Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në vitin 2009 u skualifikua nga ATP, por më pas e rifitoi të drejtën në dy shkallët e gjyqësorit. Sot, kanë kaluar 30 vjet, por Vahidi thotë se nuk kanë marrë as tokë dhe pas para.
KAVAJË- Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit, fituan të drejtën e pronës në vitin ‘94 nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për 16 mijë m2 tokë. Në vitin 2009 u skualifikua nga ATP, por më pas e rifitoi të drejtën në dy shkallët e gjyqësorit. Sot, kanë kaluar 30 vjet, por Vahidi thotë se nuk kanë marrë as tokë dhe pas para.
“Ne i morëm me letra, por konkretisht asnjë gjë nuk kemi marrë deri më tani. Në vitin 2009 ATP na skualifikoi me arsyen që ne nuk kemi dokumente të mjaftueshme. Këtë vendim ne e hodhëm në gjykatë. Gjykata na dha të drejtë, ç’fuqizoi vendimin e kompozimit të pronave të qarkut të Tiranës. Gjatë këtyre 14 viteve kam bërë kërkesë në vazhdimësi për vlerësimin e këtij vendimi, por deri tani asnjë gjë. Heshtje prej varri! Më thonë që të gjitha vendimet nga viti 1993 deri në vitin 2013 janë vlerësuar, kurse vendimi juaj i viti 1996 nuk figuron në fletoren zyrtare si i tillë”, tha denoncuesi.
Kur shkon në ATP i thonë, që duhet të presë pa afat, që vendimi të dalë në Fletoren Zyrtare.
Qytetari: Kam një dosje këtu 236-tën, po s’kam marrë asnjë lloj përgjigje.
Informacioni: Keni bërë kërkesë?
Qytetari: Kam bërë disa herë kërkesa, gjatë pothuajse 14-15 herë.
Informacioni: Tani së fundmi keni bërë ndonjë kërkesë?
Qytetari: Po!
Informacioni: Kthim-përgjigje, ju ka ardhë?
Qytetari: Po s’më kanë dhënë asnjë lloj përgjigje.
Informacioni: Po! Nuk është publikuar ende. Duhet të publikohet te fletorja zyrtare. I bie, që duhet të dalë te fletorja zyrtare njëherë, që të vazhdojmë procedurat. Pra, mund të bëni një kërkesë…!
Qytetari: Jo moj, e kam bërë unë kërkesën.
Informacioni: Thjesht do prisni!
Qytetarja: Dhe sa kohë duhet të presim?
Informacioni: Nuk kemi një afat të caktuar. Të dyja përgjigjet thonë të njëjtën gjë. Thotë, ju sqarojmë, që aktualisht ATP-ja është në pamundësi objektive të ekzekutojë kërkesën për vlerësimin financiar të vendimit, për shkak të pezullimit. Atëherë ka qenë pezull. Sot, që nuk është pezull, nga verifikimet e regjistruara, vendimi juaj i 96-ës, në emër të subjektit të shpronësuar, filan nuk figuron e publikuar në vlerësimin financiar.
Qytetari: Pse?
Informacioni: Sepse duhet të prisni, që të publikohet! Duhet të publikohet! Këto publikohen në një fletore zyrtare.
Qytetarja: Është çuar emri i zotërisë, që të publikohet te fletorja zyrtare?
Informacioni: Tani nga momenti, që thotë ende nuk është publikuar, i bie që është çuar, edhe kur të publikohet, do publikohet edhe emri juaj.
“Stop” mori kontakt me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, ku thanë, që nuk kanë të administruar vendimin e formës së prerë, vendim që e çon vetë qytetari në ATP. Ai shpreson të mund të gjejë të drejtën, sa është gjallë pasi vëllezërit kanë ndërruar jetë pa e gëzuar pronën e tyre./tvklan.al
foto ilustruese TIRANË- Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se duhet...
Levian Goga GREQI- Dy fëmijët të cilët u shpëtuan nga mbytja nga një shqiptar në Greqi, fatkeqësisht nuk ...
Foto GREQI- Dy fëmijët të cilët u shpëtuan nga mbytja nga një shqiptar në Greqi, fatkeqësisht nuk ia kanë dal&...
makina e djegur BULQIZË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes, ditën e sotme në Bu...
Foto KURBIN- Një zjarri i madh ka rënë në një stallë derrash në Fushë-Gjormë, në Kurbin. Nga flak&eu...
Autorët LONDËR- Dy 21-vjeçarë janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku në stacionin e metrosë Seve...
pamje te marra nga kamerat e sigurise ITALI- Dy mësuese që punonin në një çerdhe private në Asti të Italisë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simi&cc...
Foto TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se 33 specialist&eu...
Policia ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ravenës në Itali. Mësohe...