Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria njofton se amabasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta.
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë përditësime lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku bëhet me dije se po ndjek me prioritet situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael.
Sipas njoftimit të mëposhtëm aktualisht në Izrael janë evidentuar pesë shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.
Fatmirësisht deri më tani, nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Ministria njofton se amabasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ndërkohë për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.
Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.
Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.
Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.
Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës:
+972 54 480 6601
+972 54 904 2813
Izraeli nisi dje një sulm masiv me dy drejtime ndaj Iranit, me qëllim shkatërrimin e objekteve bërthamore të vendit dhe shkatërrmin e udhëheqjes ushtarake të Teheranit. Irani, i cili është zotuar për një "përgjigje shkatërruese" ndaj sulmit, nisi valë të shumta sulmesh vdekjeprurëse kundër vendeve në të gjithë Izraelin në orët e para të së shtunës, me të dyja palët që raportuan vdekje dhe qindra të plagosur. Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se shënjestroi vendndodhje ushtarake dhe baza ajrore izraelite në sulmet me raketa të premten. Autoritetet izraelite thanë se sulmet vranë tre persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
vendngjarja FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Fier-L...
TIRANË- Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik me interes për t’u rekl...
foto ilustruese TIRANË- Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të...
foto ilustruese TIRANË- Megjithëse sektori bujqësor përbën gati një të katërtën e ekonomisë shqiptare, se...
foto ilustruese TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mot t&...
Simiç KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK ka reaguar pas aktakuzë së ngritur nga Prokuroria Speciale kund...
Koçi KOSOVË- Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, dyshohet nga ...
foto ilustruese KAVAJË- Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së...
foto ilustruese TIRANË- Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se duhet...