacionit në fuqi ndërsa së fundmi, kemi një ligj të mirëfilltë për përdorimin e të dhënave të hapura dhe të drejtën e ripërdorimit, me qëllim nxitjen e inovacionit në produkte dhe shërbime. 

6 Qershor 2023, 13:26 Nga k.m.
AKSHI: Open Data do të pasurohet me më shumë të dhëna e
Pamje nga takimi

Puna e bërë deri më tani me portalin opendata.gov.al, risitë që ai ka sjellë si dhe gjithçka që është planifikuar për ta zhvilluar e përmirësuar edhe më tej këtë portal, ishin pikat kryesore të prezantimit që Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov, Romina Kostani, bëri sot në Konferencën e 5-të Kombëtare, “E drejta për Informim, Transparencë, Digjitalizim”, që u organizua nga Komisionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Me funksionimin efikas të Open Data, Shqipëria po i jep edhe një mundësi më tepër vetes për të qenë pranë elitës evropiane në fushën e digjitalizimit, një proces që tashmë ka nisur intensivisht 10 vite më parë me e-Albania e që AKSHI po e çon fuqishëm vit pas viti në një rrugë progresive e të pakthyeshme. Angazhimi për ngritjen dhe pasurimin e mëtejshëm të portalit Open Data me të dhëna ka qenë ndër vite pjesë e Planeve Kombëtare të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, nën komponentin e qeverisjes digjitale”, tha Kostani, e cila më pas e vuri theksin edhe te Plani Kombëtar i Veprimit OGP 2023 – 2025, miratuar së fundmi nga qeveria, e tek mbështetja në eksperiencën e vendeve më të zhvilluara, përmes të cilave do të synohet që Open Data të pasurohet me më shumë të dhëna, të bëhet edhe më e aksesueshme, më e integruar me teknologjitë inovative. Kjo do të shoqërohet dhe me një fushatë të gjerë promovuese për portalin dhe të dhënat e disponueshme në të, me qëllim informimin dhe përfshirjen e qytetarëve, bizneseve, akademisë, kërkuesëve, organizatave të shoqërisë civile, etj., në aksesimin dhe shfrytëzimin e të dhënave të hapura.

AKSHI: Open Data do të pasurohet me më shumë të dhëna e
Pamje nga takimi

Më tej Kostani solli në fokus miratimin e ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, në përputhje me Direktivën e BE-së (2019/1024- Open data and Re-use of Public Sector Information) të përfshirë në kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, ku AKSHI është në rolin e bashkënegociatorit. Bazuar tek ky ligj e kjo direktivë po vijohet procesi për hartimin dhe miratimin e disa akteve nënligjore brenda vitit 2023, ndërsa do të zhvillohen aktivitete sensibilizuese për promovimin e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara nga ky ligj brenda viteve 2023-2024.

“Planet tona në dy vitet e ardhshme do të nisin nga kryerja e një Vlerësimi Gatishmërie për të Dhënat e Hapura, çka do të na mundësojë të kemi një pasqyrë të saktë të të dhënave të hapura në çdo institucion. Falë zbatimit të standardeve, informacioni që do të publikohet në Open Data do të jetë më cilësor, teknikisht i saktë dhe lehtësisht i aksesueshëm dhe i ripërdorshëm”, saktësoi Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov.

Portali Open Data është ndërtuar në zbatim të legjislacionit në fuqi ndërsa së fundmi, kemi një ligj të mirëfilltë për përdorimin e të dhënave të hapura dhe të drejtën e ripërdorimit, me qëllim nxitjen e inovacionit në produkte dhe shërbime. 

AKSHI mban peshën kryesore të ngritjes së platformës dhe funksionimit të saj teknikisht, por vetëm falë bashkëveprimit institucional, prej vitit 2018 po bëhet e mundur që Open Data të shërbejë si një dritare e hapur e kategorizimit dhe katalogizimit të punës dhe veprimtarisë së shtetit shqiptar përballë publikut. Nga ana tjetër, kemi një portal të dedikuar për iniciativën globale të Partneritetit për Qeverisje të Hapur https://ogp.gov.al/, ku Shqipëria është pjesë prej 12 vitesh tashmë.

Portali Open Data ofron më shumë se 90 grupe të dhënash në fushat e shëndetësisë, arsimit, sigurisë publike, buxhetit, e-qeverisjes, etj. Sistemet e ngritura elektronike, të lidhura përmes rrjetit qeveritar GovNet, jo vetëm shkëmbejnë të dhëna falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit por bëjnë gjithashtu të mundur që, veç ofrimit të shërbimeve në e-Albania dhe në portalin OpenData, të publikohen automatikisht të dhëna të hapura që vijnë nga vetë këto sisteme. Pjesë integrale e Open Data është edhe Regjistri Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, si një aset i çmuar kur bëhet fjalë për ftesën e hapur që institucionet i bëjnë publikut, në mënyrë që çdo projekt, akt apo ndryshim ligjor më parë të kalojë për diskutim me publikun e gjerë apo grupet e interesit.

AKSHI shpreh sigurinë e plotë se të gjitha institucionet publike shqiptare do të ecin në rrugën e përbashkët të e-qeverisjes së mirë, transparente, të drejtë. Vetëm kështu Shqipëria do të zhvillohet më tej në rrugën e saj drejt familjes evropiane.

akshi


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë